web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Tahiri: Dënohet me 3 vjet dhe Gjykata e Vlorës e lë të lirë pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga të rrahurat

18 Janar 2015, 17:18, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në qytetin e Fierit ku burri rrahu gruan e tij për vdekje. Gjatë një postimi në Facebook Tahiri shkruan:

?Arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, dënuar 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlore e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga te rrahurat.

Nje tjeter qe shpetoi gjalle dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal te rende, ne kerkim per disa kohe se kishte dhunuar bashkeshorten, u arrestua per disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtepie (per dhune ndaj bashkshortes!!!!).

Keto jane pasojat fatale te nje sistemi drejtesie qe nuk funksionon per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te llahtarshem. Gjyqtaret bejne pazar me kriminelet, duke vrare bashke me ta, viktimat e rradhes.

Presidenti i Republikes i ka rastet rradhe, por asgje deri tani nuk ka levizur. KLD hesht ose ka shume pune te mbroje kooperativen e te korruptuarve. Ca deputete gra e ish ministre, flasin vetem kur viktimat e dhunes dalin ne lajme. Dhjetra OJF marrin para e donatore, por askush nuk ngrihet ne kohe kunder ketyre vendimeve skandaloze te gjykatave.

Gjyqtaret e korruptuar po mbajne vendin ne thundren e dhunes e krimit, e kunder tyre duhet te punojme te gjithe qe viktimat mos vdesin edhe nga heshtja jone kolektive?, përfundon Ministri i Brendshëm në statusin e tij në Facebook.





Lajmet e fundit nga