web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashës i ikin aleatët para zgjedhjeve lokale, presin oferta nga Rama

23 Janar 2015, 10:20, Aktualitet CNA

Disa aleatë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, me peshë të konsiderueshmë në elektorat, nuk e konfirmojnë rreshtimin në krah të PD në betejën e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane, Lëvizjen për Zhvillim       Kombëtar, Partinë për Drejtësi dhe Unitet etj. ?Nuk kemi vendosur për koalicionet. Aktualisht PDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni. Jemi të hapur për bisedime? ka pohuar Nard Ndoka, kreu i PDK. Deri më tani, vetëm Partia Republikane dhe dy parti të Ballit Kombëtar kanë konfirmuar rreshtimin në koalicionin që do të drejtohet nga PD.  Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  i është përgjigjur apelit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të caktoj ndërlidhësit përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ-në, për veprimtaritë që kanë lidhje me administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve.





Lajmet e fundit nga