“Çudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi
Dëgjojnë këngë pop, shohin seriale televizive adoleshente dh...
Ekspertja e dietave Juliette Kellow, ka 20 mënyra të reja se si të humbni peshë dhe të formësoni trupin, për pushimet verore në plazh.
Dëshironi të keni forma të përkryera, por pa mbajtur ndonjë dietë? Këtë tani mund të bëni nëse përcjellni 20 këshillat e doktoreshës Kellow, e cila ka hulumtuar për mënyrat e lehta nëse nuk dëshironi të jeni një top plazhe, por të keni trupin ideal.
Shumicën e kohës, thuhet se duhet të hamë më pak, por sipas një studimi të Penn State University, nëse hamë vetëm drithëra për mëngjes, atëherë, duhet të jetë një sasi më e madhe. Studimi tregon se nëse sasia e drithërave është më e madhe, ndihmon në humbjen e kalorive, më shumë se një sasi e vogël.
Përfitimi në trupin për plazh: Ndryshoni mënyrën e sasisë dhe trupi juaj, do të fillojë të humbë kalori, duke u formësuar në mënyrë më të mirë.
Keni mundësi më të mira që të keni trup më të mirë, nëse lëshoni radion.
Një studim i bërë me 6.500 të rritur, ka treguar se derisa ushqehen dhe shikojnë televizion, nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit, duke shtuar kështu shanset për mbipeshë.
Përfitimi në trupin për plazh: Mbani një ditar se çka po hani. Për shembull, nëse reduktoni një copë bukë, pak gjalpë dhe mjaltë ju mund të humbni 140 kaloni në ditë.
Sipas Universitetit të Cornell, ne zgjedhim ushqimin e parë që e shohim në meny të restorantit, apo në frigorifer. Në një anketë të bërë, 86% kanë zgjedhur frutat kur u janë ofruar së pari, kurse 55% kanë zgjedhur kur i është ofruar në fund.
Përfitimi në trupin për plazh: Shikoni përreth dhe shikoni mirë se çfarë mund të keni më të shëndetshëm për të ngrënë, e mos e merrni ushqimin e parë që ju vjen te dora. Nëse e zgjidhni një pjatë me më pak yndyrë, në krahasim me tjetrën që ka shumë yndyrë, mund të evitoni shumë lehtë 300 kalori në ditë.
Sipas të njëjtit universitet, ushqimin duhet të vendosni në tabaka, pasi ata që e mbajnë vetëm pjatën, kanë mundësi të marrin me vete vetëm edhe desertin, e jo sallatën. Në tabaka ka vend më shumë dhe mund të merrni gjerat e shëndetshme edhe nëse nuk do ti konsumoni.
Përfitimi në trupin për plazh: Nëse e ndërroni desertin që sjellë 400 kaloni me sallatën që ju sjellë 30 kalori, dallimi në trupin e juaj, do të jetë ndryshe brenda muajit.
Femrat që janë dobësuar duke përdorur probiotik, kanë humbur pesë kilogram në 12 javë, dy kilogram më shumë se ato që nuk kanë përdorur, është zbulimi që ka bërë Universiteti i Qubeck në Kanada.
Përfitimi në trupin për plazh: Zgjidhni probiotikun e duhur, që bën balancimin e baktereve në zorrë, në krahasim me atë që pretendon se është shumë më i shëndetshëm.
Të rriturit janë më shumë të prirë, të hanë ushqime të buta, në krahasim me ato të forta, ka zbuluar një hulumtim i Universitetit të Floridës. Mirëpo nëse hamë ushqime të forta, trupi ynë gjatë përtypjes shpenzon rreth 50 kalori, që në baza javore është mbi gjysmë kilogrami.
Përfitimi në trupin për plazh: Meqenëse pjesa e belit gjithmonë vihet në pah kur jemi në plazh, zëvendësoni ushqimet e buta, me ato që janë më të forta. Për shembull zgjidhni mishin copë, ndërsa largoni mishin e grirë, e njëjtë veproni kur zgjidhni mes bananes apo mollës, dhe bukës dy herë të pjekur me bukën normale.
Hulumtuesit në Institutin e Delawere, kanë ardhur në përfundim se personat që janë të disponuar kanë më shumë mundësi që të zgjedhin ushqimin e shëndetshëm, ndërsa ata që nuk janë në disponim nuk zgjedhin fare.
Përfitimi në trupin për plazh: Nëse hiqni dorë çdo ditë nga një kroasant me xhem, ju keni shpëtuar nga 250 kalori në ditë, që i bie afro gjysmë kilogrami në muaj. Andaj mundohuni të disponoheni me gjëra të tjera që ju bëjnë të lumtur, si dëgjimi muzikës, shëtitjet në diell apo mahitë me shokë.
