E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Beograd, në 22 tetor, ishte parashikuar të kryhej si një ritual diplomatik, i cili do të krijonte përshtypjen se Shqipëria e Serbia kishin hyrë në epokën paskonfliktuale që supozohej të kishte nisur tashmë edhe në Ballkan. Kryeministri i Serbisë Vuçiç dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të flisnin për nisjen e një ere të re të bashkëpunimit midis dy vendeve, për të cilët do të quhej si e mirëqenë se e kishin lënë tashmë pas erën e armiqësisë historike mes tyre. Takimi i dy Kryeministrave në Beograd do të përshëndetej nga Brukseli, Washingtoni, si dhe nga kryeqytetet e vendeve të Bashkimit Europian, duke u quajtur një lëvizje diplomatike në kahjen e duhur. Ata që do ta vinin në dyshim këtë gjë, në Tiranë dhe në Prishtinë, do të shpërfilleshin nga Kryeministri Rama dhe shqytarët e tij medialë, si njerëz që kanë mbetur të kyçur në të shkuarën, si ekstremistë të pandreqshëm.
Askush nuk do të besonte vërtet megjithatë se pajtimi retorik mes qeverive të dy vendeve nuk do të thoshte aspak edhe pajtim interesash. Por gjithsesi retorika diplomatike do të prodhonte përkohësisht një realitet të rrejshëm, që do të ekzistonte deri në momentin kur realiteti i vërtetë i marrëdhënieve mes dy vendeve do të imponohej herët a vonë. Ky skenar u prish nga ato që ndodhën në 14 tetor në Beograd, me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, çka shkaktoi shtyrjen e vizitës për në 10 nëntor. Sipas skenarit të takimit të 22 tetorit, e shkuara e dy vendeve që supozohej të harrohej ishte së paku disa vite e hershme dhe datonte së paku që në 1999. Sipas skenarit emergjent të takimit të 10 nëntorit, e shkuara që supozohet të harrohet është vetëm 27 ditë e largët, dhe daton në 14 tetor 2014.
Por në mbrëmjen e 14 tetorit 2014, ndodhi praktikisht gjithçka që ndodhur në marrëdhëniet serbo-shqiptare në 15 shekujt e fundit qëkurse sllavët nisën të dynden në Ballkan. Thirrjet në kor të krejt tifozerisë së kryeqytetit serb për vdekjen e shqiptarëve, qenë jehonë e koreve të dyndjeve barbare sllave, kur këto popullsi erdhën në Ballkan, në gjysmën e dytë të Mijëvjeçarit I pas e. s., të thirrjeve në kor të ushtarëve serbë të cilët marshonin për të dalë në Durrës në Luftën e Parë Ballkanike në 1912, të memorandumeve për shfarosjen e shqiptarëve, që prej Garashaninit, te Çubrilloviqi, te memorandumi i Akademisë të Shkencave e Arteve të Serbisë, te thirrjet e ushtarëve të Serbisë së Millosheviçit në masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës, se do të marshonin deri në Durrës. Sjellja e shtetarëvë me rastin e asaj që ndodhi në 14 tetor në stadiumin e Beogradit, gjithashtu është një jehonë e ditëve më të këqija të marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Kur Presidenti, Kryeministri, Ministri i Punëve të jashtme, Ministri i Punëve të Brendshme, akuzojnë Kryeministrin e një shteti tjetër se ky është përgjegjës për një akt terrorist të ndodhur në shtetin e tyre, për të cilin ka përdorur deri edhe vëllain e tij si ekzekutor, siç bënë Presidenti Nikoliç, Kryeministri Vuçiç, Ministri i Punëve të Jashtme Daçiç, Ministri i Punëve të Brendshme Stefanoviç, ndaj Kryeministrit Rama dhe vëllait të tij, kjo është një gjë që duhet marrë shumë seriozisht. Aq më tepër që të nesërmen e ditës së ndeshjes, të gjitha akuzat që u bënë në media nga shtetarët e mësipërm serbë u artikuluan në një notë proteste zyrtare që iu dorëzua ambasadorit të Shqipërisë në Beograd nga Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë. Nuk është fjala për për disa politikanë ekstremistë që i bëjnë deklarime të papërgjegjshme, por për shtetarët më të lartë të Serbisë.
