web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës, një person hidhet nga trageti në det

18 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një person është hedhur nga trageti i linjës Bari- Durrës, rreth 12 milje larg portit të Durrësit në ujërat shqiptare. Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e Durrësit, sipas së cilës mësohet se udhëtari që u hodh nga trageti është Gentian Peta 39 vjeç, nga Gjirokastra. Nuk dihet ende fati i tij ndërsa bëhet e ditur se trageti ka ndaluar në det dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e tij. Operacionit i është bashkuar edhe roja bregdetare dhe Guardia Di Finanza. Sipas një dëshmitari, 39 vjeçari ka qenë i vetëdijshëm për atë që po bënte dhe se askush nuk e ka shtyrë. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar këtë person të ndërmarrë këtë akt, por pritet që në vijim të zbardhen detaje.





Lajmet e fundit nga