web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I pandehuri grushta prokurorit

25 Shtator 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Prokurori Ervin Beqiri është rrahur me grushta dhe shkelma nga një burgosur i burgut të Shën Kollit në Lezhë.

Autori i sulmit është Mariglen Përgjini.

Shkak i sulmit është fakti se prokurori kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg, pasi Përgjini akuzohej për vrasje e plagosje.

Beqiri ndodhej në burg për të marrë në pyetje dy të burgosur të tjerë.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksojnë se dy gardianët që nuk kanë vepruar në sulmin fizik ndaj prokurorit janë vënë nën hetim, ndërkohë që shefi i sigurisë së burgut është arrestuar me urdhër të prokurorisë. 

Pas incidentit, prokurori Beqiri bëri kallëzimin penal  jo vetëm ndaj të dënuarit Mariglen Përgjini, por edhe dy gardianëve të cilët nuk vepruan për të shmangur ngjarjen.





Lajmet e fundit nga