web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të kemi një vetull perfekte

28 Janar 2015, 13:00, Lifestyle CNA

Vetulla është pjesa e cila ka një rol të rëndësishëm në shfaqjen e tipareve të syrit. Vetulla e harkuar është dhe modeli duhur për të të pasur një sy sa më të bukur dhe një fytyrë sa më të kuruar. Duisa nga këshillat që ju duhet të ndiqni për një vetëull sa më të mirë janë;

Evitoni improvizimin, kur filloni të hiqni vetulla, pasi mund të eliminoni jo qimet e tepërta por edhe ato qe ju duhen.

Mos bëni gabime, i cili fillon për shumë femra të cilat fillojnë me i heq vetullat afër rrënjës së hundës pa i studiuar më parë ato.

Bëni vijën e fillimit

Fillimisht duhet te kuptoni piken e fillimit. Mbase ju duket e thjeshte por ne fakt nuk është. Beni tre vija imagjinare te cilat nisin nga pjesa e jashtme e hundës. Vija e pare vertikale shërben për te filluar qe zakonisht korrespondon me cepin e brendshëm te syrit dhe kështu do te veproni dhe me dy vijat e tjera. Një vije imagjinare ne mesin e vetullës dhe një vije tjetër ne fundin e saj.

Depiloni vetullat

Mos i depiloni shumë vetullat nëse forma natyrale e tyre është voluminoze nuk duhet të merrni piskatoren në dorë për ti holluar ato më shumë seç duhet. Mos harroni duhet të pastroni harkun e vetullave për ti bërë ato më harmonike jo ti transformoni apo modifikoni ato.

Të mbani konstante formën

Është e gabuar të bëni me doemos një formë e cila nuk përshtatet me fytyrën tuaj. pasi të keni gjetur formën që ju përshtatet më shumë është mire të mbani gjithmonë atë.

Ti mbushni me make up

Nëse nuk keni vetulla te dendura dhe shume te theksuara mund ti plotësoni ato me një laps specifik me një ngjyre te ngjashme te qimeve tuaja natyrale





10:00 Lifestyle

Cokollata Kim

Veshjet e saj tregojnë linjat e saj trupore si një ikonë bom...

Lajmet e fundit nga