Gjirokastër/ Vjedhje me dhunë, kapet autori
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
?News24? ka intervistuar rojen e lokalit ku ndodhi vrasja e katërfishtë dy netë më parë. Ish-nënkomisari Anton Binaku, ka qenë personi që ka lajmëruar policinë dhe dëshmon ngjarjen në të cilën ka qenë prezent.
Z.Binaku çfarë dini për rrethanat e ngjarjes, pasi rezulton që keni qenë person, i cili keni njoftuar në kohe rekord sallën operative të policisë??
Unë jam punonjës i lokalit dhe kam qenë i pranishëm në ngjarje. Dua të them se deri tani janë dhënë shumë versione që nuk ekzistojnë.
Personat e përfshirë në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin dhe nga mënyra se si komunikonin pak para ngjarjes, nga që kam qenë brenda në lokal i kam parë komunikimet. Dy tavolinat kanë qenë paralel me njëra- tjetrin. Dukej që njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk kishin ndonjë konflikt. Personi që mendohet si autor, pak para ngjarjes ka qerasur dy viktimat (Edison Jaho dhe Enea Xhaj). Arsyet përse ka lindur debati dhe si ka lindur e di vetëm ai (Kostandini). Unë deri në momentin e të shtënave kam qenë prezent dhe kam para komplet ngjarjen. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë kam dhënë deklarimin tim. Në momentin e të shtënave unë kam dalë menjëherë nga lokali pasi në ato momente degradoi situata dhe dola për të mbrojtur veten.
Në orën 04:19 minuta kam telefonuar numrin 129 të policisë, e kam të regjistruar dhe në telefon. Falë njoftimit në kohë dhe mbërritjes së shpejtë të patrullës së Komisariatit Numër 1 është bërë e mundur kapja e autorëve.
Ka arritur një patrullë me dy punonjës. Në momentin që i plagosuri (Arbër Demiraj) ka qenë në mjetin fuoristradë tip Benz kanë qenë dhe dy persona të tjerë, ata janë bllokuar nga një punonjës policie. Ndërsa punonjësi tjetër i policisë ka parë Kostandin Xhuvanin duke u larguar me vrap dhe madje kam dëgjuar të shtëna, ka mundësi të ketë qëlluar dhe në bazë të versionit të policisë ka kundërshtuar, atë do e nxjerrë ekspertiza. Në ikje e sipër dhe mund të ketë qëlluar në ajër a drejt nuk e di.
Me aq sa ju keni parë a ka qenë Kostandin Xhuvani personi që ka qëlluar me ose pa dashje ndaj të katër viktimave?
Nuk di gjë pasi sapo kanë filluar të shtënat kam dalë.
Shtetasi italian Paolo Azolo në ç`pozicion të lokalit ka qenë i ulur?
Paolo Azolo ka qenë rastësisht në lokal, ai ka mbetur viktimë e plumbave të qëlluar. Përfundimin do e nxjerrë ekspertiza por për mendimin tim ai ka qenë viktimë e rastësisë. Ai ka qenë i ulur pranë derës kryesore në krahë të majtë, tavolina e parë sa futesh mbrapa dy viktimave të tjerë të cilët në momentin që janë vrarë po përpiqeshin të dilnin.
A ka patur biseda Azolo me personat e përfshirë në sherr?
Azolo ka pas ardhur disa herë, njeri i dashur bënte muhabet me të gjithë, kujt nuk i shkonte, i përshëndeste të gjithë. Nuk mund ta themi se ka marrë plumbin afër zemrës, që ka qenë për hakmarrje. Për mendimin tim edhe si ish-punonjësi policie këto janë versione kot. Për mua ka qenë viktime e rastësishme. Përfundimin do e nxjerrë ekspertiza pasi unë nuk kam qenë në momentin kur janë shkëmbyer. Aty janë gjetur dy pistoleta dhe do merret vesh se cila pistoletë do të jetë përdor ndaj këtij apo atij, këto janë veprimet e mëtejshme të hetimit. Edhe Arbër Demiraj mendoj se mund të jetë viktimë e rastësishme.
A kishte klient në lokal në momentin e ngjarjes?