Në këto rrethana, pas 14 tetorit, Kryeministri Rama duhet t? u kishte kthyer përgjigje atyre që e pyesnin për vizitën në Beograd, se si mund t? u shkonte ndërmend që mund të kryhej vizita në rrethanat e reja që u krijuan. Vizita e Ramës në Beograd, pas krizës mes dy vendeve me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, nuk ka precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas logjikës me të cilën Kryeministri Rama po shkon të bëjë një vizitë zyrtare në Serbi, Presidenti amerikan Obama është fajtor për tensionimin e marrëdhënieve amerikano-ruso, me rastin e krizës në Ukrainë, për shkak se ai nuk po shkon për një vizitë zyrtare në Moskë. E nëse Putin do ta refuzojë këtë vizitë, Obama duhet të ngulmojë që ai të vizitojë Moskën. Një vizitë e Obamës në Moskë, në rrethanat kur Rusia ka nisur një agresion të hapur në Ukrainë, as që shkohet ndërmend në Washington dhe deri më sot asnjë gazetar nuk ia ka bërë Obamës këtë pyetje, pra se përse nuk shkon në Moskë. Askush në shtypin amerikan nuk ka shkruar një editorial se Obama duhet të shkojë në vizitë zyrtare në Moskë për të zgjidhur krizën me Rusinë. Asnjë analist në televizionet e mëdha amerikane nuk e ka thënë deri më sot këtë gjë.
Vizita e Kryeministrit Rama në Beograd pas atyre që ndodhën atje në 14 tetor me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke konsideruar edhe qëndrimet e shtetarëve më të lartë serbë pas saj, është akt i Tradhtisë së Lartë, një krim që në çdo vend dhe në çdo kohë dënohet me vdekje, shpesh me metoda që e kanë prejardhjen te raison d? etat (arsyeja shtetërore). Shqipëria u kallzua botërisht dhe zyrtarisht nga Serbia si një rogue state, pra si një shtet-bandit, i cili e kishte përdorur një ndeshje futbolli zyrtare europiane, për të kryer një atentat terrorist shtetëror me synim destabilizimin e Serbisë dhe të krejt regjionit. Vetë Kryeministri Rama u kallzua botërisht si një rogue statesman i cili kryen akte të terrorizmit ndërkombëtar, duke përdorur për këtë edhe vëllain e vet. Kryeministri i Serbisë Vuçiç pasi refuzoi ta priste Kryeministrin Rama në 22 tetor, dha si shpjegim atë se për Serbinë ishte e papranueshme që Rama të vinte në Beograd pas asaj që kishte bërë me dronin, kinse nuk kishte ndodhur asgjë dhe të thoshte se kjo ishte vetëm një shaka. Pasi u njoftua shtyrja e vizitës për në 10 nëntor, Kryeministri serb Vuçiç në një intervistë për gazetën serbe ?Danas? tha se hetimet për dronin vazhdojnë dhe me këtë rast përsëriti edhe një herë të gjitha akuzat ndaj Edi Ramës, se ishte vëllai i tij që kishte drejtuar dronin në bashkëpunim me Ismail Morinajn.
Por duket qartë se Kryeministri serb, si dhe autoritetet serbe në përgjithësi tashmë nuk janë më aspak të interesuar për hetimet mbi dronin. Kjo duket qoftë edhe nga fakti shumë domethënës se madje edhe sot, rreth katër javë pas ngjarjes, Serbia nuk ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Ismail Morinajn, i cili e ka marrë përsipër dërgimin e dronit në stadiumin e Beogradit, dhe të cilin Policia Serbe e ka cilësuar si përgjegjës për këtë gjë. Merret vesh, edhe nëse Morinaj është autori i dërgimit të dronit, ai e ka bërë këtë gjë si bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe. Hetimet e thelluara mbi dronin do të zbulonin se ai nuk mund të kishte hyrë në stadium veçse me bashkëpunimin e shërbimeve të fshehta serbe dhe të Policisë Serbe. Nga pamjet televizive, në një moment duket se litarët e gjatë në të cilët varej banneri ngecën në konstruktin metalik të njërës prej kullave të ndriçimit të stadiumit, prandaj ka dyshime shumë të arsyeshme se ka qenë një xhandar serb i cili e ka liruar litarin, duke shmangur që droni të binte në pjesën e sipërme të stadiumit, larg fushës.
