web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta: Mazhoranca do ndryshojë rregulloren, opozita te reflektojë

7 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta në një prononcim për mediat

Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh sot në një prononcim për mediat se, ?ndryshimi i fundit i Rregullores së Kuvendit, i iniciuar me propozimin e Kryetarit të Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, synon plotësimin e një kërkese prej disa kohësh të bërë nga opozita, në mënyrë që ata të kenë të drejtën e kohës për të folur pas Kryeministrit, po aq sa ai?.

Sipas Kreut të Kuvendit, ?ky është një hap mjaft bashkëpunues nga ana mazhorancës. Ndoshta nuk mund të gjendet në asnjë Parlament tjetër të asnjë vendi demokratik, por përsëri më mirë të kemi më shumë demokraci sesa më shumë kufizime për arsye të veçorisë, rastit konkret, kur Kryetari i opozitës nuk ndodhet në Parlament për shkak të një funksioni tjetër që ai ka, atij të Kryetarit të Bashkisë?.

Duke iu përgigjur pyetjes nëse opozita do të bëhet pjesë e kësaj iniciative, pas mbështetjes që mazhoranca i bëri kërkesave të opozitës, Meta u shpreh se, ?sigurisht, kjo është një çështje që i takon vetë opozitës. Ne jemi të vendosur për të ecur në këtë drejtim dhe në seancën më të afërt ne do ta konkretizojmë. Pra, do ta votojmë. Pastaj i mbetet në dorë opozitës për ta shfrytëzuar këtë mundësi. është një e drejtë e tyre?.

Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta në një prononcim për mediat

Ndërsa pyetjes për lënien e mandatit të deputetes Luiza Xhuvani dhe nëse kërkesa ka shkuar në KQZ, Meta u përgjigj se, ?Të jeni të sigurt që, lidhur me procedurat që ndiqen në këto raste do të veprohet sipas rregullave të caktuara dhe kjo nuk është më e rëndësishme. Pavarësisht nga tragjedia mjaft e rëndë që ndodhi, në fund të fundit dorëheqja është një akt që vlerësohet dhe sjell një standard të ri në sjelljen e figurave publike, në raport me opinionin publik. Ky është një mesazh për të gjithë deputetët, politikanët dhe zyrtarët?.

Kryetar i Kuvendit u shpreh se nuk ka rëndësi nëse mandati u la në Kryeministri dhe nuk u la në Kryesinë e Kuvendit.

Lidhur me vizitën e ryeministrit Rama të hënën në Beograd, Meta u shpreh se, ?Pata kënaqësinë e veçantë të takojë në mënyrë të veçantë Nënkryetaren e Parlamentit të Serbisë, e cila ndodhet në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, në mbledhjen e grupit të punës për Procesin e Europës Juglindore dhe kemi patur një bisedë mjaft konstruktive, mjaft mirëkuptuese. Aq sa të dy vazhdimisht shpreheshim se askush nga ne nuk mund të binte më shumë dakord për ato që po thuheshin. Pra, është një vizitë e cila zhvillohet në drejtimin e duhur, është një vizitë që tregon vendosmëri për të ecur më tej drejt rrugës së normalizimit dhe bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë. Sepse Shqipëria dhe Serbia kanë një përgjegjësi të veçantë për të ardhmen të të gjithë rajonit dhe këtë përgjegjësi do ta ushtrojnë dhe duhet ta ushtrojnë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, përmes tolerancës, përmes kreativitetit, përmes mospërsëritjes së frymës konfliktuale të së kaluarës. Sepse duhet të jemi të vendosur për të bërë një histori të re, jo një histori në shërbim të së kaluarës, por një histori për të ardhmen në shërbim të fëmijëve tanë dhe të gjeneratave të ardhshme?.

Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta në një prononcim për mediat

Ndërsa duke folur për zhvillimet në Kosovë, Meta u shpreh se ?përsa i takon zhvillimeve në Kosovë më duhet thjesht të mbështes apelin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jacobson atje. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më të shpejtë. Kosova ka nevojë për formimin e të gjitha institucioneve të saj dhe shpresojmë për këtë gjë. Pra që në ditët e ardhshme Kuvendi të mblidhet dhe bashkë me konstituimin e plotë të Kuvendit të konstituohet qeveria dhe gjithë institucionet e tjera. Kosova nuk e ka luksin për të tejzgjatur një situatë të tillë, sepse pavarësisht se edhe Kosova ashtu sikurse edhe ne dëshiron të shkojë në Bruksel, nuk mendoj se rasti i Belgjikës duhet marrë si shembull në këtë kontekst. E mbështes plotësisht Ambasadoren e SHBA, për fat të keq do të doja të mbështesja ndonjë lider shqiptar në këtë rast?.





Lajmet e fundit nga