Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Nga Sali BERISHA
Në orët e para të mëngjesit të ftohtë të datës 4 nëntor, Tirana dhe Shqipëria u gdhinë të tronditura nga një vrasje e katërfishtë, e kryer nga një vrasës i qarqeve të pushtetit, me lidhje deri me kreun e piramidës socialiste. Po atë ditë, në oret e para të darkës, Tirana dhe mbarë Shqipëria, u tronditen deri në labirintet më të thella të moralit dhe ndërgjegjes së tyre, përjetuan show-n më makabër televiziv të jetës së tyre, ndofta më makabër se sa vetë vrasja, dhe vetë krimi që ndodhi mengjesin e së martës. Kjo sepse qyteti dhe vendi vrasje të tjera të shumfishta edhe kanë përjetuar por ata kurrë në historinë e tyre nuk kanë përjetuar show-n televiziv makabër në pallatin e kryeministrisë të kreut të ekzekutivit të lidhur me një vrasje të shumfishtë. Në këtë show, Edvin Krisaq Rama ekzekutoi para fëmijëve, burrave, grave, të rinjve, të moshuarve të këtij vendi, bëri kurban për veten e tij para kamerave, Luizën, heroinën e tij, nënën e vrasësit të shumfishtë dhe riekzekutoi pesë viktimat e tij!
Ky ishte nje show i pashëmbullt, që mendja e njëriut normal dhe morali i tij nuk mundej kurrë t?a rrokte, t?a parashikonte, ngjarje jashtë cdo imagjinate njerëzore normale, krijesë tragjike e një psiqike të sëmurë të sfazuar. Ndaj dhe analistë të pavarur, e vlerësuan si ekzekutim publik të kurbanit në Pallatin e Kryeministrise nga Rama dhe riekzekutim të viktimave të orës 4:20 të mëngjesit të asaj dite, apo si valle e tij makbethiane mbi kufomat etyre.
Në të vërtetë, konferenca mortore e shtypit e Edi Ramës, e ores 18 :30 u njoftua shumë orë përpara, por dhe salla më e madhe e pallatit të kryeministrisë ishte mbushur para kohe dhe plot e përplot, si asnjëherë tjetër, me gazetarë si dhe drejtues të mediave proqeveritare, Të duket me ate që ndodhi, – me thotë një gazetar, – se e keqja na kishte ndjellur në atë ndërtesë si kurrë ndonjëherë më parë. Në një heshtje varri, siç të imponojnë ceremonitë dhe konferencat mortore të shtypit, mbretëronte në sallë. Fiks në orën e caktuar u hap dera e sallës së madhe të pallatit dhe befas, ende pa hyrë brenda në sallë, në sfond, sikundër askush nuk e kishte pritur, u shfaqën dy silueta të zeza, njëra prej të cilave shquhej qartë se ishte silueta e Edvin Kristaq Rames, e cila kërrusej mbi siluetën e një gruaje që vetetimthi por vetëm vetëtimthi, pra në 1/1000 e sek, njerëzit e menduan se ishte silueta e nënes së ndonjërit prej viktimave, të cilën në zinë e saj të thellë Rama e kishte sjellë aty per ti kërkuar ndjesë publikisht dhe për të ndarë zinë dhe shprehur ngushëllimet para shqiptarëve asaj dhe familjeve të pesë viktimave të Kostandinit, çunit të Partisë.
Por të pranishmit po kaq vetëtimthi kuptuan se gabuan fatalisht. Jo, jo! Silueta tjetër e zezë mbi të cilën ishte kërrusur Rama nuk ishte ajo që kujtuan. Madje ajo kurrë nuk mund të ishte. Edi Rama nuk mund të dilte kurrë në konferencë shtypi me njerën nga nënat e viktimave, nuk mund të ngushëllonte nënat dhe familjet e viktimave, nuk mund të dënonte aktin e vrasjes së katërfishtë nga Kostandini i Partisë per disa arsye që do ndalemi më poshtë. Ndaj dhe në dyshen që hyri në sallë, në vend të nënës apo bashkëshortes së njërit prej viktimave, para të pranishmëve në sallë u shfaq e pabesueshmja, e paimagjinueshmja, më e përçudnuara, më çnjerëzorja. Edi Rama, i rrudhur në fytyrë nga dhimbje të shtira, hyri në sallë i kërrusur mbi kurbanin e spektaklit të tij makabër, Luizën, nënën e vrasësit, që si xhelat i vërtet kishte marrë pesë jetë, duke dëshmuar kështu publikisht sapo u hap dera, se ai, Kryetar i PS dhe ekzekutivit të vendit, ishte rrjeshtuar haptas në anën e vrasësit serial e jo të 5 viktimave të tij.
