Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sipas një studimi të ri, kriminaliteti i organizuar “realizon” shuma miliardëshe treshifrore në Evropë. Pjesa më e madhe e parave përfundojnë në ekonominë e ligjshme. E prekur është edhe Gjermania.
Ndoshta jo pa shkak një universitet italian mori financimin për studimin: atdheu i mafias ka një përvojë të pasur me krimin e organizuar. Por strukturat mafioze sipas studimit të bashkëfinancuar nga BE, janë përhapur prej kohësh në gjithë Evropën. Londër, Paris, Madrid apo Berlin – janë këto pikat nevralgjike. Autori i studimit, profesor Michele Riccardi nga Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë në Milano, vlerëson se kriminelët me piraterinë e produketeve, tregtinë e drogës apo kontrabandën e cigareve çdo vit fitojnë më shumë se 100 miliardë euro. Vetëm me produktet e imituara realizohen çdo vit 42 miliardë euro, pra gati gjysma e gjithë xhiros. Riccardi në intervistë me DW e cilëson piraterinë e produkteve një krim “të nënvlerësuar”.
Sebastian Fiedler, zv/kryetari i Ligës së Zyrtarëve gjermanë të Kriminalistikës, në intervistë me DW i cilëson shifrat madje “një vlerësim shumë konservator”. Vetëm për Gjermaninë OECD llogarit një xhiro prej 50 miliardë eurosh nga burime kriminale. Sepse sipas Fiedler, i gjithë sektori i kriminalitetit fiskal, për shembull problemi i mashtrimeve me taksën mbi vlerën e shtuar, mbetet jashtë studimit të universitetit në Milano.
Pastrim intensiv i parave
Për autoritetet hetuese më e vështira është se të ardhurat nga krimi i organizuar derdhen menjëherë në ekonominë legale. “Krimineli kështu fsheh burimin e vërtetë të mallit të tij dhe i jep atij një pekt të ligjshëm”, thotë Fiedler. Një fushë tipike për këtë është biznesi i restoranteve pasi aty përdoren shumë paratë e thata, por edhe sektori i ndërtimit dhe para së gjithash ndërtimet publike. Riccardi e shpjegon kështu: “Ka subvencione, kemi prokurimin publik dhe grupe kriminale që mund të korruptojnë apo shantazhojnë politikanë apo që depërtojnë në fushën e politikës administrative.”
Por kriminelët shfrytëzojnë edhe fusha të reja si energjia e ripërtëritshme pasi kontrolli i tyre është shpesh ende i dobët apo në ngritje e sipër, beson Riccardi: “Këtë kriminelët e shfrytëzojnë ose infiltrojnë në këto fusha.” Sebastian Fiedler tërheq vëmendjen se pastrimi i parave është një problem i madh edhe për ekonominë e ligjshme “pasi sjell deformime të rënda të konkurrencës”, një fenomen që shpesh nuk merr kujdesin e duhur. Për këtë arsye sipërmarrësit duhet të jenë të interesuar në sqarimin e praktikave të biznesit të konkurrencës kriminele.
Duhet arritur tek pasura e keqbërësve
Studimi përshkruan qytete gjermane si Kölni, Duisburgu dhe Shtutgarti si qendra të mafies italiane, Berlinin si pikëtakimin e njerëzve të dyshimtë nga Rusia që bëjnë biznese të dyshimta me imobilje. A është i tepruar ky vlerësim? Në asnjë mënyrë, thotë Fiedler: “Këtë e konfirmoj në mënyrë absolute por kjo është vetëm një pjesë e vogël e problemeve që kemi.” Gjermania për fat të keq nuk është “vetëm vendi i qetësisë por edhe një hapësirë investimi për mafien italiane”. I pyetur për zgjidhje të mundshme, eksperti gjerman i kriminalistikës pëmend para së gjithash një gjë: “Masat duhet të prekin pasurinë e keqbërësve.” Atje është nervi i kriminalitetit të organizuar, çdo kundërmasë duhet ta ketë atje pikënisjen. Por ai thotë se nuk sheh deri tani një strategji të përgjithshme të qeverisë gjermane.
Michele Riccardi mund të japë mësime nga përvoja italiane me mafien. I sukseshëm ka rezultuar para së gjithash “konfiskimi i sipërmarrjeve të kontrolluara nga kriminelët”, ky është instrumenti më i suksesshëm i policisë kundër mafies që prej 30 vjetësh. Këtë duhet ta përdoron edhe vende të tjera. Veç kësaj: një ndërgjegjësim më i madh tek policia dhe shoqëria civile, se kriminelët depërtojnë në ekonominë e ligjshme dhe prej atje mund të bëhen të pavarur.
E vetëkuptueshme është në këtë temë se nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërkombëtar. Në rastin e disa vendeve kjo nuk është e lehtë. Me raportin e tensionuar me Rusinë për shembull autoritetet e BE-së për momentin nuk mund të presin shumë bashkëpunim nga Moska. Sebastian Fiedler sheh megjithatë brenda BE një obligim për Komisionin. Kur ishte fjala për ndihma financiare për Qipron ajo u gjend para fenomenit “të papritur” që ishulli ishte një strukturë larje parash për rusët. “Komisioni duhet ta dijë menjëherë se si paraqiten vendet e veçanta në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.”.
Në këtë kontekst Evropa duhet të bëjë më shumë për të tharë oazet fiskale. Pastrimi i parave dhe oazet fiskale janë të lidhura shumë ngushtë. Michele Riccardi e sheh vlerën e studimit para së gjithash në evidentimin e degëve të ekonomisë veçanërisht të rrezikuara dhe të vatrave të nxehta gjeografike, në mënyrë që policia dhe vendet e veçanta të BE-së të mund t’i identifikojnë dhe vëzhgojnë më mirë këto pika.
Bandat shqiptare e bëjnë Gjermaninë të pasigurtë. Sipas një ...
Pas publikimit të skandalit ku kryetari i shoqatës “Jetimët ...
Gjithnjë e më shumë të rinj nuk janë duke blerë automjete. M...
Në Kosovë të enjten më 02.10 zhvillohet seanca e radhës për ...
Pasi krijon besimin se djali që ka njohur është një jetim që...
Ky gjithmone ka bere diferencen. Edhe ne kete foto duket ndr...
Fiks fare nisi sot transmetimin e një investigimi që do të ...
Në kohën që drejtësia nuk ka folur ende për ish-kryetarin e ...
Dy javë pasi policia çaktivizoi nga automjeti tip “Volkswage...
Një person është drejtuar për në Komisiariatin e Policisë nu...
Raporti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili mbulon periu...
Autoritet kufitare greke në pikat me Shqipërinë do të ndjek...
Ambasada e SHBA-ve ne Tirane ka publikuar nje njoftim per ap...
Me iniciativa gjithnjë të reja, Amazon po e ndryshon në mëny...
Ajo për të cilën kishte dyshime prej kohësh, tani është e si...
Në debatin për gjendjen e rënduar të teksteve në sistemin pa...
Bankat e huaja në Shqipëri japin kredi në Euro për shkak të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kallëzon penalisht pranë...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pë...
Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në Grams...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...