IS do të trafikojë terroristë në Evropë
Milicët xhihadistë të IS, sipas një informacioni të gazetave...
Gjatë sulmeve ndaj jezidëve në veri të Irakut milicët terroristë të IS kanë rrëmbyer deri në 5000 gra e vajza jezide. Pesë prej tyre rrëfejnë atë, që kanë përjetuar për 23 ditë resht në duart e IS në Mosul.
Duket sikur pesë vajzave u vjen turp për atë, çfarë u është bërë atyre. Ato qëndrojnë të ulura me kokë ulur, fytyrën e kanë mbulur me perçe, shtrëngojnë duart duke lidhur fort gishtërinjtë mes tyre, as sa ato duken si të pajetë. Ato vijnë nga Korsho, një fshat në malësitë Sindshar. Ceylan, më e vogla ndër to, është dhjetë vjeç. Zehra, më e rritura, është 20 vjeç. Tri javë ato ndodheshin nën dhunën e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (IS).
“Në fillim të gushtit xhihadistët sulmuan fshatin tonë, tregon Zehra. “Ata e vendosën popullsinë para kushtit: Keni dy ditë kohë të bëheni myslimanë, thanë ata, në rast të kundërt ju pret vdekja. Por njerëzit nuk donin të bëheshin myslimanë. Më pas ata na futën në ndërtesën e shkollës dhe ndanë burrat prej grave në grupe. Në grupin e fundit ishte babai im. Që atëherë ne nuk e kemi parë më atë.”
Deri në 400.000 jezidë janë dëbuar javët e kaluara nga fshatrat dhe qytetet në veri të Irakut, qindra janë vrarë dhe – siç po duket tani rreth 5000 gra janë rrëmbyer dhe mbahen në Mosul. Kjo shifër ndërkohë përmendet edhe prej organizatave të ndihmës dhe diplomatëve perëndimorë. Komandot e terrorit të IS i kanë përndjekur hap pas hapi jezidët. Ata vrasin burra dhe shfrytëzojnë gra si Zehra dhe motrat e saj. Kush ka mundur të arratiset, i është dashur të kalojë shkretëtirën malore të Sindsharit, duke ia dalë të mbërrijë deri në Lalish në territorin autonom kurd.
“Pogromi më i tmerrshëm”
Baba Scheich, kreu fetar i jezidëve
Lalish është qendra e besimit jezid, një luginë e izoluar mes maleve të zhveshur kurd. Shumë të dëbuar kanë gjetur strehë këtu javët e fundit, madje këtu kanë gjetur edhe pak ngushëllim. Njerëzit e dërmuar prej arratisë janë vendosur nën hijen e pemëve të vjetra e të shenjta, në shtigjet e pjerrëta të zonës së Tempullit, në qoshet e mureve dhe në hyrjet e shtëpive. Kudo ata kanë vendosur çadra dhe kanë krijuar vatra zjarri.
“Ku të shkojmë, kur të fillojë dimri?” pyet një grua dhe burri i saj përgjigjet: “Ne duhet të shkojmë në Gjermani. Në fshatrat tonë nuk mund të kthehemi më, atje tani është ‘Shteti Islamik’.”
73 pogrome ka përjetuar populli i tij, thotë Baba Sheih, kreu fetar i jezidëve: “Por kjo këtu është më e tmerrshmja nga të gjitha.” Burri i moshuar duket i lodhur dhe përpiqet që katastrofën aktuale në një farë mënyre ta rendisë në historinë e vuajtjeve të jezidëve.
Gratë rrëmbehen në grupe
Bashkësia fetare, rrënjët e së cilës arrijnë deri në kohën parahistorike, në të kaluarën vazhdimisht është përballur me urrejtjen e myslimanëve radikalë. Jezidët akuzohen si adhurues të djallit. Kryeengjëlli i tyre Tausi Melek, që ata e admirojnë si Zotin më të madh të krijesës, është në të vërtetë një Iblis, Satanai. Teologjia jezide është mjaft komplekse e mbushur me mite dhe himne dhe kësisoj ajo bie në kundërshtim me shablonet primitive të Zotit të islamistëve.
“Ne kemi fjetur natën e parë ndoshta vetëm dy orë”, kujton Zehra. “Ata erdhën në orën katër të mëngjesit, për ta na çuar në Mosul. Njëri i tha motrës sime të vogël: hiqe perçen. Nëna u indinjua e u tha: Përse e kërkon këtë nga vajza ime? Ai tha sërish, që ajo duhet ta heqë perçen, ndryshe do ta vrasin. Nëna nisi të qajë. Pastaj ai e rrahu atë dhe e mori me vete.”
