web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rubena Moisiu: Edi dhe Linda presin vetëm një bebe!

25 Qershor 2014, 21:39, Aktualitet CNA

Çifti nuk ka dashur të mësojë deri në lindje nëse fëmija është djalë apo vajzë

Nga Jonida Hitoveizi

Korriku do të jetë muaji i fundit i ?ankthit? të familjes kryeministrore. Për hir të një vendimi të pazakontë, ?torturues? për të, çifti kishte vendosur të mos pyeste mjekun për gjininë e fëmijës, edhe pse ajo mund të zbulohej disa muaj më parë. E vetmja gjë e sigurt për ta është se do të presin një fëmijë dhe se ai është në gjendje shumë të mirë.

Shtatzënia e Lindës, edhe pse ishte një surprizë e bukur, i ka sjellë disa telashe paradhënie.

Telashet e para ishin thashethemet në rrjetet sociale për ?binjakë?, pastaj ata që donin ta caktonin nëse është vajzë apo djalë.

Më tej shihet se shtatzënia ka ndikuar në stilin e jetës së Ramës dhe Lindës.

Rama po shfaqet përditë e më shumë në rrjetet sociale, i vetëm rrugëve, duke bërë pazar, apo duke ikur në shtëpi pa roje.

Dje është fotografuar teksa ndiqte ndeshjen Itali- Uruguaj në një nga pub-et e Tiranës, i ulur në një tavolinë me të rinj, të cilët i takonte aty për herë të parë.

Në një ndeshje që deri në momentin kur shënoi Uruguaj kishte pak emocione, emocioni i vetëm ishin selfie-t që Rama bënte me të rinjtë tifozë të Italisë, ?për ta mbajtur mend humbjen?.

Por duket se stili i thjeshtë i jetesës ka mbijetuar dhe tek Linda.

Dikur një tip sportiv, me pasion për udhëtimet, peshkimin dhe natyrën, sot ajo vazhdon të udhëtojë me Volksëagen-in e saj, pa pranuar t?i hapin dyert bodigardët.

Si për të sfiduar shtazëninë, ajo shfaqet në këmbë rrugëve të Tiranës dhe vazhdon të ndjekë projektet e saj duke dalë rregullisht në zyrë.

Ka shpëtuar nga telefoni, por e ruan komunikimin me njerëzit përmes sekretares.

Edhe pse këmbëngulëm gjatë të mësonim nëse do të lindë djalë apo vajzë, nuk ia dolëm. Linda duket se është po kaq kurioze sa të tjerët për këtë çështje, por po i përmbahet betimit për të mos e mësuar këtë gjë, deri ditën e lindjes.

Me shpresë se mjekja do ta tradhtonte, iu drejtuam Rubenës, gjinekologes së njohur të Tiranës, që kujdeset për të.

Duke përdorur ngacmimet nga artikujt e fundit në media, që raportonin se çifti Rama pret të bëhet me binjakë, gazeta Tema i kërkoi mjekes gjinekologe që ndjek zonjën Rama, të na flasë rreth fëmijës së çiftit kryeministror.

Dr. Rubena Moisiu konfirmon se Edi dhe Linda nuk kanë dashur të zbulojnë nëse fëmija është djalë apo vajzë, por një gjë është e sigurtë: Edi dhe Linda presin një dhe vetëm një bebe!





19:52 Aktualitet

Spiuni në krevat

E quajnë “honey trap”, ose kurthi i mjaltit: kur agjentët e ...

Lajmet e fundit nga