web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa shumë në modë është “Marksi” francez

19 Maj 2014, 19:28, Ekonomi CNA

Në javën e parë në libraritë amerikane, ?Kapitali në shekullin XXI? me autor ekonomistin francez Thomas Piketty shiti 60 mijë kopje, shifra fenomenale për një libër mbi ekonominë, me 700 faqe dhe i botuar nga një shtëpi botuese universitare. Botuesit i është dashur të bëjë ribotim në një kohë rekord, ndërkohë që promovonte me cmim të ulur botimin dixhital, për të mos zhgënjyer ata që donin patjetër të mos lejonin t?u shpëtonte leximi i momentit. Eshtë ndër vendet e parë të klasifikimeve të shitjeve të librave, duke përfshirë edhe kategorinë ?fiction?. Libri i Piketty nuk është një bestseller për ta shfletuar edhe kur je nën shi me cadër në dorë, por në shoqëri nuk mund të bëhet një bashkëbisedim mbi situatën ekonomike pa cituar ? natyrisht, edhe duke i kundërshtuar ? tezat e këtij rockstar-i të ekonomisë, që vërtiten përreth temës më të nxehtë, dje dhe sot: pabarazisë ekonomike.

Piketty thotë se hendeku në rritje mes të pasurve dhe të varfërve është një pasojë strukturore e kapitalizmit. Nuk është cështje ciklesh, konjkuturash apo zgjedhjesh politike. Sistemi kapitalist, sipas tij, është në vetvete i padrejtë dhe gjenerator i ndarjes së pabarabartë të të ardhurave, ndërkohë që të dhënat që shohin një farë barazie mes viteve 1930 dhe 1975 janë pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme ? një luftë botërore, një luftë e ftohtë etj.

Ky është momenti historik, në të cilin kapitalizmi rikthehet në gjendjen e tij natyrore, një gjendje radikalisht e padrejtë dhe e dëmshme për vlerat që janë në themel të shoqërisë demokratike. Për të luftuar patologjitë e tij, Piketty propozon një sistem patrimonial në nivel ndërkombëtar. Një ide utopike, pranon ai, por tërheqja e detyruar nga xhepat e të pasurve është i vetmi sistem i sigurtë për rregulluar shtrembërimet e kapitalizmit.

bota.al





Lajmet e fundit nga