Ditën e parë të rrëmbimit Zehra ka numëruar se sa njerëz u rrëmbyen dhe gjatë rrugë për në Mosul u zhdukën pa lënë gjurmë: 65 gra të moshuara, thotë ajo, 165 ishin vajza të pamartuara dhe 400 burra. “Ne nuk e dinim se çfarë u bë me burrat tanë. Një herë natën jashtë dëgjuam të shtëna me armë zjarri. Unë pyeta njërin prej IS: Ç’është kjo? Ai tha, asgjë, ishte një makinë e panjohur, ndaj së cilës qëlluam. Më vonë ta na thanë, se i kanë vrarë burrat.”
Duke pritur ushqimin: Refugjatë në Lalish
Të nesërmen gratë u morën në grupe dhe u dërguan në Mosul, në qendër të të ashtuquajturit Kalifat. Qyteti i dytë për nga madhësia në Irak është pushtuar qysh në qershor prej terroristëve IS. Sipas dëshmive të dëshmitarëve, që përputhen, në qendër të qytetit ka një lloj tregu të grave, një ndërtesë e madhe, ku burrat mund të shërbehen prej tyre.
Viktimat i trëmben stigmatizimit
“Atje është krijuar edhe një zyrë, ku mund të shihen fotografitë e grave dhe të pyetët për çmimin, vë në dukje Suzan Aref, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut në Irak. “Të krishterat janë më të kushtueshme se jezidet. Ne e dimë që gratë, që për një kohë të gjatë kanë qenë në duart e IS, nuk janë kthyer më, thotë ajo. Të shumtën e rasteve menjëherë pas rrëmbimit gratë i përdhunojnë. Xhihadistët fillimisht i ndajnë ato mes tyre. Pasi shfryejnë ndaj tyre, i shesin këto gra në Mosul dhe marin një grup të ri.”
Nga 5000 gra të rrëmbyera mendohet se janë kthyer vetëm 43. Se si dhe në ç’rrugë nuk është e qartë. Thuhet, se sheikët e fisit sunit në Mosul dhe në Faluxha kanë ndërmjetësuar për lirimin e tyre kundrejt pagesës. Ndoshta është kjo e vetmja shpresë për të rrëmbyerat. Ndoshta edhe për pesë motrat e Zehrasë janë liruar në këtë mënyrë. Ato nuk tregojnë. Ato kanë frikë të tregojnë, sepse sipas traditës jezide shoqëria i stigmatizon gratë e përdhunuara. Ndaj ato qëndrojnë të ulura të mbledhrua pas njëra-tjetrës me koka të ulura.
“Unë duhet tani të zëvendësoj prindërit e mi”, thotë Zehra. “Ç’do të bëhet me ne?”
Milicët xhihadistë të IS, sipas një informacioni të gazetave...
Klouni më popullor brazilian, Tiririca, i cili u bë në vitin...
Dita e bashkimit të Gjermanisë është festa kombëtare gjerman...
LE MONDEKjo është shakaja në hyrje të librit të Marcel Fratz...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Ju...
Qeveria turke kërkon të paraqesë këtë javë në parlament një ...
Ndryshim në drejtimin e NATO-s. Toni mund të ndryshojë, por ...
Partneriteti tradicional i Gjermanisë me Francën është lëkun...
Turqia duhet të marrë pjesë në luftën ushtarake kundër IS. A...
Shefja e Shërbimit Sekret amerikan tha se shkeja e fundit e ...
Në vorbullën e konflikteve ndërkombëtare Asambleja e Përgjit...
Kjo “bionde” ka rrëzuar një ministër.Në fakt është një foto,...
Siçilianët që nuk i shpëtojnë dot krahut të zgjatur të mafia...
Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pes...
Kriza ekonomike i ka bërë pjesën më të madhe të vendeve të B...
Me vendimin për referendumin për pavarësinë, i cili sipas ju...
Edhe pse Rusia nuk është anëtare e koalicionit të drejtuar n...
Në Uashington po përhapet gjerësisht thashethemi se çdo pres...
Një zyrtar i lartë amerikan thotë se ende mund të jenë duke ...
Komanda Qendrore amerikane CENTCOM, tha se tre sulme ajrore ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...