Një studim i ri, tregon se pothuajse të gjithë të rriturit, sapo e shohin mbishkrimin ?e shëndetshme? më nuk e lexojnë përmbajtjen e ushqimit. Kjo nuk do të thotë se gjithmonë këto ushqime janë të shëndetshme dhe nuk bënë të zgjidhet porcioni më i madh.
Përfitimi në trupin për plazh: Gjithmonë shikoni përshkrimin e kalorive, pasi përmbajtja mund të ju mashtrojë. Më pak yndyrë, për shembull do të thotë më shumë sheqer, andaj më mirë veproni në mënyrën e rregullt.
Kur nuhasim e erën e mishit, bukës, supës apo çokollatës na shtohet apetiti, në krahasim me aromat tjera siç është ajo e pishës, apo e barit të prerë, që e bënë të kundërtën.
Përfitimi në trupin për plazh: Kur nuhasni ushqim, ndizni qirinj aromatik, vendosni parfum në trup dhe në dhomë, apo përdorni mjete higjienike, në mënyrë që të shpërqendroheni nga ushqimi.
Në Universitetin e Ajovës, kanë ardhur në përfundim se nëse e zbrazim verën në gotën që e mbajmë në dorë, e mbushim 12% më shumë, se sa në gotën që është në tavolinë. Njëjtë ndodhë edhe me formën e gotës, pasi gotat e gjata, mjafton të mbushet më pak, në krahasim me gotën rrumbullakët.
Përfitimi në trupin për plazh: Vendosni gotën në tavolinë kur e zbrazni verën, pasi me 12% më pakë ju keni evituar 20 kalori për një gotë, që në baza mujore është një gjysmë kilogrami.
Në fillim të javës, gjithmonë jemi më të vëmendshëm dhe kujdesemi që të respektojmë dietën, ndërsa kjo ndodhë në 80% të rasteve.
Përfitimi në trupin për plazh: Mbani shënime se sa respektoni mënyrën e të ushqyerit në ditën e parë të javës dhe krahasoni me ditët tjera. Ju mund të evitoni mbi 500 kalori, që është afro dy kilogram në muaj.
12.Kujdesuni që të hani perime bishtajore
Studimi i Universitetit të Luizianës, tregon se personat që hanë perime bishtajore, kanë për dy numra rrobat më të vogla, se sa ata që nuk hanë. Mundësi që të vujanë nga mbipesha, kanë për 53% më shumë, personat që nuk përdorin perime bishtajore.
Përfitimi në trupin për plazh: Vendosni perime bishtajore në sallatë, sepse kanë më pak kalori se misri, djathi apo gjëra të ndryshme të pjekura. Nëse veproni kështu, për 30 ditë, mund të evitoni gjysëm kilogram.
13.Reduktoni kripën
Ushqimet që i marrim me vete nga restoranti, si picat apo produktet e pastiqerisë, janë të mbushura me kripë dhe me shumë kalori. Për këtë duhet të kemi kujdes sepse ushqimet me kripë, shkaktojnë shtim në peshe dhe në numrin e veshjes.
Përfitimi në trupin për plazh: Hiqni dorë menjëherë nga ushqimet me shumë krip, e posaçërisht ato që kanë shumë kalori. Në vend se të hani një pako çipsa të kriposura me 260 kalori, merrni shkopinj të shëndetshëm karote, që brenda muajit, t keni gjysmë kilogrami më pak.
Universiteti i Birmingham, ka ardhur në përfundim se femrat që nuk hanë drekën si duhet, në 30% të rasteve hanë grisini dhe gjëra të tjera më vonë. E kjo do të thotë, 30% më shumë kalori.
Përfitimi në trupin për plazh: Ndaleni telefonin, televizionin dhe kompjuterin, e fokusohuni 100% në gjellën që hani. Reduktoni më pas 100% gjërat tjera që hani, në mënyrë që të mos shtoni një kilogram më tepër në muaj.
Njerëzit që i ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes, kanë më shumë përparësi se ata që shfrytëzojnë këtë ngrohtësi pasdite, sepse drita e rregullon qarkullimin e gjakut, gjë që ndikon direkt në metabolizëm.
Përfitimi në trupin për plazh: Njeriut i mjafton vetëm gjysmë ore diell në ditë, mirëpo sa më shumë diell aq më mirë. Dilni për shëtitje në mëngjes, apo bëni xhiro me biçikletë dhe digjni nga 250 kalori për 30 minuta. Kjo ju ndihmon të hiqni nga një kilogram në muaj.
