web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grupet më të mëdha në vend për 2013-n

14 Shtator 2014, 20:47, Ekonomi CNA

Janë disa grupe që janë fuqizuar gjatë viteve të fundit, duke u renditur ndër sipërmarrjet më të mëdha në vend. Në një zhvillim pozitiv, me përjashtim të grupit Çalik, të tjerat janë me pronësi vendase. Monitor sjell grupet më të mëdha në vend (llogaritur duke mbledhur faturimet vjetore të sipërmarrjeve me aksioner të njëjtë).

?Kastrati Group?

Tregtuesi i naftës, ?Kastrati Group? (që përfshin dhe kompaninë tjetër të naftës ?Kaspetrol?) është një ndër grupet me rritje më të shpejtë në vitet e fundit, duke u bërë në 2013-n më i madhi në vend, pozicion që deri në 2012-n e mbante Çalik. Xhiro e kombinuar e grupit të tregtimit të naftës ishte 68 miliardë lekë, me një rritje prej 30% me bazë vjetore (viti i dytë radhazi me rritje dy shifrore), e udhëhequr nga performanca e mirë e Kastratit.

?Çalik Group?

Grupi turk, që zotëron tri kompani të mëdha në vend, BKT, ?Albtelecom? dhe ?Eagle Mobile? (dy të fundit që prej vitit 2013 tashmë të bashkuara në një) ka realizuar një xhiro të kombinuar prej rreth 47.5 miliardë lekësh në 2013-n, me një tkurrje vjetore prej 11%, si rrjedhojë e rënies së qarkullimit vjetor të të gjitha kompanive të grupit.

?Balfin?

?Balfin Group? është rritur me shpejtësi vitet e fundit. Në aktivitetin e tij në Shqipëri (përmes kompanive Neptun, Alb Chrome, ACREM, TEG, MZ Fashion), grupi realizoi një qarkullim vjetor prej rreth 14 miliardë lekësh, 64.5% më shumë se një vit më parë, si rrjedhojë e performancës së mirë të Neptun dhe llogaritjes si pjesë e grupit të faturimit të AlbChrome.

Grupi e ka diversifikuar aktivitetin në shërbime, ndërtim, tregtim dhe deri në aktivitet minerar, përmes blerjes së Albchrome.

Grupi ?Agna?

Tri kompanitë kryesore të grupit, ?Agna? sh.a (shpërndarës produktesh dhe investues), ?Alfa? sh.a. (ambalazhues i ?Pepsi?, ?Ivi?, ?7Up?, ?Lipton Ice Tea?; prodhues i ?Glina? dhe ?Spring?; shpërndarës i ?Heineken?, ?Amstel?, ?Alfa Beers?, ?Tsantali Wines? dhe ?Shark Energy Drink?) dhe ?Albartex? (që vepron në fushën e reklamave outdoor), realizuan për vitin 2013-n një xhiro prej rreth 25.7 miliardë lekësh, me një rritje prej 22.1% me bazë vjetore, udhëhequr nga performanca e mirë e Alfa.

Grupi ?Infosoft?

Grupi ?Infosoft? ka realizuar në total një xhiro prej 21.4 miliardë lekësh, me një rritje prej gati 5.4%, në aktivitetin e tij në Shqipëri, sipas të dhënave nga tatimet. Aktiviteti i tij në Shqipëri përfshin ?Infosoft System?, ?Infosoft Office?, ITD, në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe kompanitë e shpërndarjes e tregtimit në segmentin FMCG, ?Inter Distribution Service?, ?Interbrands? dhe ?Inter Trade & Distribution?. Rritja në 2013-n u udhëhoq kryesisht nga kompanitë që veprojnë në segmentin FMCG.





Lajmet e fundit nga