web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të kemi buzë të shëndetshme

7 Janar 2015, 09:00, Lifestyle CNA

Stina e dimrit dhe i ftohti i tij sjell pasoja të ndryshme për shëndetin tonë. Buzët janë një pjesë delikate e trupit e cila ka kontakt të drejtpërdrejtë me të ftohtin. Plasarijtja dhe tharja e tyre është prezente gjatë kësaj stine. Për të pasur buzë të shëndetshme gjatë të ftohtit ndiqni këshillat e mëposhtme si;

Hidratojini

Kur buzët tuaja çahen në fakt janë duke ju thënë se janë të etura. Sigurohuni që të pini shumë ujë gjatë ditës.

Bëni skrubin e buzëve

Pastrimi i buzëve një herë në javë shërben për të hequr qelizat e vdekura e të thata dhe të zbulojë buzët e buta. Provoni një skrub të bërë në shtëpi me sheqer kafe dhe vaj ulliri. Nëse ju mungon dëshira dhe vullneti,atëherë mund ta blini në barnatore. Ekzistojnë me shije të ndryshme si vanilje, krem karamele etj.

Mbajini të buta

Të kesh një zbutës të mirë buzësh është thelbësore për buzë të lumtura. Dhe zbutësit më të mirë janë ata pa kimikate dhe me përbërës natyralë si vaj kokosi, gjalpë shea, dyllë blete, etj.

Mos i lëpini buzët

Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t?i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete.

Hani perime

Sipas një studimi, aciditeti i lartë në trup mund të shkaktojë plasaritjen e buzëve dhe konsumimi i perimeve rregullon nivelin e Ph-së. Shmangni ushqimet pikante dhe të kripura. Ato mund të irritojnë buzët dhe shkaktojnë inflamacion, që do ngadalësojë procesin e shërimit.





15:00 Lifestyle

Festa pa stres

Me turravrapin e nevojës së organizimit, me detaje gati në p...

Lajmet e fundit nga