Nëse Kryeministri Rama donte që të shkonte patjetër në Beograd megjithë ato që ndodhën në 14 tetor atje, atëherë këtë duhet ta bënte pasi ta kishte ftuar Serbinë që të pranonte kryrjen
e një hetimi ndërkombëtar mbi droning. Meqënse Qeveria e Serbisë bëri me dije se kishte njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian para ndeshjes së 14 tetorit, se pritej që të bëhej një akt i rëndë provokues nga pala shqiptare, çka u quajt më pas dërgimi i dronit, atëherë ishte dashur që Serbia të pranonte kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje. Nëse do të ishte kryer ky hetim do të kishin marrë përgjigje disa pyetje-kyç në këtë histori:
1)Cili ishte konfiguracioni i videokamerave të vendosura nga Policia, si dhe të atyre private që gjendeshin në stadium dhe përreth tij?
2)Sa është regjistruar trajektorja e dronit nga këto videokamera, që nga nisja në mbërritje?
3)Sa të survejuara qenë nga Policia ato pika përreth stadiumit nga ku mund të jetë nisur droni?
4)A mundet që kulla e kishës që gjendet në skaj të stadiumit, nga e cila shihet dretjpërdrejt në tribunën VIP të stadiumit, në një largësi prej jo më shumë se 250 metra (duke llogaritur këtu gjerësinë e dy tribunave dhe të fushës), të lihej jashtë kontrollit policor kur atje mund të vendosej në mënyrë komode një sniper, i cili mund të kryente atentat ndaj shtetarëve më të lartë serbë, të cilët qenë të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen? Aq më tepër kur autoritetet serbe prisnin të ndodhte një ngjarje e rëndë.
Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilave duhet të marrin përgjigje nga hetimi i kësaj çështjeje që duket se nuk ka për t? u bërë kurrë. Vetëm pasi të kryhej ky hetim, dhe ai mund të kryhej shumë shpejt se barrën e provës e kishin autoritetet serbe për të dhënë përgjigje për të gjitha këto pyetje dhe të tjerat, atëherë Edi Rama mund të shkonte në Beograd, kuptohet nëse serbët do ta pranonin pas kësaj, gjë që nuk kishte gjasa të ndodhte.
Edi Rama u pranua që të vizitojë Beogradin, për shkak se ai, me mosveprimet e tij të përmendura më lart, e ndihmoi Serbinë që të nxjerrë Shqipërinë para botës si fajtore për atë që ndodhi në 14 tetor në stadiumin e Beogradit, me dronin. Serbia nuk do të guxonte kurrë ta bënte lojën me dronin nëse nuk do të ishte e sigurt se reagimi i Qeverisë së Shqipërisë, të kryesuar nga Rama nuk do të ishte ashtu si dëshironte Serbia që të ishte. Prandaj Edi Rama po shkon në Beograd si tradhtar i shumëfishtë:
1)Me vajtjen në Beograd, Edi Rama tradhton përfaqësesen shqiptare të futbollit, përgënjeshtron qëndrimin e lojtarëve tanë se ata nuk mund të rifillonin ndeshjen pas atyre që ndodhën me zbritjen e dronit në fushë. Kur bota pa se Kryeministri i Shqipërisë ngulmonte që të shkonte në Beograd që në 22 tetor, tetë ditë pas ndeshjes së ndërprerë, nuk mund të mos mendonte se meqënëse Kryeministri i Shqipërisë mendonte se Beogradi ishte i sigurt për të, pas atyre që kishin ndodhur mbrëmjen e ndeshjes, atëherë kështu kishte qenë edhe për përfaqësuesen shqiptare, por lojtarët e saj e kishin braktisur ndeshjen, duke mos dashur që të luanin. E njëjta përshtypje krijohet dhe nga vizita e Ramës në Beograd në, 10 nëntor.
