web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi rrezikohet nga sëmundja Tularemia

18 Shkurt 2015, 08:25, Aktualitet CNA

Sëmundja e Tularemisë po kërcënon edhe banorët që jetojnë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Kjo sëmundje ka prekur Kosovën në 19 Komuna të saj. Fillimisht tek njeriu kjo sëmundje shfaqet me shenjat e gripit dhe nëse nuk kurohet në kohën e duhur mund të çojë deri në humbjen e jetës.

Zv.Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj, ka mbledhur në Kukës strukturat shëndetësore, veterinare dhe ato të bujqësisë, në mënyrë që të merren masat e nevojshme në mbrojtje të banorëve që kryesisht jetojnë në afërsi të zonës kufitare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka shpallur sëmundjen e Tularemisë epidemi në shkallë vendi, pasi janë regjistruar rastë në 19 komuna të Kosovës, me 88 vatra. Semundja vjen nga pickimi i insekteve ose nga konsumi i kafshëve të infektuara.





Lajmet e fundit nga