web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbuloni tipin tuaj të lëkurës

20 Janar 2015, 11:00, Lifestyle CNA

Sa dhe cilat janë tipet e lëkurës që ekzistojnë? Si mund ti lexojmë për nga karakteristikat e ndryshme që ka secila?

Cilat janë truket për të njohur problematikat e lëkurës? Ndiqni artikullin për t?u njohur më shumë me trupin tuaj.

Karakteristikat kyç

Është mirë të analizoni se sa është përmbajtja e ujit në lëkurën tonë, yndyra e cila është pjesë e rëndësishme e lëkurës si dhe ndjeshmëria. Ekzistojnë edhe mënyra të cilat mund të matin këto faktorë, por mund ta kuptoni dhe ju vet.

Tipologji të ndryshme

Zakonisht lëkura klasifikohet në pesë tipologji të mëdha bazë: normale, e thatë, e yndyrshme, mikse dhe e ndjeshme. Në disa raste mund të shtohen dhe 3 kategori të tjera: shumë e thatë, shumë e yndyrshme dhe lëkurë me probleme, nëse për dy të parat është shumë e qartë, lëkura me probleme zakonisht i asocohet lëkurës mikse ose me yndyrë. Tani të shohim kush është tipologjia e lëkurës tuaj.

? Lëkurë normale: nëse sapo zgjoheni nga gjumi në një pecete letre nuk mbetet asnjë gjurmë pasi ta keni fërkuar në ballë dhe në faqe, atëherë lëkura juaj është normale. Gjithashtu, kjo lloj lëkurë nuk skuqet në luhatjet e para të temperaturës.

? Lëkurë e thatë: se pasi të keni përdor pecetën dhe ajo qëndron e pastër, por ndjeni se lëkura ju tërhiqet dhe kur e prekni nuk është e lëmuar dhe kompakte, kjo përkufizohet si lëkurë e thatë.

? Lëkurë me yndyrë: nëse kur kaloni pecetën si në balle ashtu dhe në faqe mbeten gjurmë të ?njoma? kjo do të thotë që ka yndyrë të tepruar duke e klasifikuar lëkurën tuaj kështu si të yndyrshme.

? Lëkurë mikse: nëse përdorni një pecetë thithëse dhe gjurmët e yndyrës janë në zonën T (ballë, hundë dhe mjekër), por jo tek faqet, atëherë keni një lëkurë mikse.

? Lëkurë e ndjeshme: Mbase do ta keni vene re se lëkura juaj irritohet lehtësisht, mbase edhe kur ka luhatje temperaturash, skuqet shumë lehtë, nëse kjo ju ndodh edhe kur përdorni ujë të ftohtë apo të ngrohtë, atëherë ju keni një lëkurë të ndjeshme.





09:00 Lifestyle

Rita shpërthen

“Grateful” është kënga e kompozuar nga Diane Warren , e cila...

Lajmet e fundit nga