“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Në vitin e ardhshëm, ?divergjenca? do të jetë një temë kryesore për ekonominë globale, që do të gjejë zbatim në prirjet ekonomike, politikat dhe performancën. Me kalimin e vitit, këto divergjenca do të bëhen gjithnjë e më të vështira për t?u ?paqtuar?, duke u lënë vetëm një zgjedhje politikëbërësve: kapërcimin e pengesave që kanë penguar deri tani veprimin efektiv, ose të rrezikojnë destabilizimin e ekonomive të tyre.
Ekonomia globale me shumë shpejtësi do të dominohet nga katër grupe shtetesh. I pari, i udhëhequr nga SHBA, do të përjetojë një përmirësim të vazhdueshëm në performancën ekonomike. Tregjet e tyre të punës do të forcohen, teksa krijimi i vendeve të punës do të shoqërohet nga rimëkëmbja e pagave. Përfitimet e rritjes ekonomike do të shpërndahen në mënyra më pak të pabarabarta se sa gjatë viteve të fundit, ndonëse do të vazhdojnë t?u shtohen në mënyrë disi të shpërpjestuar atyre që edhe tani janë më mirë.
Grupi i dytë, i udhëhequr nga Kina, do të stabilizohet në norma më të ulëta të rritjes ekonomike se sa mesatarja historike e viteve të fundit, ndërkohë që do të vazhdojnë të maturohen nga pikëpamja strukturore. Ata do të riorientojnë gradualisht modelet e tyre të rritjes ekonomike për t?i bërë më të qëndrueshme ? një përpjekje e cila do të tronditet prej paqëndrueshmërisë së herëpashershme të tregjeve financiarë globalë, por që nuk do të ?dalë nga binarët?. Dhe ata do të punojnë për thellimin e tregjeve të brendshëm, përmirësimin e kuadreve rregullatorë, fuqizimin e sektorit privat dhe zgjerimin e shtrirjes së menaxhimit ekonomik të bazuar tek tregu.
Grupi i tretë, i udhëhequr nga Europa, do të vuajë, teksa stanjacioni i vazhdueshëm ekonomik shkakton pakënaqësi sociale dhe politike në disa vende dhe ndërlikon vendimet për politikat rajonale. Rritja ekonomike anemike, forcat deflacioniste, si dhe xhepat e borxhit të tepruar do të frenojnë investimet, duke përkeqësuar kështu ekuilibrin e riskut. Në ekonomitë më shumë në vështirësi, papunësia sidomos mes të rinjve do të mbetet në nivele alarmantë.
Grupi i fundit përfshin ?kartat e forta?, madhësia dhe konektiviteti i të cilave kanë pasoja shumë të rëndësishme për sistemin. Shembulli më i kuptueshëm është Rusia. I gjendur përballë një recesioni ekonomik që thellohet, një monedhë në prag kolapsi, largim të kapitalit dhe mangësi që shkaktohen prej tkurrjes së importeve, Presidentit Putin do t?i duhet që të vendosë nëse do të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, do të riafrohet me Perëndimin për të mundësuar heqjen e sanksioneve dhe ndërtuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe të diversifikuar.
Alternativa do të ishte një përpjekje për të devijuar pakënaqësinë popullore në vend duke zgjeruar ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë. Kjo qasje me siguri do të shkaktonte një raund të ri sanksionesh dhe kundër-sanksionesh, duke e zhytur Rusinë në një recesion edhe më të thellë ? e ndoshta edhe shkaktuar paqëndrueshmëri politike apo më shumë risqe në politikën e jashtme ? ndërkohë që do të përkeqësonte problemet ekonomikë të Europës.
Brazili është shembulli tjetër i këtij grupi. Presidentja Dima Rouseff, e ndëshkuar prej një pothuaj-humbjeje në zgjedhjet presidenciale, ka lënë të kuptohet se është e gatshme për të përmirësuar menaxhimin makroekonomik, duke përfshirë rezistencën ndaj një rikthimi në statizëm, të mirat potenciale të të cilit tashmë shfaqen shumë të zbehta krahasuar me dëmin anësor dhe pasojat e paparashikuara. Nëse ia del, Brazili do i bashkohet Meksikës në krijimin e një Amerike Latine më të qëndrueshme në 2015-ën, duke ndihmuar rajonin që të lërë pas efektet negativë që shkakton një ekonomi venezueliane e dëmtuar prej uljes së cmimeve të naftës.
