web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskriminimi gjinor. 10 gjëra që femrat akoma i kanë të ndaluara

30 Dhjetor 2014, 13:00, Lifestyle CNA

Edhe pse jemi ne fund te vitit 2014, ekzistojnë ende disa ligje, te ashtuquajtura seksiste te cilat ndalojnë gratë te kryejnë ndoshta edhe disa nga gjerat me normale te mundshme.

Këto ligje ekzistojnë ne çdo vend te botes, por mesa duket ato vazhdojnë akoma te ?ligjërojnë? edhe ne civilizimin amerikan. Është sit-i Viral Nova qe ka bashkuar ne një liste 10 ligjet me te pakuptimta seksiste, qe edhe pse përgjithësisht injorohen, ato janë ende ligjërisht ne fuqi.

1.Ne Florida, gratë e pamartuara ose vejusha e kane te ndaluar te hidhen me parashute ne ditët e diela.

2.Ne Jemen, gratë nuk kane te drejte te dalin dëshmitare, nuk janë te mbrojtura prej dhunës ne shtëpi, nuk mund te largohen nga shtëpia dhe mund te arrestohen pa asnjë arsye.

3.Ne Itali, gratë me nam te keq nuk lejohen te përgatisin djathin.

4.Ne Arabinë Saudite gratë nuk lejohet te drejtojnë makinën, te votojnë, udhëtojnë, studiojnë, punojnë, nëse nuk kane siguruar me pare një leje nga një tutor mashkull.

5.Ne Iran, gratë nuk u lejuan te shohin ndeshjet e kampionatit botëror. Kjo mesa duket për shkak te faktit se autoritetet vendase i trembeshin ndonjë sjellje te pahijshme ne prezence te tyre.

6.Ne Karolinën e Veriut, gratë duhet te kenë trupin gjithmonë te mbuluar.

7.Ne Vatikan gratë nuk lejohet te votojnë, te kenë llogari ne banke, apo te veshin pantallona.

8.Ne Vermont, gratë duhet te kërkojnë lejen e burrave qe te mbajnë dentierën ne dhëmbë.

9.Ne Deleware, një grua nuk mund t?i propozoje martese një burri. Ne këtë shtet te SHBA, paradoksi qëndron ne faktin se ai është një prej 29 shteteve qe kane njohur martesat gay. Me fjale te tjera, një grua mund te kërkojë dorën e një gruaje tjetër për tu martuar, por kurrsesi atë te një mashkulli.

10.Ne Missouri gratë nuk mund te mbajnë korse. Ne ligjin qe e sanksionon këtë thuhet tekstualisht: Admirimi i pamjes se një trupi t hijshëm nuk duhet qe t?i mohohet një amerikani normal.





Lajmet e fundit nga