web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse ISIS po bën kaq shumë armiq?

18 Shkurt 2015, 08:56, Aktualitet CNA

Nga Peter Bergen, CNN

Sa herë që ISIS ndërmerr ndonjë nga aktet e veta brutale, nëse u prêt kokat një grupi të krishterësh egjiptianë apo skllavëron gratë Yazidi në Irak, apo djeg viktimat e veta të gjalla, pyetja që shumë njerëz kanë: Për çfarë arsye në botë ISIS e bën këtë gjë? Ku është qëllimi?

Të shtosh listën e armiqve, nuk është asnjëherë një strategji e shëndetshme, por pavarësisht, fushata e egër e ISIS kundër shiitëve, kurdëve, komunitetit Yazidi, të krishterëve dhe muslimanëve që nuk ndajnë pikërisht të njëjtat pikëpamje me të, ka bashkuar çdo grup etnik e fetar në Siri e Irak kundër tyre.

ISIS është madje në luftë me aleaten më natyrale, Al Kaedën në Siri.

Nazistët dhe Kmerët e Kuq u përpoqën shumë të fshihnin krimet e tyre kundër njerëzimit. Në vend të kësaj, ISIS i poston krimet e tij të shumta në rrjetet sociale në një shpërndarje globale e dukshëm nuk mendon për pasojat.

Ekzekutimi me prerje koke nga ISIS e gazetarit amerikan, James Foley në mes të gushtit të kaluar galvanizoi pjesën më të madhe të botës perëndimore kundër grupit dhe solli intensifikim të fushatës ajrore që drejtohet nga amerikanët kundër ISIS, që sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, ka vrarë të paktën 6 mijë luftëtarë të tij.

Djegia për së gjalli e pilotit jordanez, Muath al-Kaseasbeh, galvanizoi pjesën më të madhe të botës arabe kundër grupit dhe e përfshiu Jordaninë në fushatën e drejtuar nga amerikanët kundër ISIS në një pjesëmarrje më agressive.

Ekzekutimi me prerje koke i 21 kooptëve egjiptianë në Libi nga grupe të lidhura me ISIS bëri që forca ajrore egjiptiane të bombardojë pozicionet e ISIS në lindje të Libisë.

Ish-drejtori i CIA-s, Robert Gates mbante një maksimë mbi tryezë që lexonte ?Si rregull i përgjithshëm, mënyra për të arritur surprizë të plotë strategjike është të angazhohesh në veprime që nuk kanë kuptim, ose që janë vetëshkatërruese?.

ISIS vijon të surprizojë botën dhe veprimet e tij vërtet që nuk kanë ndonjë kuptim ose janë vetëshkatërruese.

Kështu, çfarë po ndodh?

Një dritare thelbësore për të kuptuar ISIS është revista e grupit në gjuhën angleze, ?Dabiq?. Javën e kaluar, në edicionin e shtatë të Dabiq u botua një artikull që mund të ndihmojë në shpjegimin e pikëpamjeve që ISIS ka mbi botën.

Gabimi që bëhet për ISIS është se disa e shohin atë si një lojtar racional. Në vend të kësaj, siç revista dokumenton, ideologjia e tij është ajo e kultit të apokalipsit, ku besohet se ne po jetojmë fundin e kohëve dhe që veprimet e ISIS po përafrojnë momentin kur kjo do të ngjasë.

Vetë emri i revistës Dabiq ndihmon të kuptosh pikëpamjet e ISIS. Qyteti sirian Dabiq është ku profeti Muhamet supozohet se ka predikuar që ushtritë e Islamit dhe ?Roma? do të takohen për betejën finale që do t?I paraprijë fundit të kohëve dhe triumfit të Islamit të vërtetë.

Në edicionin më të fundit të Dabiq thuhet: ?Ndërsa bota përparon drejt al-Malhamah al-Kubra?, (Betejës së Madhe që duhet të mbahet në Dabiq), opcioni i të qëndruarit mënjanë si një vëzhgues I thjeshtë po humbet?. Me fjalë të tjera, në logjikën e vet, ju jeni ose palë me ISIS ose jeni në anën e kryqtarëve dhe të pabesëve.

Kur punonjësi amerikan I ndihmave, Peter Kassig u vra nga ISIS në nëntor, ?xhihadisti Xhon, vrasësi britanik I maskuar që shfaqet në shumë video të ISIS, tha për Kassig?un: ?Ne varrosim të parin kryqtar në Dabiq, duke pritur me padurim që pjesa tjetër e ushtrive tuaja të mbërrijë?.

Me fjalë të tjera, ISIS dëshiron që forcat tokësore perëndimore të ndërhyjnë në Siri, pasi kjo do të konfirmonte profecinë në lidhje me Dabiq-in.

Ne jetojmë në një botë tepër të sekularizuar, kështu që ndonjëherë është e vështirë të marrim seriozisht besimet e thella fetare të të tjerëve. Për shumë prej nesh, ideja që fundi I kohërave do të vijë në një betejë mes ?Romës? dhe Islamit në qytetin e humbur të Sirisë, Dabiq, është po aq absurd sa edhe besimi i fiseve maja që sakrifikimet e tyre njerëzore do të ndikonin në ngjarjet e ardhshme.

Por për ISIS, profecia e Dabiq-it është fatalisht serioze. Anëtarët e ISIS besojnë se ata janë avanguarda në një luftë fetare, të cilën Allahu e ka përcaktuar të fitohet nga forcat e Islamit të vërtetë.

Ky është përfundimi i një libri që pritet të dalë për ISIS nga ekspertët e terrorizmit, J.M. Berger dhe Jessica Stern të cilët shkruajnë se ISIS, sikundër shumë grupe të tjera të dhunshme apokaliptike ka tendencën ta shohë veten si pjesëmarrës të një lufte kozmike midis së mirës dhe së keqes, në të cilën nuk ka moral që zbatohet.

Ky është gjithashtu përfundimi I ngjashëm I një artikulli të shkëlqyer për ISIS në revistën Atlantic nga Graeme Wood I cili shkruan: ?Virtualisht, në secilin vendim të madh dhe ligj të artikuluar nga Shteti Islamik ka përputhje me atë që grupi e quan, në shtypin dhe njoftimet e veta e në parrullat e shkruara, në targat e makinave, stacionet apo monedha, ?metodologjia profetike? e cila do të thotë ndjekje e profecisë dhe shembullit të Muhametit, në detaje të përpikta. Muslimanët mund të refuzojnë Shtetin Islamik, pothuajse të gjithë e bëjnë këtë. Por të pretendosh që praktikisht ai nuk është një grup fetar, milenist me një teologji që duhet kuptuar për të qenë të aftë ta luftosh, ka bërë që Shtetet e BAshkuara ta nënvlerësojnë. Amen nëse është kështu.

Anëtarët e ISIS besojnë me devocion se ata po luftojnë në një luftë kozmike në të cilën ata janë në anën e së mirës, që I lejon ata të vrasin këdo që u del në rrugën e tyre pa asnjë pishman. Kjo është, sigurisht, një iluzion serioz, por është serioz ama.





Lajmet e fundit nga