web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafiku i drogës, Ngjela: Pas daljes së letrës do të ketë dorëheqje, ose Rama ose Visho Ajazi

26 Prill 2014, 22:00, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela, kryetar i PLiDr, i ftuar në emisionin ?Opinion? në Neës24, tha se akuzat për trafikun e drogës nëse vërtetohen, do të çojnë në largimin e Kryeministrit Rama, ose nëse janë vetëm dyshime të kreut të SHISH. Ngjela tha se hetimi parlamentar duhet të zbardhë të vërtetën e letrës që Visho Ajazi i dërgoi Mimi Kodhelit. ?SHISH nuk mund të flasë me dyshime drejt ministrit të Mbrojtjes. Shqipëria është gjithë radarë, kanë shërbimet e huaja, kanë amerikanët radarë dhe trafikimi i drogës është një krim ndërkombëtar. Unë mendoj se është një manovër politike e segmenteve të vjetra në politikë e regjimit që sapo ka rënë, sepse ata e kanë emëruar në krye të SHISH. Në fakt, ministri i ri duhej të emëronte një drejtues të ri të SHISH. Tani që hetimi parlamentar do të kërkojë të dhëna për këto dyshime, do të nxjerrë të vërtetën se cilat kanë qenë burimet e informacionit. Shërbimi punon me dyshime dhe fakte të plota, ka infiltrime dhe burime nga më të ndryshmet. Komisioni i hetimit parlamentar duhet ta çojë deri në fund zbardhjen e këtyre dyshimeve.? ka thënë Ngjela.

Më tej ai ka shtuar se pas kësaj ngjarjeje do të ketë më patjetër një dorëheqje. ?Doli si doli shkresa, ne duhet të shohim pasojën, del fantazmë që e dëmton shërbimin e SHISH. Po të mos ishte bërë publike, kjo letër do mbetej si një shkresë administrative. Në momentin që u bë publike, kjo maxhorancë do të duhet ta çojë deri në fund. Ose do bjerë Kryeministri, ose do bjerë shefi i SHISH. Besoj se do të kemi dorëheqje dhe s?mund të rrinë që të dy. Shefi i SHISH varet nga Kryeministri.?





Lajmet e fundit nga