Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Gazeta Sot ne nje shkrim te sajin e ka akuzuar per afera korruptive ambasadorin ne ikje te BE ne Shqiperi. Me poshte artukulli i plote i kesaj gazete.
Ai do të mbahet mend për meritën e ngritjes së një sistemi të paprecedentë korrupsioni në Shqipëri, me metoda dhe skema shqiptare. Ai do të kujtohet gjatë si arkitekti i korrupsionit me donacionet e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ky njeri do të mbahet mend si ideatori i trekëndëshit nepotik dhe klientelist në Tiranë, trekëndësh i cili thithte dhe qarkullonte donacionet e Brukselit në Shqipëri, në bashkëpunim me një rreth të caktuar klientele. Ai do të përmendet për devijimin e parave për shqiptarët në duart e Igli Totozanit, bashkëshortes së tij Marta Onoratos, Lutfi Dervishit, Remzi Lanit, Artan Hoxhës (kandidati për president i Berishës) etj. Ky personazh fliste natë e ditë për luftën ndaj korrupsionit, transparencën dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, por në të vërtetë ngriti një piramidë korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi dhe evazioni fiskal, me anë të të cilës arriti të kishte monopolin mbi donacionet e BE. Ky është Ettore Sequi, karriera e të cilit u njollos dhe më pas u pre në mes, nga një histori e paprecedentë korrupsioni. Më në fund, Bashkimi Evropian, ka vepruar dhe reaguar ndaj kësaj historie me përfaqësuesin e saj në Tiranë.
28 vende të Bashkimit Evropian kanë larguar nga Shqipëria ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, pas serisë së skandaleve dhe aferave me donacionet e Bashkimit Evropian, të denoncuara sistematikisht nga gazeta ?SOT?. 28 vende të Bashkimit Evropian, më në fund, i kanë thënë jo korrupsionit të Sequi me donacionet e BE, duket zhvendosur këtë të fundit në një post të rëndomtë. Sequi pritet të emërohet si shef i kabinetit të Ministres së Jashtme italiane, Federica Mogherini. Nga ambasador i 28 vendeve të BE në Tiranë, Sequi përfundoi shef kabineti në Ministrinë e Jashtme italiane, ku qeveritë ndryshohen një herë në gjashtë muaj. Edhe këtë ulje dhe degradim në detyrë, Sequi tentoi ta paraqiste si sukses në një gazetë të një bashkatdhetari të tij. Ndërkaq, bashkë me Sequi është larguar edhe një pjesë e stafit të tij, disa prej të cilëve Stefano Calabreta, Marzia Dala Vedova, Ivan Maranxano etj. Që të tre kanë lidhje me projektet dhe donacionet e BE.
Treshja nepotike
Treshja nepotike dhe klienteliste përbëhej nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Marta Onorato, e cila drejton një institut, duke dubluar plotësisht institucionin e Avokatit të Popullit. Ndërkaq, rol kyç në këtë skemë abuzimi ka luajtur ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, i cili kanalizonte donacionet e Bashkimit Evropian në duart e çiftit Igli Totozani-Marta Onorato. Për shkak të lidhjeve nepotike me zonjën Onorato, Sequi ka diktuar destinacionin e dhjetërave donacioneve për projektet e Institutit Europian në Tiranë, i cili drejtohet nga Onorato. Në konflikt të pastër interesi, Ettore Sequi ka kaluar në duart e Marta Onoratos mbi 500 mijë euro gjatë një periudhe katër vjeçare, pra që nga themelimi i Institutit Europian të Tiranës. Me alibinë e disa projekteve fantazmë, Sequi ka ndërhyrë për të kaluar disa donacione për Institutin Europian të Tiranës, pra për Marta Onoraton, e cila është nga i njëjti vend i Italisë, ku ka prejardhjen Sequi. Edhe në faqen zyrtare të Institutit Europian të Tiranë, bëhet me dije se Bashkimi Evropian është donatori kryesor për projektet e Marta Onoratos.
