Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Emisioni Tonight Ilva Tare startoi mbrëmjen e sotme, me analizimin e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë.
Për anëtarin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës, Ardian Civici, kjo mbetet një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një Banke Qëndrore të një vendi, por insiston se në thelb është një krim njerëzor nga një person apo i kryer në bashkëpunim.
Nën përgjegjësinë morale, Civici deklaroi se si ai dhe kolegët e tij e kanë menduar dorëheqjen, por sipas tyre ajo ishte zgjidhja më e lehtë për të dalë vetë në breg dhe lënë varkën të zhytet.
Sipas tij në një kohë kur dhe parlamenti ishte me pushime, zgjidhja më e drejtë për të mos e futur në anomali Bankën ishte qëndrimi në detyrë dhe marrja e masave.
E megjithatë opsioni i dorëqjes mbetet në tavolinë dhe sipas tij vendimin secili prej anëtareve do ta marrë pasi prokuroria të dalë në një vendim përfundimtar.
Ndërkaq ish-Ministri, Arben Malaj, gjatë fjalës së tij u ndal edhe në mosparaqitjen e kryeinspektores së BSH-së në Komisionin e Ekonomisë. Sipas Malaj, Golemi është zgjedhur nga Kuvendi dhe si e tillë duhet ti përgjigjet, duke përligjur kështu kërkesën e drejtuar nga zoti. Braçe për raportim.
I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tha se skandali i vjedhjes në BSH bëhet më i rëndë për faktin se është një rast i përsëritur. Në gjykimin e tij, përgjegjësi kryesor për këtë skandal është vetë Kuvendi pasi nuk e ka marrë seriozisht si çështje.
Pjesë nga diskutimet në studio:

Ardian Civici: Është një ngjarje e rëndë, një nga ato ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një Banke Qëndrore, natyrisht është një ngjarje që ndodh për herë të parë në Shqipëri në këto përmasa. Në këtë sens e kuptoj përgjegjësinë maksimale që kanë të gjithë strukturat e Bankës. E kuptoj dhe mirëkuptoj edhe reagimin e shoqërisë civile sa i përket dëshpërimit dhe ndëshkimit për këtë ngjarje të rëndë, ashtu siç mirëkuptoj dhe përpjekjen e Parlamentit që është direkt përgjegjës edhe për një institucion të pavarur si BSH. Si dhe ajo që është thelbi i kësaj çështje, procesi që po zhvillon Prokuroria për të nxjerrë fajtorët që realisht kanë gisht në këtë vjedhje.
Ilva Tare:Jeni ndjerë përgjegjës?
Ardian Civici: Natyrisht që jemi ndjerë, shumë më tepër se çmund të përceptohet në publik. Jemi ndjerë si qytetarë dhe si pjesë e strukturave drejtuese të Bankës. Direkt ose indirekt vështirësia është për ti dhënë përgjigje pyetjes a mund të parandalohej dhe a mund të mos ndodhte një skandal i tillë. Megjithëse gjërat duhet të ndahen mes një përgjegjësie menaxhuese apo mbikqyrëse siç është Këshilli Mbikqyrës dhe një përgjegjësi të një personi apo një grup personash që kanë kryer një vjedhje. Në mes të dyjave qëndron fakti, cfarë ka çaluar, kush ka qenë ajo dobësi ligjore, organizative apo e një lloji tjetër që ka lejuar që një vjedhje e këtyre përmasave të ndodhë në një objekt i cilësuar i sigurisë së lartë, sekret shtetëror dhe sekret bankar dhe të vonohet kaq shumë për tu zbuluar. Po aq sa jemi ndjerë përgjegjës për këtë që ka ndodhur po aq kemi qenë në krye të përpjekjeve maksimale të gjitha strukturave të bankës për të normalizuar situatën, për të marrë masat që ngjarje të tilla të mos ndodhin më dhe për të normalizuar aktivitetin e Bankës. Ka shumë e shumë objektiva dhe funksione që kryen, një nga këto është departamenti i emisionit, por që është departamenti më delikat ku është dhe arta stok, menaxhon paratë dhe natyrisht nëse ndodh një ngjarje e këtyre përmasave në këtë department kuptohet?.
Ilva Tare: Në mbledhjen e fundit të Këshillit është reflektuar në reagim të dikujt, kërkim dorëheqje?
