web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Opozita do marrë pjesë në zgjedhjet lokale, mungesa vetëvrasëse

14 Dhjetor 2014, 11:38, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e djeshme për Janusz Bugajskin mes shumë zhvillimeve politike në vend komentoi veç të tjerave zgjedhjen e guvernatorit të ri dhe bojkotin e opozitës. Për zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, Rama tha se e rëndësishme është të ketë bashkëpunim dhe se po punohet në drejtim të kësaj, por nuk tha asgjë për emrin e propozuar nga presidentit dhe qëndrimin që ai si kryeminsitër ka ndaj këtij porozpozimi.
Presidenti ka nominuar një guvernator të ri pas skandalit lidhur me guvernatorin e mëparshëm. A keni në plan ta miratoni këtë zgjedhje?
Më lejoni që të mos komentoj mbi këtë!
Patjetër! Po ju bëj një pyetje tjetër! Supozoj se marrëdhëniet tuaja me presidentin janë të shkëlqyera në këtë pikë.
Po i ngremë ato. Dhe jam besimplotë se ne do të rrënjosim një kulturë të re bashkëpunimi mes presidentit, që është zgjedhur nga njëra palë dhe kryeministrit që është zgjedhur nga pala tjetër. Dhe gjithashtu, kemi avantazhin që kryetari i Parlamentit është njëri nga dy liderët e maxhorancës qeverisëse, por gjithashtu edhe mjeshtëria e të qenit një paqtues i mirë. Pra, them se mund t?i ngremë ato.
Pra, ju mund të punoni bashkë?
Po! Ne po punojmë fort për ta bërë këtë. Nuk është e lehtë. Por deri më tani jemi të lumtur që koha kur presidenti sulmohej me ligësi, apo me më pak ligësi nga salla e konferencave të kryeministrit ka marrë fund. Një nga kushtet, apo le të themi kërkesat e BE-së për vite me radhë ka qenë që duhet të ketë njëfarë bashkëpunimi dhe që partitë të mos bojkotojnë parlamentin.
Lidhur me bojkotin e opozitës, Rama tha se mazhoranca ia ka plotësuar të gjitha kushtet që të kthehet në Kuvend.
?Fatkeqësisht ne po përjetojmë një përvojë jetësore të asaj thënies së famshme se historia përsëritet si një farsë, pasi është zhvilluar njëherë si tragjedi. Pra, kjo është pjesa komike e gjithë kësaj. Por gjithashtu, shpresoj se edhe kjo do të ndryshojë sepse alibitë e opozitës nuk ekzistojnë më. Ne kemi përmbushur kërkesat e tyre, ndonëse?. Nuk po bëj komente për këtë. Ne i kemi plotësuar kërkesat e tyre, por s?e di se ç?bëjnë ata tani dhe përse s?janë në vendin e tyre të punës??, u shpreh kryeministri i cili tha se qeveria ka bërë shumë lëshime ndaj kërkesave të PD-së.
?Në këtë rast gjithçka është bërë në bazë të vullnetit tonë mjaft të fortë si shumicë për të zgjatur dorën, për të mos hezituar dhe për të mos refuzuar me kryeneçësi atë që kërkon opozita, ndonëse kërkesat kanë qenë goxha qesharake. Ne kemi bere leshime në çdo pikë! Dhe këtë do ta bëjmë çdo herë, për sa kohë që bëhet fjalë për rregullat e lojës. Ata duan të flasin më shumë se sa ne në parlament. Mirë se të vinë, le të flasin. Nuk ka rëndësi se sa gjatë flet, rëndësi ka ajo që thua. Pra, fakti që do të flasin më gjatë nuk ka për t?i ndihmuar ata, por meqë e kërkuan, ata janë të mirëseardhur?, -tha Rama.
Kryeministri i vendit tha se nuk beson se opozita do të vazhdojë me bojkotin për në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, pasi kjo do të ishte vetëvrasëse për PD-në dhe aletatët e saj. ?Jam i sigurtë se ata do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse mungesa në zgjedhje do të ishte vetëvrasëse?.





Lajmet e fundit nga