web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama me investitorët, premton lehtësim të klimës për biznesin

27 Janar 2015, 18:16, Aktualitet CNA

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar para komunitetit të investitorëve se qeveria do të vazhdojë të marrë masa aktive për lehtësimin e klimës për biznesin. Ai theksoi se do të miratohen së shpejti dy ligje të rëndësishme ai për investimet dhe ligji për turizmin.

Kreu i qeverisë ka marrë pjesë pasditen e sotme në një takim me shoqatën e bizneseve të huaja, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit si partner të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Kryeministri Rama në fjalën e tij pasi falenderoj shoqatën e invesitorëve të huaj që realizuan këtë evenimet vjetor u shpreh se ?viti që lamë pas krahëve ishte një vit me sfida të mëdha për Shqipërinë dhe natyrish dhe për biznesin. Shpresojë që prej tatimeve tona, ju shihni se qeveria është me e besueshme sepse ne duam të bashkëpunojmë për të mbajtur premtimet tona dhe krijuar një mjedis të përshtatshëm në Shqipëri që është tërësisht i mundur. Ne do të mbledhim Këshillin Ekonomik Kombëtar ku biznesi ka një peshë të rëndësishme për të dhënë propozime mbi nismat ekonomike.





Lajmet e fundit nga