web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse disa femra janë të “dënuara” për të humbur?

28 Janar 2015, 19:00, Lifestyle CNA

Nëse nuk ju ecën fati në dashuri, është koha të zbuloni përse ju ndodh ashtu.

U tregoni të gjithëve për lidhjen tuaj

Natyrisht se do të lavdëroheni para shoqeve kur të keni një te dashur të ri, mbase edhe do t?ua tregoni disa detaje për lidhjen tuaj, mirëpo edhe ua tregoni të gjithave çdo segment të marrëdhënies suaj, ? dashnorit tuaj kjo gjë me siguri nuk i pëlqen. Nëse e teproni edhe me shfaqjen e tepruar të dashurisë suaj në Facebook, ka mundësi të ndihet tepër i tendosur. Në fillim të lidhjes kushtoni kujdes për atë se çka flisni, në mënyrë që të mos e frikësoni shumë dhe të mos e largoni nga vetja.

Kriteret e ashpra

Janë gjëra të njohura që çdokush i do disa gjëra të caktuar te partneri i vet, mirëpo nëse keni kërkesa të ashpra se si do të duhej të dukej i dashuri juaj, me kë do të duhej të shoqërohej dhe si do të duhej të sillej, nuk do të jeni të kënaqura me askënd. Zbusni kriteret.

Jeni këmbëngulës

Porosia e mëngjesit, ftesa pas mëngjesi, pastaj edhe një porosi para kafjalli, pas këtyre gjithsesi edhe disa porosi pasdite dhe edhe një para se të fle gjumë? Ndoshta ju mendoni se në këtë mënyrë do t?i tregoni se e dashuroni, ndërkaq atij i duket se si ia keni vënë lakun rreth qafe me të cilin po e shtrëngoni me secilën porosi apo me secilën ftesë të re. Nuk ka gjë të keqe t?ia kushtoni tërë vëmendjen, mirëpo kujdesi i tepruar mbase do ta ngufasë dhe do ta largojë nga ju.

I tregoni për ish të dashurit

Vazhdimisht, për çdo ditë, në çdo situatë. Po qe se me çdo veprim tuajin i tregoni se si ish i dashuri këtë gjë apo atë gjë e ka bërë më mirë apo më keq, do t?ju kuptojë sikur pikërisht dëshironi të jeni me ish të dashurin dhe se si po vuani për kohët e kaluara.





16:08 Lifestyle

Tsipras family

Pa atë Aleksis Cipras do ta kishte patur edhe më të vështirë...

15:00 Lifestyle

Lady Gaga e pirë

Këngëtarja Lady Gaga ka shfaqur disa shenja të mavijosura te...

14:00 Lifestyle

Përlotet Aniston

Duket se Aktorja Jennifer Aniston është fotografuar nga medi...

10:00 Lifestyle

Cokollata Kim

Veshjet e saj tregojnë linjat e saj trupore si një ikonë bom...

Lajmet e fundit nga