Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Në vend të urrejtjes… (replikë me Mero Bazen)
Nga Koço Kokëdhima
– Nuk është diçka e re për publikun që Mero Baze shpif, sa herë ai shkruan për mua. Pavarësisht inteligjencës natyrore dhe stilit të spikatur të publicistikës së tij, ai ka nënshkruar një karrierë të dështuar për shkak të malinjitetit e keqdashjes që e karakterizon. Për Meron dhe për merot dua të them në mënyrë të qartë që unë nuk e urrej as Greqinë e as popullin grek. Greqia është atdheu i dytë për qindra-mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë prej dekadash atje, që kanë lindur e shkolluar fëmijët e tyre, që kanë blerë shtëpi e kanë investuar kapitale, që janë martuar e kanë bërë krushqi me ta. Unë e adhuroj popullin dhe kulturën greke, e prandaj e kam studiuar me ëndje historinë e tyre dhe kam koleksionuar qindra artefakte nga kultura greke qysh nga periudha gjeometrike dhe antikiteti e deri në kohët moderne. Kam shumë miqësi, lidhje e krushqi dhe marrëdhënie biznesi të lumtura me Greqinë dhe me grekët e Greqisë, por veçanërisht me sa vëllezër e motra minoritarë me të cilët mësuam bashkë nëpër shkolla, punuam bashkë apo jetuam në fqinjësi shembullore. Gjithmonë kam besuar dhe besoj se shqiptarët e grekët janë dy popujt më të vjetër në Ballkan që kanë jetuar prej qindra shekujsh në një marrëdhënie e harmoni më shumë se vëllazërore, e që nuk kane bërë kurrë luftëra ndaj njëri-tjetrit.
Prandaj, në çdo rast i dua të mirën Greqisë dhe grekëve e do të vazhdoj të punoj për zhvillimin e pandërprerë të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona. Sa thash më lartë nuk më pengojnë mua të jem një shqiptar me vetëdije të plotë për interesat kombëtare e shtetërore të Shqipërisë. Si deputet dëgjoj me vëmendje e mbështes interesat e popullit e qytetarëve që përfaqësoj në zonën time të jugut të Shqipërisë, pavarësisht se nga e kanë origjinën këta qytetare. Unë nuk kam tentuar të imponoj një projekt personal për Himarën. Kam mbështetur e do të mbështes dëshirat dhe kërkesat e himarjotëve për t?u qeverisur gjithnjë e më mirë në nivel vendor, me një territor e komunitet funksional. Gjithsesi mos harroni që unë jam një himarjot. Projektin për ndarjen territoriale të Shqipërisë nuk e kam propozuar unë. As hartën e ndarjes së Jugut të Shqipërisë nuk e kam propozuar unë. Në krye të këtij projekti kanë qëndruar Bledi Çuçi, Bashkim Fino dhe Edi Rama. Në çdo mbledhje të grupit parlamentar dhe tryezat ku jam ftuar kam shfaqur haptazi mendimet e mia. Bazja shpif se gjoja unë dua të faktorizohem duke luftuar kundër Dules e kundër grekeve. Dëshiroj t?i them këtij zotërisë se unë jam i realizuar dhe në paqe të plotë me veten. Nuk i urrej njerëzit. Shpirti im është i mbushur me dashuri, i shfaq pikëpamjet e mia hapur pa komplekse e pa nevojë për t?u shitur si patriot. Këtë gjë bëra edhe sot në takimin me përfaqësuesit e Partisë Socialiste të minoritetit Grek në Sarandë, në të cilën mori pjesë edhe ministri Çuçi, edhe deputeti Marto. I treguam hapur atyre të gjitha rrethanat e kushtëzimet si dhe pikëpamjet tona për të çuar përpara një reformë territoriale që nuk është kundër askujt, por është pro nevojave të qytetarëve shqiptare për zhvillim social-ekonomik dhe qeverisje të mirë vendore.
Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu e cilëson re...
Reforma territoriale dhe ligjet për reformën në drejtësi, që...
Gjithçka nisi si një njoftim rutinë.Aty thuhej se dy punonjë...
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar s...
Ish-kryeministri Berisha, akuzon pasardhesin e tij se ska nd...
Deklarata e zëdhënëses Laura VorpsiEdi Rama vazhdon të pagua...
Një rilindje të qeverisjes vendore, e ka cilësuar deputeti i...
Deklaratë e deputetit Luçiano Boçi17 ditë më parë Edi Rama v...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj është goditur me ...
(Ose një lojë luftash mes Koços dhe Vangjelit)Nga Mero BazeK...
Eduard Ndocaj, njofton levizjen me te re politike ne vend. S...
Partia Demokratike ka mbajtur sot një qëndrim në lidhje me n...
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar per analizen ne Ministri...
Deklaratë e deputetit te PD, Gjergji PapaPrej 16 ditësh, Edi...
Kryetari i Partisë Demokratike:Mirënjohje Italisë për mbësht...
Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendor, kryetarë ...
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar mungesën e tij në ...
Ish-kreu i qeverise Sali Berisha analizon 300 ditet e qeveri...
Shoqata për Autonomi Vendore përshëndet ndarjen e re vendore...
Deklaratë e deputetit Eduard Halimi. Ditën e djeshme Rama d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...