Ishte italiani me një shqiptar, një ish punonjës policie që ndodhej në banak , banakieri dhe kamarieri duke bërë llogaritë pak më poshtë sepse lokali ka qenë i mbyllur, orkestra ka qenë larguar ne po prisnim daljen e këtyre personave të dy tavolinave. Nuk mund ma mori mendja që do degradonte situata, sepse nuk pashë ndonjë shenjë se unë zakonisht lajmëroi vetë patrullën menjëherë dhe kështu kam vepruar. Kam disa muaj aty dhe ai lokal nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla, ai si lokal s?ka pas ndonjëherë probleme të tilla. Për mua ka qenë një ngjarje e çastit
Sa orë kishin në lokal?
Këta të katërt që ishin në tavolinë më vete?
Kur thoni të katërt kë keni parasysh?
Kostandini me shokët e vet, me Arbërin, Albanin dhe Eraldin se emrat më vonë ua mësova. Si fytyra unë njoh Albanin dhe Arbërin, se kanë ardhur shpesh kanë qenë klient, na kanë respektuar ndonjëherë dhe i kemi respektuar. Paralel me ta kanë qenë dy viktimat, kurse italiani me shqiptarin kanë qenë sa hyn afër derës së lokalit. E shtëna është bërë në derë të lokalit unë në ato momente kam dalë kam njoftuar menjëherë policinë. Në ato momente nuk e di çfarë është bërë brenda në lokal.
Ka qenë telefonata juaj ajo që ka ndihmuar policinë për kapjen e autorëve?
Është telefonata ime dhe ruajtja e vendit të ngjarjes, nuk kam lënë asnjeri që të prish vendin e ngjarjes ka ardhur doktori ka parë italianin me shenja jete dhe e ka marrë menjëherë dhe e ka çuar në spital ku ka ndërruar jetë. Mendoj se kjo është një ngjarje e çastit, banale.
A ka patur kamera sigurie brenda në lokal?
Lokali brenda nuk ka patur kamera sigurie, aty para (jashtë lokalit) mund të ketë
Situata gjatë natës si shkoj?
Shkoj gjithçka qetësisht. Nuk ka pasur probleme kurrë ai lokal, ndonjë debat të vogël dhe ka patur por deri në këtë pikë jo.
A kanë qenë klient të lokalit Edison Jaho dhe Enea Xhaj?
Edisoni ka pas ardhur shpesh në lokal, ndërsa Enea rrallë. Pronari Xhelo Vasjari ka qenë në shpi që në orën 10.
Po armët ku janë gjetur???
Një armë është gjetur në krah të viktimave në lokal në shesh ndërsa tjetra i është kapur Kostandin Xhuvanit, që thuhet se e kishte hedhur në ferra.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Pertef Musabelliu, babai i Alfred Musabelliut, që u vra tre ...
Një 25 vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në lag...
Për herë të parë shqiptarët kanë mundësi të vizitojnë një mu...
Nga Sadik BejkoNga nipi Elvi moa vesh lajmin e hidhur per nd...
Zbulohet kronologjia e ngjarjes së rëndë ndodhur mëngjesin e...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka thënë se Kons...
Prokuroria e Tiranës ka ngritur zyrtarisht akuzat për dy të ...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka thënë se Kons...
Një prej dëshmitarëve okularë në krimin e katërfishtë të mën...
Kjo eshte pamja e ofruar ne mengjesin e 5 nentorit ne ate te...
Policia e qarkut Korce ka njoftuar kapjen dhe arrestimi në ...
Deklarata e deputetes socialiste Luiza Xhuvani:Fjalët nuk më...
Katër viktimat e sotme duket se janë vrarë nga e njëjta armë...
Policia e Tiranës ka dhënë disa detaje për ngjarjen e rëndë...
Një krushqi e prishur mes dy familjeve ka shkaktuar një vikt...
4 persona u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit të ditës ...
Dubai është një shtetet që formoi UAE (United Arab Emirates)...
1. Hoy parashikon sulmin në OklahomaAmerikanja Hana Hoy ësh...
“Njerëzit janë alergjik në ndryshime. Parapëlqejnë të thonë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...