web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inspektore e BSH-së/Sot mbyllet afati për aplikim

19 Dhjetor 2014, 10:48, Ekonomi CNA

Sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për pozicionin e Inspektores së përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.

Sipas vendimit 97/2014 të Kuvendit është bërë shpallja e procedurave paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Pozicioni i mbetur bosh pas shkarkimit të Elivar Golemajt është njëvlfshëm në trajtimin financiar me zv.guvernatorin pasi inspektori i përgjithshëm është një nga 4 administratorët e bankës ku përfshihen edhe Guvernatori dhe dy zëvendësit e tij.
Kuvendi ka ftuar për të paraqitur kandidaturat e tyre, shtetasit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8269, datë  23.12.1997 ?Për Bankën e Shqipërisë?, të ndryshuar.
Kandidaturat që do të marrin mbështetjen e jo më pak se 28 deputetëve, depozitohen zyrtarisht në protokollin e Kuvendit dhe vazhdojnë procedurat e parashikuara.





Lajmet e fundit nga