web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapen "letrat" e Fullanit

25 Shtator 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Të gjithë tenderat që mbajnë firmën e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani,do të hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Mësohet se task-force do të kalojë në sitë nga tenderimit duke filluar letrat A4 që përdorte banka, tenderi i kartolina dhe zarfave për fundvit, deri tenderat miliona euroshe si hotel Dajti, rikonstruksioni i godinës qëndrore të bankës si dhe qeratë që banka paguan tek privati për ambjentet, raporton Ora News.

Grupi hetimor i që po heton të gjithë paratë që janë përdorur nga banka qëndrore për tendera,ka filluar marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve që kanë qënë pjesë e komisioneve vlerësuese të ofertave.

Organi i hetimit për shkak të dyshimeve se mund të ketë patur abuzime gjatë organizimit të tendereva nga Banka e Shqipërisë,ka zgjedhur të shikojë mënyrat e pranimit të ofertave.

Megjithatë vëmendja më e madhe gjatë hetimit do jetë do të jetë e përqëndruar tek privatizimi i Hotel Dajtit.

Banka e Shqipërisë e bleu hotelin e famshmë për 30 milion euro , vitin 2010 me prokurorim të drejtpërdrejtë.

Një tënder i cili pritet të hapë mjaft debate është rikonstruksioni i Hotel Dajtit.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se Banka e Shqipërisë ka paguar 1,5 milion euro,për ti kthyer në zyra pune ambjentet. Por pavarësisht parave të paguara gjendja e ndërtesës vazhdon të jetë e njëjtë, prej vitesh.

Prokuroia e Tiranës është e fokusuar dhe në hetimin e qerave marramendese që banka paguan tek privatët për ambjente,duke qënë se godina kryesore prej dy vjetësh është në rikontruskion.

Mbi 6 milion euro në vit është llogaritur qereja që banka paguan tek privatët. Tenderi për rikonstruksionin e godinës kryesore të BSH dhe shkelja e afatit të punive me dy vjet, do rishikohen me imtësie. Ndërsa shkelja më e madhe në këtë tender është shuma që është ivestuar në rindërtim,pasi asnjëhëhre nuk është bërë e ditur për publikun.





Lajmet e fundit nga