web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi, ja kush janë oligarkët e shënjestruar nga SYRIZA

28 Janar 2015, 12:01, Aktualitet CNA

Çlirimi i ekonomisë greke nga nga ndikimi i oligarkeve te medhenj, shumica e të cilëve edhe pronarë të mediave, ka qenë njëri nga premtimet më kryesore të partisë tashmë në pushtet Syriza. Ndonëse shumë prej tyre jane nen hetim, siç shkruante FT që para zgjedhjeve kjo betejë nuk do të jetë një gjë e lehte. Megjithatë premtimi është që çlirimi i ekonomise nga kthetrat e oligarkeve është një prioritet. Në mënyre të veçantë beteja e Syriza-s ka në fokusin e saj çlirimin e mediave private nga ndikimi i një grupi oligarkësh të fuqishëm. ?Syriza do ti japë fund praktikës së shpërndarjes së licencave televizive falas për miqtë e ministrave dhe do të rishqyrtojë shitjet, privatizimet dhe koncensionet e diskutueshme?, ka cituar FT një drejtues të lartë të partisë radikale të majtë Syriza.
Se kush janë oligarkët e shënjestruar nga Syriza mund të lexoni më poshtë, ku gjeni të renditur pesë prej atyre që cilësohen si të ?fuqishmit? e botës së biznesit grek.

Vardis Vardinoyanis
Naftë dhe transport detar
81 vjecari, patriark i një familje nga Kreta zotëron Motor Oil Hellas, rafineria e dytë më e madhe në Greqi, si edhe magazinuesja e naftës më e madhe në vend me bazë në Kretë, ka gjithashtu edhe një rrjet të hoteleve me 5 yje në Athinë. Vardinoyanis group zotëron edhe televizionin privat Star, dhe ka aksione dhe në kanalin tjetër televiziv privat Mega Channel.

Dimitrios Copelouzos
Energji dhe ndërtim
64vjecari është themelues i Copelouzos group, i specializuar në energji e ndërtim, si dhe është që prej vitit 1980 përfaqësues i Gazpromit në Greqi. Copelouzos, kohët e fundit në bashkëpunim me operatorin gjerman të aeroporteve Fraport nënshkroi një kontratë koncensioni prej 1.2 miliard euro për të operuar në 14 aeroportet rajonale greke, duke planifikuar të bëhet në dekadën në vijim operatori më i madh i udhëtimeve turistike në vend.
Syriza ka paralajmeruar se parlameti i ri nuk do ta ratifikojë këtë kontratë.

George Bobolas
Ndërtim dhe media
Themeluesi i Ellaktor, kompania lider e ndërtimit në Greqi, akuzohet nga gazetaret dhe rivalët si ?agjenti i influencave sovjetike? që nga vitet 80 e në vazhdim. 86 vjecari Bobolas, gjithmonë i ka mohuar këto akuza. Bobola group është aksioner i tv privat Mega Channel, si edhe zotëron gazetën Ethnos.
Syriza ka deklaruar se do të rishikojë përfitimet e Ellaktor nga ?Attiki Odos?, një autostradë me pagesë shumë fitimprurëse që lidh Athinën me aeroportin e saj.

Spiros Latsis
Energji dhe prona
69 vjecari është djalë i John Latsis, një tregtar miliarder që ka jetuar në Londër dhe që njihet edhe si një nga themeluesit e Partisë Konservatore Britanike. Latsis group është partner i kompanisë shtetërore greke Hellenic Petroleum, rafineria më e madhe e naftës në vend. Vitin e fundit Lamda Developments, kompania e pasurive e zotëruar nga Latsis, fitoi një koncesion për të ndërtuar Hellenikon, një zonë pranë ish aeroportit të Athinës.
Syriza ka deklaruar se nuk do ta njohë këtë koncension.

Michalis Sallas
Bankier
64 vjecari, CEO i Bankës së Pireut, është kredidhënësi më i madh grek, pas marrjes së kontrollit të aksioneve të bankave të falimetuara gjatë krizës. Njëri nga themeluesit e PASOK, ish profesor i ekonometrisë në Universitetin Panteios të Athinës, Sallas ka patur lidhje të ngushta me të gjithë kryeministrat e Greqisë që nga vitet 1980.





Lajmet e fundit nga