Studiuesit në Universitetin e Kolorados, kanë vërtetuar se nëse shtoni mëlmesa si organo, hudhra, qepa apo speca djegës ju mund të zëvendësoni ushqimet me yndyrë, me ushqime të shëndetshme dhe të keni të njëjtën shije. Kështu ju mund të hani një pjatë që ka 295 kalori, në krahasim me origjinalin që ka 610 kalori, duke e kursyer kështu vetën nga 215 kalori më shumë.
Përfitimi në trupin për plazh: Bëni një eksperiment në kuzhinë. Largoni ushqimet e yndyrshme, duke marrë ushqim të shëndetshme me shumë mëlmesa. Me 215 kalori më pak në çdo shujtë, e keni ?qerasur? vetën me një kilogram më pak në muaj.
Universiteti i Liverpulit, ka ardhur në përfundim se ne jemi të prirë të zgjedhim ushqimin e njëjtë, sikur shoqëruesit tanë. Fat i mirë nëse kemi dikë që ushqehet shëndetshëm, por nuk ndodhë e njëjta me ata që zgjedhin ushqime me shumë kalori.
Përfitimi në trupin për plazh: Mos shikoni se ç?farë po hanë të tjerët. Porositni i pari nëse jeni në një grup, duke u bazuar në ushqimin e shëndetshëm, e është mundësi e mirë që të tjerët të ndjekin shembullin tënd.
Nuk po themi se duhet të injoroni njerëzit e plotë, por shoqërimi me njerëz të hollë, ju mundëson që të arrini më shpejt trupin e dëshiruar për plazh. Nëse shoqërohemi me njerëz të plotë, do të filloj të ju duket normal shtimi në peshë dhe më nuk do të mendoni për humbje peshe.
Përfitimi në trupin për plazh: Kaloni më shumë kohë në palestër dhe vende të tjera ku kryhen ushtrime fizike, sepse aty ka më së shumti njerëz me trup të hollë. E në të njëjtën kohë, digjni kalori duke ushtruar.
Shumë dyqane të ushqimit të shpejtë, tashmë kanë edhe përshkrimin se sa kalori përmban pjata, andaj nëse kujdeseni mirë, mund të kurseni 215 kalori duke porositur ushqime më të lehta.
Përfitimi në trupin për plazh: Gjithmonë kujdesuni për kaloritë në ushqime, duke porositur opsionet që kanë më pak.
Universiteti i Birmingamit ka ardhur ën përfundim se njerëzit që mbajnë dietë, nuk mund ti rezistojnë joshjes nga pija gjatë mbrëmjes. Kjo është një lajm i keq për vijën e trupit, sepse një gotë verë, ka 250 kalori.
Përfitimi në trupin për plazh: Zëvendësoni një gotë verë, me xhin dhe tonik që ka 50 kalori, që do ndihmojë të evitoni një kilogram në muaj.
Dëgjojnë këngë pop, shohin seriale televizive adoleshente dh...
10 ushqimet që djegin më shumë kaloriEkzistojnë ushqime të n...
Stilistet ndryshojnë, tendencat po ashtu, por nëse ka diçka ...
Mosngrënia e mëngjesit rrit mundësinë të që prekeni nga obez...
Vitet 70’ nuk dalin asnjëherë nga moda. Këtë e shohim në kol...
Pse shqetësohen femratSipas një studimi të fundit britanik, ...
Mjaftojnë 60 sekonda ushtrime fizike në ditë që ju të ndihen...
Të gjithë mendojnë se një aeroplan nuk është vendi ideal për...
KombinimetNgjyrat mund t’i aplikoni të njëtrajtshme, por edh...
Ne përgjithësi tradhtitë e femrave janë me te vështira për t...
Kremrat për sy, plazh, parfumet, përgatitjet për puçrrat e f...
Keni menduar për grimin qe do te mbani gjate festave? Ja dis...
Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studim...
Ah, dashuria! Fluturat në stomak, mungesa e problemeve, çdo ...
Kur lëkura behet e thate dhe e ndjeshme duhet patjetër te gj...
Është jashtëzakonisht i madh numri i ofertave për ruajtjen d...
Shumë meshkuj kanë lenë ushtrimet spirituale të Yoga, me pre...
Çdo shenjë e horoskopit kërkon partner të ndryshëm dhe kuali...
Sipas disa psikologëve, shfaqja e disa reagimeve të kundërta...
Gjoksi perfekt? Për meshkujt ashtu dhe për femrat duhet te j...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...