Tiranë/ Shpërthim në një fabrikë bitumi në fshatin Bulticë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak çaste më parë në një...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inagurimin e ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe të çeljes në këtë Drejtori të zyrës One-Stop-Shop për shërbimin e qytetarëve.
?Në të gjithë këtë periudhë kohe janë bërë shumë gjëra, por ajo që s?është bërë ende, sepse kërkon kohë dhe qasje të re është shërbimi cilësor për qytetarët. Jemi të vetëdijshëm se, nëse në shumë aspekte qytetarët mund ta prekin ndryshimin që përcjellim në aspektin e shërbimeve, jemi larg asaj që qytetarët aspirojnë, por dhe ambicies tonë për shtetin?, tha Kryeministri Rama.
?Është me rëndësi të theksohet se, këtu nuk po bëhet ndonjë përurim rutinë, apo ndryshimi pamjes së një godine, megjithëse në këtë pikë s?ka kontestime për fasada, nuk na e kalon askush, këtë e pranon edhe opozita që na e kujton gjithmonë këtë gjë duke menduar se na thotë një gjë që nuk na pëlqen , por në fakt kemi kuptime të ndryshme për shprehjen mos i shih gunën por punën, sepse guna ka shumë rëndësi kur vjen fjala për një shtet dhe në këtë aspekt jemi të zotët?, u shpreh kreu i qeverisë.
Por, vijoi Kryeminsitri Rama, ?sot inagurojmë një zyrë që ndryshon atë rrënim që po kalonte policia. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se çfarë pamje rrënuese kishte Drejtoria e Policisë?.
?Transformimi godinës ka të bëjë me transformimin brenda saj. Kalohet nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që do të funksionojë 24 orë në 24. Një shërbim që do të jetë unik, dhe shumë procedura që qytetarët i bënin në disa sportele, do t?i bëjnë të gjitha këtu në një sportel dhe ky është një transformim shumë i rëndësishëm, që na jep mundësi të luftojmë atë korrupsion që ua ka sjellë në majë të hundës të gjithë qytetarëve, që është korrupsioni i jetës së përditshme, korruspioni i marrjes së të drejtës vetëm nëpërmjet parasë?, tha Rama.
Me këtë lloj shërbimi, shtoi Kryeministri Rama, ?qytetari nuk është më përballë nënpunësit të radhës, por përballë një strukture transparente, ku depoziton dokumentacionin dhe merr në dorë kopjen. Në bazë të gjithë procedurës dixhitale merr përgjigjen në afatin e caktuar. Mospërgjigja në afatin e caktuar bën me përgjegjësi zyrën përkatëse. Kjo bën që të ndiqet deri në fund çdo kallëzim?.
Nga ana tjetër, theksoi Rama, ?nuk është detyrim të aplikohet fillimisht në Drejtorinë e qarkut, më pas në Drejtorinë e Përgjihshme. Sot të gjitha bëhen në një. Kjo lehtëson barrën e pamundësisë që deri sot keni pasur për të dhënë një kallëzim në këtë zyrë të policisë. Sot bëjmë një eleminim drastik të burokracisë, rrisim cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit, por dhe të punës së policisë?.
?Kemi të bëjmë me shërbime të ndryshme dhe një numër të madhe qytetarësh, që falë shërbimit cilësor do të vijnë me besim se kallëzimi i tyre do të dëgjohet dhe për të marrë shërbim në këtë zyrë nuk do të kenë nevojë të paguajnë asgjë?, tha Rama.
Ky, vijoi Kryeministri Rama, ?është vetëm fillimi, sepse synimi për shërbimin e polcisë është shumë më i madh se kaq, sespe qëllimi është që të gjithë shërbimet për qytetarët të jetë unik. Çdo shërbim nga hipotekat, tek shërbimet policore etj, t?i marrin në një pikë të vetme dhe virtualisht nëpërmjet sistemit dixhital?.
?Ne po punojmë, qytetarët do të fillojnë të shohin lehtësime në këtë aspekt. Territori, ku sot gjendet struktura e dikurshme e Gardës do të transformohet në një territor të shërbimeve më cilësore në Rajon pa dyshim, por edhe nga më cilësoret në Europë. Kjo është ambicia jonë dhe jam i sigurt që do të jemi sërish së bashku për të parë frutet e kësaj pune?, tha Rama.
