Kina parakalon Amerikën
Brenda vitit 2014, Kina mund të parakalojë Shtetet e Bashkua...
Martin Feldstein*
Pavarësisht një kthese pozitive kohët e fundit në disa prej vendeve anëtarë, ekonomia e eurozonës mbetet në bunacë, teksa rritja e përgjithshme e GDP për këtë vit, me shumë gjasa do të jetë diçka më shumë se 1%. Edhe rritja ekonomike e Gjermanisë është nën 2%, ndërkohë që GDP vazhdon të bjerë në Francë, Itali dhe Spanjë. Dhe ky ritëm shumë i ngadaltë i rritjes ekonomike, e ka mbajtur papunësinë në eurozonë në nivelet e dhimbshëm të 12 %-shit.
Rritja e vogël ekonomike dhe papunësia e lartë nuk janë problemet e vetëm që ka eurozona. Norma vjetore e inflacionit (vetëm 0.5%) është tani kaq pranë zeros, saqë edhe një tronditje e vogël do ta shtynte në territor negativ dhe do të nxiste një spirale zbritëse të çmimeve. Deflacioni do ta dobësonte kërkesën agregate, duke rritur vlerën reale (të përshtatur me inflacionin) të borxheve të familjeve dhe bizneseve, si dhe duke rritur normat reale të interesit. Nga ana e saj, një kërkesë më e vogël do të shkaktonte një përshpejtim të rrezikshëm të rënies së çmimeve.
Në ekonomi ka shumë pak ilaçe për të shëruar të gjithë të këqiat. Por një rënie e fortë në normën e këmbimit të euros ? të themi 15% ? do të zgjidhte shumë prej problemeve aktualë të eurozonës. Një euro më e dobët do të rriste kostot e importeve dhe çmimet potencialë të eksporteve, duke sjellë rritje të normës së inflacionit në eurozonë në përgjithësi. Zhvlerësimi do të rriste gjithashtu GDP-në mesatar të eurozonës, duke stimuluar eksportet dhe inkurajuar europianët që të zëvendësojnë produktet dhe shërbimet e prodhuar brenda BE-së, me ata të ardhur nga importi. Ndonëse konkurueshmëria brenda eurozonës nuk do të ndikohej, një euro më e dobët do të përmirësonte ndjeshëm bilancin e jashtëm me pjesën tjetër të botës, që zë pothuajse gjysmën e tregtisë së eurozonës.
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi ka shprehur shqetësimin e tij, se forcimi i euros gjatë tre viteve të fundit ka shtuar riskun e deflacionit. Por, ishte deklarata e tij e famshme e korrikut 2012, se BQE do të ?bënte çdo gjë që do të nevojitej? për të ruajtur euron, e cila ndonëse nga njëra anë pati sukses në reduktimin e normave të interesit në vendet e prekur nga kriza në periferinë e eurozonës, nga ana tjetër kontribuoi drejt fuqizimit të euros që po shohim sot.
Tani, as deklaratat e kohëve të fundit që ka bërë Draghi, as perspektiva e një programi të stilit amerikan për blerje asetesh në shkallë të gjerë (i njohur edhe si lehtësimi sasior), nuk ka sjellë dobësim të euros apo rikthim të normës së inflacionit tek 2%-shi. Kështu që, pikëpyetja e madhe sot është si të ulet vlera relative e Euros, duke ruajtur njëkohësisht perceptimin e stabilitetit, që Draghi ndihmoi të vendosej në vitin 2012.
Duke qenë se lehtësimi sasior është mbrojtur nga Banka Qendrore Europiane si një mënyrë për të dobësuar Euron, ia vlen që të ekzaminohet impakti i përdorimit të tij nga Federal Reserve (banka qendrore amerikane), mbi vlerën e dollarit dhe normën e inflacionit në SHBA.
Përgjigja e shkurtër është se ky instrument bëri shumë pak për t?i ndikuar të dy. Vlera reale e dollarit është sot në të njëjtin nivel si 2007, përpara fillimit të Recesionit të Madh. U rrit për një kohë të shkurtër gjatë kulmit të krizës në vitin 2008, teksa investitorët globalë u vunë në kërkim të aseteve të vlerësuar në dollarë, por gjatë vitit 2009 u rikthye në nivelet e mëparshëm. Më pas, vlera e dollarit mbeti relativisht e qëndrueshme për më shumë se tre vite lehtësim sasior ? dhe në fakt u rrit gjatë vitit 2013, kur blerja e aseteve nga Federal Reserve arriti një nivel mbi 1 trilion dollarë.
Sigurisht, ka patur dhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar mbi vlerën e dollarit gjatë kësaj periudhe. Megjithëkëtë, sjellja e normës së këmbimit të dollarit gjatë periudhës së lehtësimit sasior nuk ofron mbështetje për propozimin e përdorimit të blerjeve të aseteve në shkallë të gjerë nga Banka Qendrore Europiane, si një mënyrë për të sjellë zhvlerësim të Euros.
Po kështu, lehtësimi sasior nuk solli as rritje të inflacionit. Indeksi i Cmimeve të Konsumatorit u rrit me 1.6% në vitin 2010, kur nisi lehtësimi sasior, më pas u rrit disi më shpejt në 2011 dhe 2012, përpara se të rikthehej tek vetëm 1.5% në vitin 2013, kur ishte dhe kulmi i blerjes së aseteve.
Nëse Banka Qendrore Europiane dëshiron të ulë vlerën e Euros dhe të rrisë normën e inflacionit në eurozonë, atëherë e vetmja mënyrë e besueshme për ta bërë këtë do të ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë në tregun e monedhës ? domethënë shitje e eurove, dhe blerje e një shporte me monedha të tjera. Ndërkohë që ndërhyrja e drejtpërdrejtë për të zhvlerësuar Euron do të shkaktonte probleme në pjesë të tjera të botës, politikëbërësit në SHBA dhe gjetkë duhet të pranojnë rëndësinë e një euroje më konkuruese për të ardhmen e ekonomisë europiane. (Project Syndicate)
Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit dhe President Emeritur i Zyrës Kombëtare të Kërkimeve Ekonomikë. Nga 1982 deri në 1984 ishte kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit Ronald Reagan
bota.al
Brenda vitit 2014, Kina mund të parakalojë Shtetet e Bashkua...
Papunësia në vend është rritur. Të dhënat e Institutit të St...
MISHA GLENNYKrimi i organizuar është biznes, dhe jo sjellje ...
Roberto Saviano*Forca e grupeve të krimit të organizuar ësht...
Norma bazë e interesit do të mbetet e pa ndryshuar në 2.75 %...
Fondi Monetar Nderkombëtar vlerëson se rritja po përshpejtoh...
*Nga Diego Valiante – Kanë kaluar më shumë se 4 vite që nga ...
Mediat Rumane njoftojne se Rumania do të eksportojë një mili...
Pjesë nga libri-intervistë i financierit George Soros, me ga...
Cmimet e konsumit në 28 shtetet anëtarë të Bashkimit Europia...
Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri, Ta...
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapin e parë për të anuluar n...
Duke filluar nga dita e nesërme, 1 prill, hyn në fuqi Lista ...
Sipas INSTAT-it, ka ndryshuar gjeografia e tregtisë të Shqip...
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deputët i kanë kërkua...
Paketa e re fiskale po përkeqëson aktivitetin ekonomik në ve...
Ministria e Financës publikoi sot listën e detyrimeve të pr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...