Në fjalën e tij, një lloj nekrologjie morale per Xhuvanët dhe Luisën e Partise, kurbanin e tij publik, ai u shpreh i lumtur dhe krenar me Xhuvanet artist. Ai, në një delir paranojak vlerësoi si pikë kthese në historinë e vendit si standartin më të lartë të moralit zyrtar, dorëzimin e mandatit nga kurbani i tij, nëna e një killeri serial që kishte vrarë 5 qytetarë të pafajshëm, deputetja e PS, Luiza Xhuvani. Skenë si kjo makabër dhe tragjike nuk e gjen dot as në tragjeditë e Shekspirit, ku personazhet vriten në gjumë me vaj të vëluar në vesh. Kjo është më makabre, sepse në tragjeditë e Shekspirit kurbani i radhës vritet në gjumë të thellë diku pas mesnate, në terr e jashtë çdo vështrimi nga njerëz pothuaj fantazëm, që askush nuk i shef. Kurse në show-n tragjik të pallatit kryeministror Rama kishte vendosur të bënte kurban Luizën dhe të vriste jo gjumin por më të çmuarin, dinjitetin e saj. Dhe ai do kryente këtë akt para kamerave, dritave dhe prozhektorëve të fuqishëm, para shqiptarëve dhe mbarë botës, në sallën e marrëveshjeve të shtetit me botën, të mbushur si asnjëherë më parë me gazetarë, kronistë, roje, kameraman, vajator.
Këtë akt flijimi për Ramen, një të sëmur psiqik që nuk njeh asnjë normë, vlerë, standart, parim të njëriut normal, Luiza, të cilës ai për solemnitet të aktit çnjerëzor i kishte kërkuar të vinte e veshur në të zeza, kurrë nuk e meritonte, Me gjithë dështimin e saj të tmerrshëm si nënë, askushnuk ka të drejtë ti vras asaj dinjitetin. Aktin publik cinik e të pashpirt të Rames bipolar nuk meritonin Xhuvanet, sikundër nuk e meritonin kurrë të gjallët dhe as të vdekurit e kësaj toke. Rama është një shpirt katran që, si bir i të keqes, përdhos kodin e vdekjes, moralin e një kombi të tërë!
Dy fjalë për Luizën, që me daljen e saj ne atë show mortor në pallatin e kryeministrisë shokoi mua dhe besoj mbarë opinionin, zgjoi elozhe qeveritare dhe të lakejve të qeverisë, mallkime dhe rrebesh sulmesh nga të tjerët. Mendoj se Luiza Xhuvani ka pergjegjësi të përjetshme për faktin se, si deputete e PS, përdori pushtetin e saj për të liruar të birin nga burgu sikur të kishte vrarë një derr dhe jo një bir nëne, bashkëmoshatar me djalin e saj vrasës. Përgjegjësi të përjetshme dhe më të madhe ka Luiza, që si nënë edhe pas këtij akti rikandidoi për deputete.
Po rikujtoj këtu se nuk janë të rralla ato nena që kanë bërë cdo sakrificë, kanë lënë cdo gjë, kanë përdorur cdo mjet e rruge të mundshme, përshi këtu dhe burgun për fëmijët e tyre, vetëm e vetëm për ti nxjerrë ata nga kthetrat e drogës dhe krimit dhe ja kane dalë e i kanë shpëtuar ata! Kurse për daljen e saj ne show-n makabër, deklaratën e saj publike shpërftyruese para mediave të shkruar nga Edi Rama se po dorëzonte mandatin për barazinë para ligjit dhe shtetin ligjor, dhe që ishte gjëja më e pavend e jetës së saj, jam i prirur të besoj se vendimi nuk ka qenë i saj. Me këtë nuk dua të them se e morën zvarrë apo me forcë në kryeministri. Por dua të them se një njëri që përjeton tronditjen më të thellë mendore, psiqike, shpirtërore dhe që mund të pësoj humbjen apo bllokimin e plotë të arsyes, logjikes, fakulteteve të saj mendore, nuk mund të gjykohet për vendimet absurde të momentit dramatik që përjeton. Ndaj dhe ata, që për show-n shëmtirë e të neveritshëm fajësuan Luizën, mendoj se janë nxituar. Kurse ata që e bënë këtë, për të lehtësuar Ramen per show-n e tij horror të orës 18:30 të dt 4 nentor, janë thjesht lakej, mjeran
të tij.
