web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia greke sekuestron 60 kg marijuanë në kufi, një në pranga, tre në kërkim

26 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 60 kilogramësh lëndë narkotike të tipit marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Droga është pikasur në kufi, e paketuar në çanta dhe po transportohej nga 4 persona. Në pranga ka rënë një 28 vjeçar shqiptar, dentiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, për shkak se hetimet vazhdojnë, ndërkohë që tre trafikantët e tjerë kanë mundur të largohen. Policia ka shoqëruar 28 vjeçarin dhe është duke e marrë atë në pyetje, për të zbuluar më shumë për personat e tjerë që po e shoqëronin.





Lajmet e fundit nga