"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Në muajt e fundit ka rënë dukshëm çmimi i naftës. Kjo dëmton së pari Rusinë, Iranin dhe Venezuelën. Mbi shkaqet e rënies së çmimit spekulohet, teoritë konspirative lulëzojnë.
Nëse ka një lëndë të parë strategjike në botë – kjo është nafta. Për naftën janë bërë luftëra, për naftë janë rrëzuar qeveri. Çmimi për këtë karburant të ekonomisë botërore mund të bllokojë koniunkturat apo mund t’u japë krahë atyre. Normalisht çmimi i naftës reagon me ndjeshmëri të lartë kundrejt të gjtha llojeve të trazirave. Por ai që dukej si një ligj natyror, tani është shfuqizuar. Çmimet e naftës kanë rënë më shumë se 20% në muajt e fundit, megjithë krizat në disa vende të rëndësishme prodhuese të saj: Rusia, pjesë e konfliktit në Ukrainë, Iraku, ku vazhdojnë luftimet me islamistët radikalë të IS, Nigeria, vend i prekur nga ebola.
Robert Burgess, kryekonomist për tregjet në ekspansion tek selia për studime e Bankës Gjermane në Londër,”Deutsche Bank Research”, e argumenton rënien e çmimeve me marrëdhënien e njohur të kërkesë-ofertës. Dy faktorë luajnë rol sipas Burgess: Frika për koniunikturën në Europë dhe disa vende në zhvillim, si edhe një mbi-ofertë në tregjet e naftës, për shkak të rritjes së prodhimit në SHBA.
Vendet nxjerrëse të naftës nën presion
Çmimi i naftës dhemb më shumë se sanksionet
Në mesin e tetorit “Deutsche Bank Research” publikoi një studim për të parë pasojat e çmimit të ulët të naftës për prodhuesit kyesorë të saj. Rusia e financon 45% të buxhetit të saj me përfitimet nga biznesi i naftës. Sipas studimit Rusia ka nevojë për një çmim prej 100 dollarë për fuçi nafte për të mbajtur në ekuilibër buxhetin e vendit. Aktualisht çmimi është shumë më poshtë, 85 dollarë.
Kjo ka pasoja, shpjegon Stefan Meister nga “Shoqëria Gjermane e Politikës së Jashtme”, dgap: “Buxheti rus është deficitar. Dhe duke pasur parasysh sanksionet e perëndimit dhe rritjen ekonomike zero, sigurisht kjo është e rëndë.” Eksperti berlinez për Rusinë shkon edhe më tej, kur thotë “se pasojat e çmimit të ulët të naftës janë për Rusinë shumë më të dhimbshme se sanksionet e perëndimit.”
Arabia Saudite dhe SHBA
Koha për lulëzimin e teorive konspirative: Në Rusi kujtohen vitet 80-të. Edhe atëherë çmimi i naftës mori të tatëpjetën, një ndër arsyet e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Këtë fakt e kujtoi Nikolak Patrushev në një intervistë me gazetën qeveritare “Rossijskaja Gaseta”. Sekretari i Këshillit Rus të Sigurisë Kombëtare deklaroi se para tre dekadash SHBA shkaktuan më qëllim rënien e çmimit të naftës, me qëllim të çuarjes drejt falimentimit të Bashkimit Sovjetik.
Po ashtu në mes të tetorit është publikuar edhe një raport i Institutit për Studime Strategjike në Rusi, RISS, ku përmendet se rënia e çmimit lidhet me marrëveshjet mes SHBA dhe Arabisë Saudite. Faktikisht Arabia Saudite deri më tani nuk ka treguar ndonë tendencë për stabilizimin e çmimit të naftës përmes uljes së prodhimit. Përkundrazi: Ky vend ka rritur edhe më tej prodhimin në shtator. Në të njëjtën kohë Arabia Saudite ka kundërshtuar propozimin e Venezuelës për një takim të posaçëm të vendeve prodhuese të naftës, OPEC, kështu që për këtë mbiprodhim nafte mbetet të diskutohet në nëntor. Vetë Arabia Saudite po ashtu ka probleme me një çmim të ulët të naftës, por ky vend ka krijuar rezerva të mëdha deri në 450 miliardë dollarë, që i japin kohë për kapërcimin e krizave.
Irani ka nevojë për valutën e naftës
Ndryshe është gjendja tek rivali i Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme, Irani. Kirsten Westphal nga Fondacioni Gjerman për Shkencën dhe Politikën në intervistë me Deutsche Welle shpjegon pse Irani ka nevojë urgjente për të ardhura nga biznesi me naftën. Irani vuan nga rënia e përfitimeve nga nafta që nga viti 2011 për shkak të sanksioneve. Për të mbuluar shpenzimet buxhetore ky vend ka nevojë për një çmim naftë 125 dollarë për fuçi. Për ministrin iranian të Naftës, Bijan Zanganeh, Arabia Saudite është përgjegjëse për rënien e çmimit të naftës: Riadi po përmbyt tregun me naftë.
Rafineri nafte në Arabinë Saudite
Çmimi i naftës kufizon mundësitë e Teheranit në bisedimet atomike. Sa më pak të ardhura të vijnë nga shitja e naftës për Teheranin, aq më e rëndësishme bëhet zbutja e sanksioneve për këtë vend. Për eksperten për energjinë Westphal me rënien e çmimit të naftës rritet presioni jo vetëm ndaj Rusisë dhe Iranit, por edhe ndaj Venezuelës, gjë që Uashingtoni nuk e sheh me sy të keq. Por sipas ekpertes një çmim i lartë nafte është më rëndësi edhe për vetë Uashingtonin. Nxjerrja e naftës në SHBA ka vlerë vetëm me një çmim të lartë të saj. DW
Në fund të mandatit të tij Presidenti i BE kritikon edhe një...
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës takohet për Pl...
Deputetët e Bundetagut injorojnë shumë zëra të mjekësisë pal...
Pse u rrëzua në korrik, mbi Ukrainën Lindore një avion pasag...
Në Barcelonë demonstrojnë sërish dhjetëra mijëra vetë për pa...
Qeveria gjermane ka korrigjuar prognozat ekonomike. Berlini ...
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e ...
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimi...
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtje...
Nëpërmjet rritjes së kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-...
Sot u intensifikuan spekulimet lidhur me shëndetin dhe statu...
9 tetori ishte moment i parë historik në historinë e lirisë ...
Gjatë sulmeve ndaj jezidëve në veri të Irakut milicët terror...
Milicët xhihadistë të IS, sipas një informacioni të gazetave...
Klouni më popullor brazilian, Tiririca, i cili u bë në vitin...
Dita e bashkimit të Gjermanisë është festa kombëtare gjerman...
LE MONDEKjo është shakaja në hyrje të librit të Marcel Fratz...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Ju...
Qeveria turke kërkon të paraqesë këtë javë në parlament një ...
Ndryshim në drejtimin e NATO-s. Toni mund të ndryshojë, por ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...