2)Me vajtjen në Beograd Edi Rama bën tradhti të lartë si drejtues i përgjithshëm në detyrë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por sipas nenit 169/1: ?Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes.?
Drejtuesi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Edi Rama është akuzuar zyrtarisht nga pala serbe, madje edhe me një notë zyrtare proteste, si organizator i një akti terrorist kundër Serbisë, të ekzekutuar me anë të vëllait të tij. Me këtë nuk është prekur vetëm reputacioni i Edi Ramës, apo edhe i familjes së tij, por edhe reputacioni i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të një vendi anëtar të NATO-s. Prandaj Edi Rama bën tradhti të lartë nëse shkon në Beograd pa përfunduar hetimi ndërkombëtar, të cilin ai as që ka kërkuar të nisë, për incidentin me dronin.
3)Me vajtjen në Beograd Edi Rama tradhton popullin e Shqipërisë, të cilin si Kryeministër ka detyrim kushtetues që ta mbrojë nga rreziqet ekzistenciale që i kërcënohen. Si Kryetar i Këshillit të Ministrave Edi Rama kryeson procesin e përcaktimit të drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore. Pra, Kryeministri Rama ka detyrimin që t? i përgjigjet me një politikë shtetërore shqiptare politikës shtetërore serbe e cila u zbulua në 14 tetor dhe në ditët pas tij, e cila shënjestron Republikën e Shqipërisë si një vend ndaj të cilit duhet kryer një aksion antiterrorist në shkallë të gjerë. Në fakt, me inskenimin e dronit dhe me reagimet për të, autoritetet serbe bënë me dije se Serbia ka po atë problem me Shqipërinë dhe Kosovën si Izraeli me Gazën dhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Serbia e shënjestroi Shqipërinë si qendrën që gjeneron destruktivitetin shqiptar në Ballkan. Serbia ka një agjendë afatgjatë kundër Shqipërisë, e cila vetëm sa u zbulua pjesërisht në 14 tetor. Prandaj është e domosdoshme që Shqipëria të ketë një politikë shtetërore që t? i mundësojë përballjen me këtë realitet. Njeriu i cili e ka detyrim kushtetues përpilimin e kësaj politike është Edi Rama, i cili nuk dëshiron që ta kryejë këtë detyrim të tij. Kjo përbën tradhti të lartë.
14 tetori e bëri të qartë se serbët nuk urrejnë vetëm shqiptarët e Kosovës, por urrejnë të gjithë shqiptarët. Serbët i urrejnë shqiptarët se këta i kanë zënë Serbisë rrugën për t? u shtrirë deri në Detin Adriatik, cka ka qenë aspiratë e hershme e serbëve për zgjerim territorial. Serbia e ka vuajtur historikisht qenien një vend i kyçur në tokë dhe prej këtej e ka origjinën urrejtja e pandryshuar serbe ndaj shqiptarëve të Durrësit, Tiranës, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Shkodrës, Mirditës, Pukës, Matit, Tropojës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit, Kavajës, Librazhdit, Peqinit. Jo thjesht ndaj banorëve autoktonë të këtyre trojeve, por ndaj atyre që banojnë sot atje, pra edhe ndaj shqiptarëve nga Shqipëria e Jugut me banim në Tiranë, Durrës, Elbasan etj., në trojet që Serbia ka synuar historikisht që t? i aneksojë për të sigururar një dalje konsistente në bregdetin shqiptar. Serbët i duan të vdekur, shqiptarët e këtyre trojeve, pavarësisht se nga cila pjesë e hapësirës shqiptare janë me origjinë.
