web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Brendshme reagon pas akuzave të Ristanit

16 Dhjetor 2014, 17:06, Aktualitet CNA

Ministria e Brendshme iu është përgjigjur akuzave të PD-së të bëra nëpërmjet Arben Ristanit, se policia ka degraduar dhe për këtë arsye gjendja e kriminalitetit është alarmante.
Sipas MB, gjendja e kriminalitetit ka ardhur duke u përmirësuar.
Ministria akuzon PD-në se po nxit kriminalitetin dhe po hedh baltë mbi punën e policisë.
?Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike, që kanë për qëllim të vetëm hedhjen e baltës mbi punën e Policisë së Shtetit, duke synuar krijimin e frymës së pasigurisë në vend për qëllime krejtësisht politike.
Policia e Shtetit është në krye të detyrës më shumë se asnjëherë tjetër në historinë e saj.
Më shumë se deklaratat politike, dëshmi më e plotë e kësaj janë vetë rezultatet.
Vetëm në muajin tetor 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar këto rezultate:
? 66.7% më pak vrasje
? 10.6% më shumë persona të proceduar për krime ekonomike
? 11% më pak të vrarë nga aksidentet
? 233% të proceduar për pastrim parash
? 71 ,4% më pak vjedhje me armë
? 233% persona të proceduar për korrupsion
? 36, 1% më pak vjedhje të bizneseve
? 11% më pak shkatërrim prone me eksploziv
? 206 persona në kërkim janë kapur vetën në tetor 2014
Policia e Shtetit siguron qytetarët se angazhimi i saj është maksimal dhe kërkon partneritetin e tyre në këtë luftë të përbashkët e të vështirë me krimin.
Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje PD-së, të mos bëjnë politikë me Policinë e Shtetit duke inkurajuar kriminalitetin.
Ne mbetemi të vetëdijshëm se siguria dhe shteti ligjor? ndërtohen me veprime konkrete dhe bashkëpunim, ndaj në këtë kontekst , PD mbetet e mirëpritur të japë kontributin e saj jo me akuza dhe deklarata politike, por me sygjerime dhe alternativa që domosdoshmërisht janë detyrë edhe e punës së opozitës së një vendi demokratik?, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.





Lajmet e fundit nga