web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besnikëria, si ta mbajmë edhe pas shumë kohësh!

26 Janar 2015, 09:00, Lifestyle CNA

Si te mbajmë besnikërinë edhe pas shume vitesh? Sekreti është zbuluar, mjafton te mbani lart hormonin e dashurisë, oksitocinen. Për ta mbështetur këtë zbulim, Universiteti gjerman ne Bon ka publikuar ne revistën amerikane ?Proceedings?, sipas se cilës nëse oksitocina shton tërheqjen ndaj partnerit. Për te stimuluar prodhimin e saj mjafton te përqafohesh, te bëni dashuri, te kapeni prej dore, te putheni ose dhe vetëm duke u pare ne sy.

Sekreti i besnikërisë

Sekreti i besnikërisë është zbuluar nga një studim i bere ne Universitetin e Bon-it, duke përfshirë disa Dj meshkuj te impenjuar ne lidhje te qëndrueshme. Pasi kane aplikuar një spray nazal me baze oksitocine disa prej tyre, i kane treguar atyre disa imazhe te partnereve respektive duke i alternuar fotot me disa fotot femrash qe nuk i njihnin. Rezultati? Meshkujt qe kishin marre oksitocine kane pasur sy vetëm për partneret e tyre, duke ju dukur pa dyshim me tërheqëse sesa rivalet. Dhe jo vetëm, pasi kane fotot e partnereve te tyre janë aktivizuar zona cerebrale përgjegjëse për shfaqjen e kënaqësisë, ndërsa për te panjohurat kane provokuar te kundërtën.

Këshilla për te qene besnik

Nëse këtë gjë thonë ekspertet, mund te jete i besueshëm hormoni i dashurisë! Për te mbajtur besnikërinë edhe pas shume vitesh, duhet te aktivizoni hormonin duke dhuruar shume përkëdhelje dhe dashuri, kështu qe mos kurseni puthjet, përqafimet, ledhatimet, marrëdhëniet seksuale. Larry Young një profesor psikiatrie ne Emory University ne Atlanta, i ka idetë e qarta për sa i përket kësaj: ? Ne fillim te lidhjes, para se çifti te behet intim, trupi liron shume dopamine dhe oksitocine, duke krijuar kështu një lidhje mes sistemeve neurale tek njerëzit. Me kalimin e kohës çiftet bëhen me pak intim dhe si pasoje kjo lidhje bie. prandaj është shume e rëndësishme te kapeni për dore, te putheni, te përqafoheni për te ndihmuar parandalimin e kësaj rënie dhe si pasoje divorcin ne çift.





09:00 Lifestyle

Sims zgjedh meshinin

Ajo është një nga ikonat e bukurisë prandaj edhe dallohet si...

Lajmet e fundit nga