4)Me vajtjen në Beograd, Edi Rama tradhton flamurin kombëtar i cili u poshtërua nga serbët në stadium dhe megjithatë Beogradi zyrtar bëri fajtor shtetin shqiptar për atë që ndodhi. Dinjiteti i flamurit kombëtar shqiptar nuk vihet në vend duke u ngritur ky flamur në ceremoninë zyrtare të pritjes së Edi Ramës në Beograd, se edhe Esat Pashë Toptani, Ahmet bej Zogolli dhe Enver Hoxha kur kanë shkuar në Beograd janë pritur në ceremony zyrtare me flamurin dhe hymnin shqiptar, se Beogradit i interesonte që t? i paraqiste ata si përfaqësues të Shqipërisë, me të cilët mund të bënte marrëveshjet që dëshironte. Por të gjithë këta e kanë shitur në Beograd flamurin, kombin, shtetin, duke nënshkruar marrëveshje të fshehta dhe të hapura, me të cilat shitej Shqipëria.
5)Me vajtjen në Beograd, Edi Rama tradhton Hymnin Kombëtar Shqiptar, i cili kur të luhet gjatë vizitës së Edi Ramës në Beograd do të jetë vetëm një parodi e asaj çka është domethënia e tij. Serbia i shpalli luftë Shqipërisë në 14 tetor dhe Edi Rama e braktisi pozicionin që kishte në këtë luftë si Kryeministër, duke e treguar veten tradhtar.
Edi Rama bën tradhti të lartë, të pesëfishtë duke shkuar nesër në Beograd. Lakuriqësia e kësaj tradhtie të lartë nuk mund të mbulohet me ?gjethen e fikut? të vizitës në Luginën e Preshevës. Kj
o për faktin se Shqipëria nuk ka asnjë mjet presioni ndaj Serbisë për ta detyruar këtë që të përmirësojë gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Tashmë që ekziston shteti i Kosovës, çështja e Luginës së Preshevës duhet të përfshihej në agjendën e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke u indeksuar statusi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës me atë të serbëve në Kosovën Veriore.
Kryeministri i Shqipërisë do t? i hipë nesër paraditë aeroplanit në Tiranë si Edi, por kur këmba e tij të prekë tokën e Beogradit një orë më vonë, ai do të shndërrohet në ?Esat? dhe i tillë do të jetë sa të jetë gjallë.
Në shtator 1914, në momentin që Esat Pashë Toptani i zbriti trenit Selanik-Nish, në kryeqytetin e përkohshëm serb (Kryeqyteti serb qe zhvendosur nga Beogradi në Nish për shkak se Serbia ishte në luftë me Austro-Hungarinë), punonjësi i postë-telegrafës së stacionit hekurudhor i dorëzoi Esatit një telegram të porsambërritur, në një gjuhë të pakuptueshme për të. Ishte një telegram në gjuhën shqipe i dërguar nga një kryeqytet europian, me siguri prej një shqiptari i cili kishte llogaritur kohën e mbërritjes në Nish të trenit të nisur nga Selaniku. Përmbajtja e telegramit ishte: ?Esat Pashë Toptani, jeni i dënuar me vdekje për tradhti të lartë ndaj shtetit dhe kombit shqiptar! Ky vendim do të ekzekutohet në momentin më të parë që të jetë e mundur.?
Esat Pashës, i cili në ato momente qeshi me këtë telegramin, me siguri që iu kujtua ai më pak se pesë vite më vonë në Paris kur pa Avni Rustemin të ngrinte revolverin ndaj tij. E njëjta gjë vlen edhe për Edi Ramën, Esatin e Ri.
Cilido qe ndoqi konferencen per shtyp te dy kryeministrave R...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin ...
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka sjellë një detaj nga k...
Deklaratë e zëdhënëses Nebjaj ku Partia Demokratike u bën th...
Denoncimi i Grida Dumës mbi abuzimin financiar me dekorin e ...
Ministria e Mbrojtjes përshëndet angazhimin personal të Prok...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Deputeti Genc Pollo, denoncon si të paligjshëm emërimin e is...
Nga Sali BERISHANë orët e para të mëngjesit të ftohtë të dat...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një tur takimesh me b...
Axhenda e kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij në Serbi ...
Nga Spartak NGJELAÇështë ky Prokuror i Përgjithshëm i cili, ...
Ish kryeministri Sali Berisha mbeshtet protestat e studentev...
Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta në një prononcim për mediatK...
Presidenti i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeveri...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir BushatiIntervista e plo...
Drejt perfundimit procesi i plotesismit dhe zgjedhjeve te st...
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot 2...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...