Ardian Civivi: Dorëheqja është mendimi i parë që të vjen në këto raste. Më ka ardhur ndër mend, sepse jemi dyfish në përgjegjësi, si qytetarë dhe ekspertë financash dhe në radhë të dytë në një strukturë ku ka ndodhur ngjarja. Arsyeja pse nuk e kemi bërë dorëheqjen, po flas personalisht, ka qenë fakti se kemi marrë një detyrë nga Parlamenti për të qenë në këshillin mbikqyrës të një Banke. Na u duk dhe vlerësuam më të rëndësishme qëndrimin për të marrë të gjithë këto masa ekstreme, urgjente dhe shumë me përgjegjësi në këtë periudhë delikate për të normalizuar situatën, aq më tepër në një periudhë që dhe parlamenti ishte pushim dhe zëvendësimi ynë nuk ishte diçka që mund të ndodhte sot për nesër. Duke gjykuar që mund të ishte një anije në vështirësi, gjëja më e lehtë ishte se unë po dal në breg dhe po u shmangem përgjegjësive të tjera. Gjëja më e lehtë do të ishte dorëheqja, për tu ndjerë i qetë dhe jashtë kësaj pune. Arsyeja pse qëndrojmë atje është të normalizohet situata, të pritet vendimi i Prokurorisë për të qartësuar çfarë ka ndodhur, pasi akoma ka shumë pikëpyetje. Ka një fajtor tashmë që e ka pranuar, në njëfarë mënyrë është një krim njerëzor që mund ta ketë bërë një njeri ose në bashkëpunim më të tjerë. Por ndërkohë Banka Qëndrore është një institucion shumë i rëndësishëm për stabilitetin monentar, financiar, qëndrueshmërinë e lekut dhe shumë elementë të tjerë. Në momentin që të gjitha gjërat do jenë të qarta, natyrisht që secili prej nesh do marrë vendimin e duhur.
Arben Malaj: Pavarësia e Bankës nuk është një burojë por është përgjegjësi. Ky debat është kudo, ky pushtet që i është dhënë Bankës Qëndrore është për ta mbrojtur zhvillimin ekonomik të një vendi nga presione populiste që mund të bëjnë qeveri të ndryshme në momente të ndryshme. I gjithë përfitimi duhet të vijë tek ajo që ndodh në ekonomi. Nga ana tjetër kur pavarësia cënohet nuk është puna se preket kredibiliteti i Bankës, po i qeverisjes së një vendi. Për të krijuar kontroll më të mirë mbi Bankën është nga rastet specifike që Parlamenti emëron një Inpektor të Përgjithshëm, në këtë rast parlamenti e ka emëruar këtë zonjë. Në këtë rast kërkesa që ka bërë kreu i komisionit të Ekonomisë për raportim është kushtetuese dhe e drejtë. Lidhur me drejtimin e Bankës, nuk ka një menaxhim të vetëm një individi. Por nga Këshilli Mbikqyrës, administratorët. Edhe fakti që për një kohë të gjatë ka qenë e paplotësuar një pjesë e stafit drejtues të Bankës është element që si ka shërbyer një menaxhimi sa më të mirë të saj. Plotësimi i vendeve është i detyrueshëm, për arsyet duhet një diskutim profesional.
Selami Xhepa: Fakti që nuk është hera e parë por rast i dytë i përsëritur, filimisht vidhen rezervat e arit dhe tani vidhet thesari letër, është goditja më e rëndë dhe e pa riparuedshëme që i bëhet imazhit të shtetit. Duhet që përgjegjësitë të ishin marrë në mënyrë të shpejtë. Kjo është histori politike. Zgjedhjet e parakohshme do ishin ilaçi shërues, por flas për vendet normale demokratike. Kushdo të thotë se ne tani po marrim masa të mos përsëritet, fakti që është rast i përsëritur e bën çështjen tepër shqetësuese, në mënyrë të posaçme për parlamentin. Parlamenti është fajtori kryesor se nuk e ka marrë seriozisht çështjen.
oranews.tv
Stream-Oil, kompania e cila zoteron Puset e naftes ne, Cakra...
Enti Rregullator i Energjisë është duke punuar për metodolog...
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në kuadër të monitor...
Më e rëndësishmja për klientët është që pajisjet elektotekni...
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka marrë masa të m...
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Nadeem ...
Edhe pse gjate javës qe shkoi Fondi Monetar Ndërkombëtar pla...
Administrata Doganore në muajin Gusht 2014 arrin një ndër sh...
Rreth 2345 punonjës të policisë do të përfitojnë pension mak...
Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson një incident të rëndë v...
Një Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po bisedon në Tiran...
Në një mbrëmje të nxehtë në gusht, 60 vetë janë mbledhur në ...
Një nga bankat më të mëdha në SHBA, Bank of America do të pa...
Ministria e Financave bën të ditur se krijimi i kadastrës fi...
Shqipëria falë ndryshimeve të pësuara në këto vite, ka tashm...
Kur Manfred Gärtner, profesor për ekonominë në Universitetin...
Punësimi i të rinjve është një nga sfidat më të mëdha, me të...
Tre shifrat në pusullën e Merkelit thonë që, për të patur be...
Nga Ilir YzeiriËshtë në logjikën e sendeve, që mesazhet apo ...
Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) do të tërhiqet nga disa prej...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...