Suksesi i bashkimit të Gjermanisë nuk është ende i plotë
Rindërtimi i Lindjes thuajse është kryer. Në shumë fusha lan...
Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. Tani pas përfundimit të spektaklit të trishtuar është koha, që të mbizotërojë përsëri arsyeja, mendon Carlos Delgado.
Ai duhej të ishte një proces ku të merrnin pjesë qytetarët për të përcaktuar vullnetin e katalanëve. Kështu së paku e paraqitën ideatorët e projektit të separatizmit referendumin alternativ të 9 nëntorit ‘9-N’. Ajo që duhej të ishte një ushtrim i lirisë së fjalës, doli se ishte një flashmob i orkestruar nga separatistët, një lojë kolektive me role, ku të gjithë bënë, sikur po votonin. Sondazhi, i cili u pezullua më parë nga Gjykata Kushtetuese, e kishte humbur çdo legjitimitet demokratik. Mungesa e çfarëdo garancie ligjore dhe e listave të zgjedhësve, fakti që mund të regjistrohej kushdo për të votuar një herë, dy herë, ose sa herë të donin, tregon se ky votim nuk plotëson as kërkesat më themelore, që të vlejë si garanci për një përfaqësim, aq më pak që të gjithë katalanasit, të cilët donin të respektonin ligjin, duke përfshirë shumicën e jonacionaliste, nuk shkuan aspak për të votuar.
Me votimet nuk luhet
Carlos Delgado
Sigurisht, dhënia e votës është guri i themelit i çdo demokracie. Kush e kthen atë në pantomimë, e shtrembëron edhe atë vetë. Zelli i Presidentit Arturo Mas dhe nacionalistëve katalanas për të imponuar një sondazh kundër të gjitha ligjeve të rendit demokratik provoi se ishte një gabim i madh, që ka dëmtuar reputacionin e Katalonjës dhe të gjithë Spanjës, duke bërë një figurë shumë të keqe.
Ithtarët e pavarësisë e dinin prej kohësh se 9-N nuk ishte më referendum, por një akt militantizmi në një luftë imazhesh pamore. A do të guxonte shteti spanjoll ta pengonte me dhunë ‘festën e madhe demokratike’ në Katalonia?
Koordinatori i platformës separatiste Joan Rigol paralajmëroi së fundmi në një intervistë me gazetën El País: “Ata e dinë se gjithçka mund të kthehet kundër tyre, nëse e tejkalojnë masën. Një polic, që konfiskon një kuti votimi, do të bëjë një figurë shumë të keqe.” Shteti në fund të fundit nuk e luajti këtë rol. Askush nuk veproi në mënyrë të pakujdesshme, askush nuk i hodhi benzinë zjarrit, masa u shpërnda dhe të gjithë shkuan në shtëpi.
Po tani?
Jo 9 por 10 nëntori është dita, kur çështja katalanemund të fillohet të vihet nën dritën e arsyes. Tani, pasi separatistët e bënë spektaklin e tyre dhe imazhi i qeverisë Rajoy nuk pësoi asnjë dëm, ka ardhur momenti për negociuar në paqe. Kryetari i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy ka shprehur dëshirën për t’u takuar me presidentin e Generalitat-it. Ky ka bërë të ditur synimin se do t’i dërgojë një letër Rajoy-t për të vënë në lëvizje dialogun politik të ngrirë prej kohësh. Në qoftë se ata nuk ngrijnë përsëri në pozicionet e tyre, mund të eksplorojnë mundësitë, si ata të një reforme kushtetuese, që mbështetet në një model federal dhe në reformën e një statusi autonom të Katalonjës.
Letra e Mas drejtuar Rajoy mund të përmbante kërkesën për një referendum detyrues mbi pavarësinë. Mas nuk duhet të bëjë përsëri të njëjtin gabim për të negociuar për të disatën herë me shtetin në bazë të kërkesave maksimale. Një shteti nuk mund t t’i thuash: të gjithën, ose asgjë. Sepse atëherë përgjigja është: aspak. DW
Rindërtimi i Lindjes thuajse është kryer. Në shumë fusha lan...
Dita e shekullit, dita e gjermanëve. Kjo e shumë më tepër se...
Rreth 150 studentë kurdë u mbajtën rob dhe u torturuan për m...
Franca dhe Italia janë bërë problem ekonomik për Evropën. At...
Fitorja zgjedhore e republikanëve do ta thellojë më tej poli...
Në SHBA, republikanët kanë marrë vende të mjaftueshme në zgj...
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëta...
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i ci...
Luftëtarja kurde, e cila u bë vajza e posterave si simbol i ...
Në muajt e fundit ka rënë dukshëm çmimi i naftës. Kjo dëmton...
Në fund të mandatit të tij Presidenti i BE kritikon edhe një...
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës takohet për Pl...
Deputetët e Bundetagut injorojnë shumë zëra të mjekësisë pal...
Pse u rrëzua në korrik, mbi Ukrainën Lindore një avion pasag...
Në Barcelonë demonstrojnë sërish dhjetëra mijëra vetë për pa...
Qeveria gjermane ka korrigjuar prognozat ekonomike. Berlini ...
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e ...
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimi...
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...