Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Brenda vitit 2014, Kina mund të parakalojë Shtetet e Bashkuara dhe të bëhet fuqia e parë ekonomike e botës. Parakalimi ishte parashikuar për në vitin 2019, por përshpejtimi i rritjes ekonomike kineze, bashkë me ngadalësimin e asaj të SHBA, mund të afrojë me pesë vite një dorëzim të stafetës që shndërrohet simboli statistikor i ndryshimit të një epoke. Uashingtoni e ruan parësinë ekonomike që nga viti 1872, vit kur e mori nga Britania e Madhe. Nëse 1800 ishte shekulli i kolonializmit dhe kurorës angleze dhe 1900 shekulli i dollarit dhe i demokracisë amerikane, 2000 konfirmohet si shekulli i juanit dhe autoritarizmit të tregut kinez.
Për herë të parë, ajo që do të drejtojë ekonominë botërore do të jetë një fuqi komuniste që mbështetet mbi një kapitalizëm shtetëror, por gjithësesi një komb në zhvillim e sipër, dhe me të ardhura për frymë ndër më të ulëtat e planetit.
Këtë parakalim e ka paralajmëruar një studim i Programit të Krahasueshmërisë Ndërkombëtare të Bankës Botërore. Por, të dhënat tregojnë që superfuqisë më të pasur të botës i korresopondon një prej popujve më të varfër. Një efekt i paprecedentë për modelet matematikorë. Për herë të parë, analistët kanë vlerësuar koston reale të jetës, duke e zëvendësuar me normën e këmbimit dhe duke e përshtatur pas vitit 2005. Ka rezultuar që në 2012-ën, GDP i Kinës ka qenë afërsisht 8.2 miliardë dollarë, kundrejt 16.2 miliardë dollarë që ka qenë ai i SHBA. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson që në katërvjeçarin 2011-2014, rritja ekonomike e Pekinit do të jetë 24%, krahasuar me 7.6% në Uashington. Pra, është ndryshimi në shpejtësinë e rritjes ekonomike që ka projektuar Kinën në vendin e parë për nga vëllimi tërësor i pasurisë. Megjithatë, statura e re globale e Kinës nuk pasqyron realitetin e brendshëm atje. Ajo që tregjet që tani e konsiderojnë ekonomia e parë e planetit, ka një të ardhur mesatare vjetore për frymë prej afro 2 mijë euro, gjë që e vendos të 110-ën në botë. Në zonat rurale fitohen një mijë euro në vit, një e treta e të ardhurave në qytete, 26 herë më pak se sa mesatarja në SHBA. Pra, sasisë totale të pasurisë nuk i korrespondon cilësia reale e jetesës, që sheh të rritet tej mase hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.
Vlerësimet e Bankës Botërore mund të përgënjeshtrohen nga faktet. Në dekadën e artë 1998-2008, rritja ekonomike kineze është mbajtur mbi 10%. Kriza financiare në SHBA dhe Europë, me rënien e konsumit, ka tërhequr një sistem të bazuar mbi eksportet me kosto të ulët. Në vitin 2013, rritja e GDP është ndalur tek 7.7 përqindëshi, pothuajse sa gjysma e vitit 2006 dhe më e ulëta në një dekadë. Për këtë vit, Pekini e ka fiksuar objektivin tek 7.5%, por në tremujorin e parë është ndalur në 7.4%. Kështu, Kina mund të mos arrijë parakalimin e SHBA, apo ta arrijë objektivin mu në mes të krizës së modelit të saj të zhvillimit. Pekinin e inkurajojnë dy arritjet e mëdha të vitit që kaloi. Pas më shumë se një shekulli është rikthyer të jetë tregu i parë botëror i tregtisë, me një vëllim të mallrave të eksportuar me vlerë 4160 miliardë dollarë. Dhe në tetor, juani u bë monedha e dytë globale për transaksionet financiarë, pas dollarit. Parakalimi i pritshëm Pekin-Uashington shërben për të përcaktuar peshën e re të ekonomive dhe tregjeve në zhvillim, ekuilibrat e ndryshuar në brendësi të organizatave ndërkombëtare, nga FMN tek BB. Mbetet i pakrahasueshëm niveli real i jetesës, me botën e pasur që zotëron 50% të GDP global dhe 17% të popullsisë. Një sfidë për drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut që Kina, në dekadën e ardhshme, pa reforma të thella vështirë se do e fitojë. (GIAMPAOLO VISETTI/La Repubblica)
Papunësia në vend është rritur. Të dhënat e Institutit të St...
MISHA GLENNYKrimi i organizuar është biznes, dhe jo sjellje ...
Roberto Saviano*Forca e grupeve të krimit të organizuar ësht...
Norma bazë e interesit do të mbetet e pa ndryshuar në 2.75 %...
Fondi Monetar Nderkombëtar vlerëson se rritja po përshpejtoh...
*Nga Diego Valiante – Kanë kaluar më shumë se 4 vite që nga ...
Mediat Rumane njoftojne se Rumania do të eksportojë një mili...
Pjesë nga libri-intervistë i financierit George Soros, me ga...
Cmimet e konsumit në 28 shtetet anëtarë të Bashkimit Europia...
Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri, Ta...
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapin e parë për të anuluar n...
Duke filluar nga dita e nesërme, 1 prill, hyn në fuqi Lista ...
Sipas INSTAT-it, ka ndryshuar gjeografia e tregtisë të Shqip...
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deputët i kanë kërkua...
Paketa e re fiskale po përkeqëson aktivitetin ekonomik në ve...
Ministria e Financës publikoi sot listën e detyrimeve të pr...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...