Kështu që për mua, projektues dhe realizues, autor i vetëm i shfaqjes në përmasa morale të përbindshme të darkës së 4 nëntorit është një dhe vetëm një; është vetëm Edi Rama. I vendosur në bankën e të akuzuarit për 5 vrasjet e Kostandinit te Partise, mikut të ngushtë dhe për kokë të Tahirit dhe te familjarëve të tij më të afërt, Rama e dinte se cdo shqiptar shifte dorën e tij të zezë, gishtin e tij të zi në këmbëzën e revoles së Kostandinit tek ekzekutonte një nga një dhe me gjakftoftësi katër qytetarë, tre të rinj dhenjë mesoburrë tek dremiste në një lokal në zemër të Tiranës në orën 4:20 të mëngjesit të dt 4 nëntor.
Ishte Rama që së bashku me Ina Ramën dhe B. Topin nxorrën nga burgu pa vuajtur dënimin, xhelatin e viktimave të 4 nëntorit. Ai e dinte mirë se cdo shqiptar shikonte dorën e zezë të Ramës në kallashin e Kostandinit tek shkrehte breshëri kundër policëve të shtetit dhe me bandën e tij nuk i lejoi ata të futen për të asgjesuar drogën në fshatin e Tahirit të tij.
Rama e ka të qartë se për cdo shqiptar, gishti i tij i zi ishte një me atë të Konstandinit tek qëllonte me breshëri në Gjirokastër të riun E. G. të cilin e shpëtoi Zoti dhe jo 29 policë që ishin prezent në këtë ngjarjen kriminale.
Shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama kishte dorën e tij të zezë në kallashin e vrasësit serial te Partisë tek derdhte breshëri në Lazarat kundër Policisë dhe nxirrej nga rrethimi e sillej me shpejtesi ne mjediset e parlamentit per t?u bashkuar me vrasësit e tjerë të Ramës kundër opozitës. Për të fashitur në një lloj mënyre, sipas mendjes së tij te sëmure, këto opinione kundër tij dhe larë njollat e gjakut në duart e tij, atij i duhej tani Luiza dhe askush tjetër në vend të saj si kurban i tij publik, në mënyrë që me daljen, deklaratën lejfeniste, pseudoheroizimin, me sakrificën e mandatit në emer të barazisë para ligjit, ajo të tërhiqte mbi vete perçmimin maksimal, përbuzjen dhe neverinë e mbare publikut shqiptar.
Bash për këtë arsye ai në show-n e tij makabër nuk mund të kërkonte ndjesë familjeve te viktimave dhe mbare shqiptarëve. Rama, per shkak të lidhjeve me krimin e shëmtuar me vrasesin serial, nuk mund te ngushellonte familjet e viktimave as dhe te zëvëndësonte Luizën në konferencën e shtypit me njerën nga nënat që varrosi djalin atë mbasdite. Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme, më skllavëruese të njëriut. Janë këto lidhje që nuk lejuan Ramën të denojë qoftë dhe me një fjale te vetme autorin e 5 vrasjeve, Kostandinin e Partisë.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një tur takimesh me b...
Axhenda e kryeministrit Edi Rama për vizitën e tij në Serbi ...
Nga Spartak NGJELAÇështë ky Prokuror i Përgjithshëm i cili, ...
Ish kryeministri Sali Berisha mbeshtet protestat e studentev...
Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta në një prononcim për mediatK...
Presidenti i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeveri...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir BushatiIntervista e plo...
Drejt perfundimit procesi i plotesismit dhe zgjedhjeve te st...
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot 2...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin socia...
Nga Sali BERISHASot PD organizoi nje tryeze te gjere dialogu...
Kryetari i Partisë Demokratike mbledh në tryezë përfaqësuesi...
Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës ku pritet t...
Nuk harrohet z.Rama skandali që i parapriu vrasjes së katërf...
Kuvendi po diskuton sot projektligjin “Për pensionet e puno...
Do respektojmë të drejtën Kushtetuese të Presidentit për Guv...
Vizita e kryeministrit Rama në Beograd, sinjal i qartë që Sh...
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionet Parlamentare t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...