"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Kjo do të jetë përbërja e re parlamentare, që ka dalë nga zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ):
-VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj ?Për Maqedoni më të mirë? ka fituar 61 deputetë.
-Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM), 34 deputetë.
-Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), 19 deputetë.
-Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), 7 deputetë.
-Rilindja Demokratike Kombëtare (RKD), 1 deputetë
-GROM, 1 deputet.
Këto rezultate vijnë pas 99,91 përqind të votave të numëruara nga KSHZ-ja.
Sipas KSHZ, VMRO-DPMNE ka fituar 480.588 vota, LSDM 283.869 vota, BDI 153.577 vota, PDSH 66.392 vota, GROM 31.610 vota dhe RDK 17.783 vota.
Në zgjedhje kanë dalë 1.139 milion votues. Pjesëmarrja ishte 64 përqind.
Si i vlerëson zgjedhjet OSBE/ODIHR
Misioni monitorues i zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka paraqitur raportin paraprak lidhur me zgjedhjet e djeshme në Maqedoni.
OSBE/ODIHR ka konstatuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u zbatuan në mënyrë efikase, por problemet dolën gjatë fushatës së zgjedhjeve, ku partia në pushtet nuk ka bërë ndarjen midis aktiviteteve shtetërore dhe partiake.
Por ndërkohë, janë numëruar edhe probleme të tjera që i kanë dhënë një imazh negativ procesit zgjedhor.
?Vëzhguesit tonë kanë vërejtur se kishte frikësime të votuesve gjatë gjithë fushatës. Gjithashtu partia shqiptare në pushtet (BDI) vazhdoi bojkotin e presidencialeve dhe ushtroi presion ndaj votuesve shqiptarë të mos votojnë. Politikanët me përvojë si qytetarë të vendeve demokratike evropiane asnjëherë nuk nxisin politika të bojkotit kur bëhet fjalë për zgjedhje?, thanë nga OSBE.
Gjithashtu u theksua se me keqardhje është pranuar lajmi se partia më e madhe opozitare maqedonase ka vendosur mos t?i pranojë rezultatet e zgjedhjeve.
?U bëjmë thirrje të gjithë liderëve të punojnë së bashku për tu siguruar fillimin normal i punës së qeverisë së re. OSBE është e gatshme të ndihmojë liderët në këtë proces me qëllim përparimin e demokracisë?, tha Kristine Mutonen nga misioni i OSBE.
Sipas raportit paraprak, mediat kanë qenë në shërbim të pushtetit duke u lënë më shumë hapësirë kandidatëve të partisë në pushtet dhe kandidatit të saj për president, ndërsa kanë udhëhequr fushatë negative dhe kritike ndaj atyre opozitarë.
Cilët janë deputetë shqiptarë që fituan mandatin
Partitë shqiptare në zgjedhjet e djeshme parlamentare fituan 27 deputetë. BDI fitoi 19, PDSH 7 dhe RDK 1 deputet.
BDI sipas zonave ka fituar këto deputetë:
Njësia 1:
Ermira Mehmeti
Rafiz Aliti
Zulfi Adili
Njësia 2:
Rexhail Ismaili
Shkodrane Zenuni ? Dardhishta
Mirvan Xhemaili
Artan Grubi
Njësia 5:
Musa Xhaferri
Ramiz Merko
Vjollca Mehmeti Nuredini
Njësia 6:
Ali Ahmeti
Hazbi Lika
Shpresa Hadri
Talat Xhaferi
Xhevat Ademi
Selvije Saliu
Ejup Rrustemi
Jamin Sinani
Nora Aliti
Deputetët e PDSH nëpër njësi:
Njësia 1:
Bekim Fazliu
Njësia 2:
Orhan Ibrahimi
Njësia 6
Menduh Thaçi
Ernad Fejzullahi
Merale Ferati
Imer Aliu
Gazmend Aliu
RDK me një deputet:
Njësia 6:
Rufi Osmani
(INA)
10. Familja RothschildFamilja Rothschild (shpesh herë thërri...
Teoria e Lojës shpjegon vendim-marrjen ndëraktive, ku rezult...
Nga Enzo Bettiza –Shenjtërimi i sotëm ka bërë bashkë praninë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Qafë Krrabë, në hyrje...
Policia e Sarandës, ka sekuestruar ditën e sotme 145 kg lënd...
Automjeti i djalit të Kryetarit të Komunës së Farkës, Fatbar...
Aleksandar Vuçiç është kryeministri i ri i Serbisë. Nacional...
Një objekt shpërthyes është hedhur ditën e sotme rreth orës ...
Policia e Korçës, ka arrestuar ditën e sotme 27-vjeçarin M. ...
CEZ Shpërdarje ka penalizuar bashkinë e Elbasanit, pasi prej...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 54 vjeçaren me inicial...
Një 19 vjeçar u arrestua sot nga policia e Gjirokastrës, pas...
Dhimitër Pojanaku, gjyqtari pogradecar, i cili u arrestua dy...
Mesditën e sotme, një 50-vjeçar është plagosur rëndë në Tira...
Shirat e rrëmbyeshëm të rënë ditët e fundit kanë rikthyer fr...
Shpallen rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale dhe p...
Sot ne City FM ora 21:00 – 22:00 vjen emisioni “Special Gues...
Më në fund ajo ka folur rreth të gjitha të pathënave rreth s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...