web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHKB pranga policit për ngacmin seksual

23 Shtator 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë të rolit bazë në Berat, Kamber Grëmshi, i dyshuar për ngacmim seksual.

Grëmshi ishte me shërbim pranë filialit të Bankës Shqiptare në këtë qytet dhe kishte përfituar nga njohja me familjen e 41-vjeçares për të hyrë si mik në shtëpinë e saj.

Por në mesditë, vizita në banesën e saj duket nuk ka qenë e një miku familjar. Sipas kallëzimit, polici tentoi të kryente marrëdhënie me gruan.

Ajo jo vetëm ka reaguar ashpër, por ka kontaktuar efektivët e SHKB, të cilët kryen menjëherë ndalimin e efektivit.

Ai rrezikon të vuajë nga 1 deri në 5 vjet burg.





Lajmet e fundit nga