Kjo performancë ekonomike me disa shpejtësi do të kontribuojë në një sistem bankash qendrore me disa binarë, teksa trysnia për politika monetare divergjente sa vjen e rritet, sidomos në ekonomitë e përparuara. Federal Reserve në SHBA, pasi ka ndalur blerjen në shkallë të gjerë të aseteve me terma afatgjatë, me shumë gjasë do të rrisë normat e interesit në tremujorin e tretë të 2015-ës. Ndryshe nga ajo, Banka Qendrore Europiane do të ndjekë versionin e saj të lehtësimit sasior, duke prezantuar në tremujorin e parë të 2015-ës masa të reja për zgjerimin e bilancit. Banka e Japonisë do të vazhdojë me qasjen e ?këmbës në pedal? ndaj stimujve fiskalë.
Sigurisht, për divergjencën nuk ka një limit teorik. Problemi është se ndryshimet e këmbimit të valutës tani ofrojnë të vetmin mekanizëm të ?paqtimit? dhe dallimi mes vlerësimeve në disa tregje dhe vlerave të tyre themelore është bërë kaq i madh, saqë cmimet janë shumë të cënueshëm prej luhatjeve.
Për SHBA, kombinimi i një ekonomie më të fortë dhe politikave monetare më pak akomoduese do të shkaktojnë më shumë trysni për lart, mbi normën e këmbimit të dollarit ? i cili edhe tani është forcuar në mënyrë domethënëse ? kundrejt euros dhe jenit. Ndërkohë që shumë pak vende të tjerë janë të gatshëm të lejojnë forcimin e monedhës së tyre, tendenca e dollarit drejt forcimit do të mbetet e fortë, duke shkaktuar ndoshta kundërshti politike brenda vendit.
Për më tepër, ndërkohë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për tregjet e monedhës që të luajnë rolin e ?paqtuesve?, mund të shfaqen fërkime mes shteteve. Kjo mund të prishë qetësinë e pazakontë që është vënë re së fundi në tregjet e kapitalit.
Fatmirësisht, ka disa mënyra për të garantuar që divergjencat e 2015-ës nuk do të shkaktojnë probleme financiarë dhe ekonomikë. Në fakt, shumica e qeverive ? sidomos në Europë, Japoni dhe SHBA ? kanë mjetet e nevojshëm për të eleminuar tensionet dhe në ndërkohë të clirojnë potencialin prodhues të ekonomive të tyre.
Shmangja e potencialit dëmtues të divergjencës nuk është cështje e projektimit të politikave; tashmë ka një marrëveshje të gjerë, ndonëse jo universale, mes ekonomistëve për masat që nevojiten në nivele kombëtarë, rajonalë dhe globalë. Eshtë më shumë një cështje implementimi ? dhe kjo gjë kërkon një vullnet të fortë politik.
Trysnia ndaj politikëbërësve për të adresuar risqet e divergjencës do të rritet vitin tjetër. Pasojat e mosveprimit do të shtrihen me siguri përtej 2015-ës. /Krye-këshilltar ekonomik i Allianz është Kryetar i Këshillit Global për Zhvillim të krijuar nga Presidenti Obama/
Copyright: Project Syndicate, 2014.
www.project-syndicate.org
SHQIPERUAR NGA www.bota.al
Një ligj i ri synon t’u lehtësojë të huajve pa leje qendrimi...
59 shtete nga Amerika, Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia duan ...
Para bisedimeve të reja për Ukrainën në Minsk, Presidenti fr...
Ankaraja shpreson për impulse të reja në marrëdhëniet Rusi-T...
Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raport...
Ku marrin fund ambiciet e politikës së jashtme ruse? Me sa d...
Presidenti i SHBA, Barack Obama ka mbërritur në Brisbane për...
Një grup myslimanësh u ftuan të faleshin dje në Katedralen K...
Greqia, Qiproja dhe Egjipti duan të bashkëpunojnë më ngushtë...
Nobelisti i Paqes, Mihail Gorbaçov, e akuzon Perëndimin, e s...
Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. T...
Rindërtimi i Lindjes thuajse është kryer. Në shumë fusha lan...
Dita e shekullit, dita e gjermanëve. Kjo e shumë më tepër se...
Rreth 150 studentë kurdë u mbajtën rob dhe u torturuan për m...
Franca dhe Italia janë bërë problem ekonomik për Evropën. At...
Fitorja zgjedhore e republikanëve do ta thellojë më tej poli...
Në SHBA, republikanët kanë marrë vende të mjaftueshme në zgj...
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëta...
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i ci...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...