Ndërkohë, theksoi Rama, ?për një kohë të shkurtër, transformimi këtu na jep mundësi që qytetarët të shërbehen si qytetarë të Europës dhe njerëzit që janë brenda të ndjehen pjesë e një sistemi të madh?.
Tahiri: Zyrat e shërbimit të policisë, shmangie e burokracive dhe korrupsionit
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri theksoi se, ?hapja e zyrave të shërbimit pranë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, do të bëjë të mundur shmangien e burokracive dhe të korrupsionit?, teksa shtoi se, ?kështu do të nisë punë policia moderne dhe siç duhet të jetë?.
Ministri Tahiri u shpreh se, ?Zyrat e Shërbimit do të operojnë përmes parimit ?one stop shop?, dhe sipas së cilës do të mund të ofrohen 75 lloj shërbimesh administrative?.
Minsitri Tahiri theksoi se, ?këto zyra do të jenë të hapura 24 orë, në shërbim të qytetarëve, dhe se këto zyra do të ngrihen në çdo Drejtori policie në vend?.
?Zyrat e Shërbimit, janë hapi i parë drejt ndryshimit rrënjësor të Policisë. Ato eleminojnë burokracitë e panevojshme pasi operojnë sipas parimit ?one stop shop?. Përmes këtij parimi do të mund të ofrohen 75 lloj shërbimesh administrative. Deri dje kjo kishte burokraci, korrupsion. Nga sot hapja e ?one stop shopit?, qytetari e merr shërbimin si në rrethe ashtu edhe në kryeqytete, pa u detyruar të kontaktojë me shumë njerëz, duke u paraqitur para Drejtorisë së Policisë. Shpesh qytetarët janë paraqitur për problemet e tyre, dhe u janë thënë se policia ka halle më të mëdha. Nga sot qytetari nuk do të paraqitet tek një roje, por tek këto zyra që do të jenë të hapura 24 orë në 24.?, tha Tahiri.
Një tjetër risi që nënvizoi Ministri Tahiri është edhe fatura e denoncimit që do të marrë qytetari në momentin që bën denoncimin në zyrat e policisë, të cilat kanë edhe numrin unik të çështjes, që sipas ministrit do të krijojë lehtësira për qytetarin pasi procesi mund të kontrollohet që nga shtëpia.
?Gjithashtu qytetari do të marrë faturën e denoncimit, e cila ka numrin unik të çështjes, dhe që mund të kontrollohet edhe nga shtëpia me internet?, tha Tahiri
Gjithashtu Ministri shtoi se kjo do të bëjë të mundur edhe evitimin e mos efektivitetit të punës së policisë, ndërsa nga ana tjetër, është një garanci për punën e efektivëve blu.
?Në këtë mënyrë evitohet mos efektiviteti i punës së policisë, por që garanton punën e policisë së shtetit, edhe fizikisht zyrat e shërbimit janë konceptuar të hapura, pasi policia do jetë siç duhet të jetë. Të tilla zyra do të hapen në çdo drejtori policie, për të ndërtuar polici modern?, u shpreh ministri Tahiri.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak çaste më parë në një...
Sipas një studimi të ri, kriminaliteti i organizuar “realizo...
Bandat shqiptare e bëjnë Gjermaninë të pasigurtë. Sipas një ...
Pas publikimit të skandalit ku kryetari i shoqatës “Jetimët ...
Gjithnjë e më shumë të rinj nuk janë duke blerë automjete. M...
Në Kosovë të enjten më 02.10 zhvillohet seanca e radhës për ...
Pasi krijon besimin se djali që ka njohur është një jetim që...
Ky gjithmone ka bere diferencen. Edhe ne kete foto duket ndr...
Fiks fare nisi sot transmetimin e një investigimi që do të ...
Në kohën që drejtësia nuk ka folur ende për ish-kryetarin e ...
Dy javë pasi policia çaktivizoi nga automjeti tip “Volkswage...
Një person është drejtuar për në Komisiariatin e Policisë nu...
Raporti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili mbulon periu...
Autoritet kufitare greke në pikat me Shqipërinë do të ndjek...
Ambasada e SHBA-ve ne Tirane ka publikuar nje njoftim per ap...
Me iniciativa gjithnjë të reja, Amazon po e ndryshon në mëny...
Ajo për të cilën kishte dyshime prej kohësh, tani është e si...
Në debatin për gjendjen e rënduar të teksteve në sistemin pa...
Bankat e huaja në Shqipëri japin kredi në Euro për shkak të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kallëzon penalisht pranë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...