Stacionet e një revolucioni - nga pikniket panevropiane deri tek rënia e Murit
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Në SHBA, republikanët kanë marrë vende të mjaftueshme në zgjedhjet e së martës për Kongresin që u sigurojnë kontrollin e Senatit.
Republikanët kanë fituar vende në Senat në shtetet Virxhinia Perëndimore, Arkansa, Dakota e Jugut, Kolorado, Montana dhe Karolina e Veriut, duke e përmbysur shumicën që mbahej nga demokratët me 55 vende nga 100 gjithsej. Republikanët arritën të marrin gjashtë vende më shumë.
Republikanët e rimarrin kontrollin e Senatit pas 8 vjetësh.
Në disa shtete ende nuk është përcaktuar fituesi. Në Luiziana, asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave. Gara mes senatores demokrate Mary Landrieu dhe sfiduesit republikan Bill Cassidy do të zgjidhet me balotazh më 6 dhjetor.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell u rizgjodh në shtetin e Kentakit për një mandat të gjashtë. Kjo nënkupton se ai do të jetë udhëheqësi i shumicës në Senat dhe njëri ndër politikanët më të fuqishëm të vendit. Ai do të ketë autoritetin për të vendosur se cilat projektligje do të paraqiten për t?u hedhur në votë në Senat.
Por edhe demokratët siguruan një fitore të rëndësishme në shtetin Nju Hempshër, ku mediat kanë parashikuar fitoren e senatores demokrate Jeanne Shaheen.
Presidenti Barack Obama tha se demokratët në Senat përballeshin me ndoshta garat më të vështira që nga viti 1958, kur republikanët humbën 13 vende në Senat, në kohën e presidentit Dwight Eisenhower.
Në zgjedhjet e së martës u votua për një të tretën e 100 vendeve të Senatit.
Republikanët gjithashtu pritet të konsolidojnë shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ata kanë 233-vende nga 435 gjithsej. Në zgjedhjet e së martës u votua për të gjitha vendet e Dhomës. U votua edhe për 36 nga 50 postet e guvernatorëve.
VOTUESIT, TË PAKËNAQUR ME PRESIDENTIN OBAMA
Anketat tregonin se votuesit ishin të pakënaqur me Presidentin Barack Obama dhe me drejtimin që ka marrë vendi.
Frank Newport punon përi organizatën e sondazheve, Gallup:
?Do të thoja se mes shqetësimeve të amerikanëve, në krye të listës janë ekonomia dhe vendet e punës?.
Në prag të zgjedhjeve Presidenti Obama i nxiti demokratët të mos ua vinin veshin parashikimeve të zymta të ekspertëve dhe të dilnin të votonin.
?Ne nuk u ulëm në hënë duke qenë cinikë. Cinizmi nuk u jep fund luftrave, as nuk shëron sëmundje, nuk ngre biznese dhe nuk ushqen mendjet e të rinjve. Cinizmi është një alternativë, por shpresa është një alternativë më e mirë?.
Partia e presidentit që është në mandatin e dytë, zakonisht humb terren në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe rënia e mbështetjes për presidentin duket se i dëmtoi shanset e kandidatëve demokratë në gjithë vendin.
Republikanë si ish-kryetari i komitetit kombëtar të kësaj partie, Mike Duncan thanë se republikanët bënë të pamundurën për t?i paraqitur këto zgjedhje si një referendum kombëtar për presidentin dhe politikat e tij.
“Mendoj se mesazhi kryesor është që vendi po distancohet nga Presidenti Obama. Ne po e kthejmë vendin tek qendra e djathtë, aty ku e do populli amerikan?.
Zgjedhjet në mes të mandatit zakonisht përqendrohen tek çështjet e brendshme. Por këtë vit, rreziku i Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme dhe frika për përhapjen e Ebolës e kanë tronditur publikun në javët e fundit të fushatës.
Norman Ornstein është analist politik në Institutin American Enterprise:
?Ka kandidatë individualë dhe republikanë që kanë dobësi serioze dhe mënyra më e mirë për ta larguar vëmendjen nga këto dobësi, është që t?i jepet një frymë kombëtare zgjedhjeve, në një kohë kur njerëzit janë të pakënaqur dhe mendojnë se gjendja ka dalë jashtë kontrollit, qeveria nuk po punon dhe se presidenti është i paaftë?.
Disa nga garat kryesore të Senatit këtë vit, ishin në shtetet me prirje republikane dhe anketat e orëve të fundit të fushatës tregonin se shumë prej tyre anonin nga republikanët.
Qendra për Politikë të Përgjegjshme vlerëson se shpenzimet në fushatën për këto zgjedhje kanë arritur në 4 miliardë dollarë, zgjedhjet më të kushtueshme në historinë e votimeve për Kongresin.
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëta...
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i ci...
Luftëtarja kurde, e cila u bë vajza e posterave si simbol i ...
Në muajt e fundit ka rënë dukshëm çmimi i naftës. Kjo dëmton...
Në fund të mandatit të tij Presidenti i BE kritikon edhe një...
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës takohet për Pl...
Deputetët e Bundetagut injorojnë shumë zëra të mjekësisë pal...
Pse u rrëzua në korrik, mbi Ukrainën Lindore një avion pasag...
Në Barcelonë demonstrojnë sërish dhjetëra mijëra vetë për pa...
Qeveria gjermane ka korrigjuar prognozat ekonomike. Berlini ...
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e ...
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimi...
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtje...
Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-...
Sot u intensifikuan spekulimet lidhur me shëndetin dhe statu...
9 tetori ishte moment i parë historik në historinë e lirisë ...
Gjatë sulmeve ndaj jezidëve në veri të Irakut milicët terror...
Milicët xhihadistë të IS, sipas një informacioni të gazetave...
Klouni më popullor brazilian, Tiririca, i cili u bë në vitin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...