Lufta për naftën: sauditët kundër superfuqisë SHBA
Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raport...
Ankaraja shpreson për impulse të reja në marrëdhëniet Rusi-Turqi, kur Putin do të vizitojë vendin të hënën. Të dyja palët kanë rënë dakord që opinionet e tyre të kundërta politike të mos prekin biznesin.
Erdogan Putin – takim i nëntorit 2013
Të paktën në letër marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Ankarasë janë në nivelet më të larta. Putin udhëton në Turqi për një takim të nivelit të lartë të të dy kabineteve. Por presidenti rus duhet të flasë me kolegun e tij Recep Tayyip Erdogan vetëm për çështjet e përbashkëta. Si fuqi të rëndësishme në Detin e Zi dhe Lindjen e Afërme Rusia dhe Turqia iu duhet të përballen me krizat e këtyre rajoneve dhe më së shumti kanë qendrime të kundërta politike.
Në krizën e Sirisë Erdogani kërkon rrëzimin e Bashar al-Assad, ndërsa Putin është një nga mbështetësit ndërkombëtarë më të rëndësishëm të tij. Në krizën e Ukrainës, Turqia kritikoi aneksimin e Krimesë, që është vetëm një orë larg në vijë ajrore me Stambollin.
Putin dhe Erdogan kanë qëndrime të kundërta
Do të ketë fjalë të ashpra?
Eksperti i Rusisë Kamer Kasim thotë se gjatë vizitës së Putin mund të ketë disa zhvillime. “Pozicionet e të dyja palëve janë të pandryshueshme,” thotë për DW zëvendës shefi i thinktankut USAK në Ankara. Edhe në tregtinë bilaterale ka probleme. Turqia blen nga Rusia gaz dhe mbulon 65% të nevojave të saj me gazin rus, ndërkohë eksportet turke drejt Rusisë janë në rënie, nga 5,1 miliard dollarë në nëntë muajt e parë të vitit 2013 në 4,5 në periudhën e njëjtë për 2014. Diferenca mes rënies së eksporteve drejt Rusisë dhe rritjes së importit e bën më të prekshme Turqinë, thotë Kasim.
Nga politikanë si Erdogan dhe Putin mund të pritet që këto kontradikta të tematizohen edhe në të folurën publike. Por nuk do të jetë kështu. “Pavarësisht të gjitha problemeve të dyja palët do të përpiqen të ulin tonet,” shprehet Kasim.
Edhe pse në shumë fusha nuk ka mendim të përbashkët, të dy shtetet kanë rënë dakord të mos diskutojnë për çështjet delikate dhe të thellojnë bashkëpunimin atje ku është e mundur. Kompania shtetërore ruse Rosatom po ndërton në Akkuyu në Detin Mesdhe, centralin e parë bërthamor turk, që do të vihet në punë në dekadën e ardhshme. Pothuajse 4,3 milion turistë rusë vizitojnë çdo vit bregdetin turk.
Bashkëpunimi ekonomik në të shkuarën ka funksionuar, synimi është forcimi i tij me marrëveshje të reja
Turqia nuk mbështet sanksionet ndaj Rusisë
Në një intervistë për Deutsche Welle, Orkhan Gafarli, drejtues i qendrës për Studimet Strategjike për Turqinë e Re në Ankara, thekson se Turqia nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë. Sipas burimeve në qeverinë turke, Ankaraja mendon se nuk mund të arrihet diçka ndaj Rusisë me anë të sanksioneve. Në të njëjtën kohë do të diskutohet edhe për heqjen e dollarit si monedhë e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe zëvendësimin e tij me rublën dhe lirën.
Moska ndjek me vëmendje edhe deklaratat e ashpra të Erdoganit kundër Perëndimit thotë eksperti rus Gafarli. Udhëheqja ruse e ka të qartë se Turqia si anëtare e NATO-s dhe si kandidate për në BE i përket Perëndimit, por sërish përpiqet të tërheqë Turqinë “sa më shumë të mundet nga ana e saj”.
Për rrjedhojë mund të hapet sërish debati për një hyrje të Turqisë në organizatën Shanghai Five, ku aktualisht bëjnë pjesë Kina, Rusia, Kazakistani, Uzbekistani, Kirgistani dhe Taxhakistani. Erdogan në të shkuarën është shprehur për një largim nga BE dhe bashkim me Shanghai Five. Turqia është partner dialogu i organizatës që prej vitit 2012.
Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raport...
Ku marrin fund ambiciet e politikës së jashtme ruse? Me sa d...
Presidenti i SHBA, Barack Obama ka mbërritur në Brisbane për...
Një grup myslimanësh u ftuan të faleshin dje në Katedralen K...
Greqia, Qiproja dhe Egjipti duan të bashkëpunojnë më ngushtë...
Nobelisti i Paqes, Mihail Gorbaçov, e akuzon Perëndimin, e s...
Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. T...
Rindërtimi i Lindjes thuajse është kryer. Në shumë fusha lan...
Dita e shekullit, dita e gjermanëve. Kjo e shumë më tepër se...
Rreth 150 studentë kurdë u mbajtën rob dhe u torturuan për m...
Franca dhe Italia janë bërë problem ekonomik për Evropën. At...
Fitorja zgjedhore e republikanëve do ta thellojë më tej poli...
Në SHBA, republikanët kanë marrë vende të mjaftueshme në zgj...
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëta...
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i ci...
Luftëtarja kurde, e cila u bë vajza e posterave si simbol i ...
Në muajt e fundit ka rënë dukshëm çmimi i naftës. Kjo dëmton...
Në fund të mandatit të tij Presidenti i BE kritikon edhe një...
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës takohet për Pl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...