Skema e korrupsionit me donacionet e BE
Para se donacionet të bien në duart e klientelës së padukshme në Shqipëri, një rrjet tjetër organizatash thith grandet e Bashkimit Evropian, në emër të përmirësimit dhe të forcimit të demokracisë në Shqipëri. Në vend që miliona euro të adresohen tek probleme akute në Shqipëri, paratë devijohen fillimisht tek organizatat ndërkombëtare dhe më pas rrjedhin në duart e organizatave lokale dhe kombëtare në Shqipëri. Zakonisht, organizatat ndërkombëtare marrin llokmën më të madhe të grandeve për projektet fantazmë, ndërsa llokmat e vogla kalojnë nëpërmjet kanaleve klienteliste tek shoqatat në Shqipëri. Organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri janë Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, UN Resident Coordination Unit, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë, Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq etj. Miliona euro, të akorduara për Shqipërinë, shkojnë për stafin e këtyre organizatave, për udhëtime, dieta, shpërblime dhe fatura nga më të ndryshmet. Ndërkaq shumë dyshime dhe pikëpyetje për fondet e BE për Shqipërinë nuk kanë marrë përgjigje.
Hallka e dytë
Hallka e dytë e zinxhirit të korrupsionit lidhet me menaxhimin e donacioneve të BE nga organizatat në Shqipëri, shumica e të cilave fantazmë dhe inekzistente. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Bashkimit Evropian, kanë gjeneruar një skemë të thjeshtë korrupsioni në Shqipëri. Ndërkaq, dy janë rrugët që organizatat në Shqipëri thithin fondet e BE. Aplikimi tek Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili dikton kryesisht përfundimin e donacioneve. Rruga tjetër është aplikimi drejtpërdrejtë tek institucionet e Brukselit. Po ashtu, ka disa kritere të qarta për të përfituar një financim të një projekti. Që kërkesa të miratohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, duhet që organizata të ketë jo më pak se tre vjet eksperiencë pune në realizim projektesh. Ndërkaq, që kërkesa të miratohet në BE, duhet që organizata të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në realizimin projekteve të ndryshme.
Ja kush i merr paratë e Brukselit
Universitetit Marin Barleti, 90.148 euro
Remzi Lanin, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias, 136,942.46 euro
Shkodra, 2 milionë euro grande
Bashkëshortja e Avokatit të Popullit, Marta Onorato, 500 mijë euro
Avokati i Popullit, 1.2 milionë euro
?Transparency International Albania?, Lutfi Dervishin 99.963 euro
?Komiteti Shqiptar i Helsinkit?, Vjollca Meçe, 168.476 euro
?Amoro-Drom? Skënder Veliun, 191.132 euro
?Unë, gruaja?, Afroviti Gusho, 26.562 euro edhe 53.344
Shoqata kombëtare Edukimi për Jetën 190,457.28 euro
Psikologët shqiptarë 167,534.00 euro
Albania Blind Association 216,726.81 euro
ARSIS Albania 169,563.58 euro Tjetër Vizion 249,952.00 euro
Institute for Democracy and Meditation, 259,869.00 euro
Roma Active Albania, 250,003.00 euro
Centre for Rural Studies and International Agriculture 15.07.2012 euro
Albanian Centre for Human Rights 150,000.00 euro
Institute of Nature Conservation in Albania 112,221.60 euro
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi shpalljen e ...
Nepotizmi tashmë po kthehet në një fenomen që e hasim shpes...
“Franca do të ndihmojë Shqipërinë edhe në afrimin e legjisla...
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka vijua...
Shtyhet votimi për miratimin e ndryshimeve të ligjit “Për n...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë...
Shefja e Zyrës Politike, Marrëdhënieve me Publikun dhe Rapor...
Muaji i fundit e ka zgjeruar më tej përplasjen mes Qeverisë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjig...
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat në drejtim t...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi i ka bër...
Konfinduastria ka reaguar sot nepermjet nje njoftimi per sht...
Vazhdojne skandalet me emerimet ne postet drejtuese shtetero...
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër kreut të opozit...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha insistoi pranë v...
Riatdhesohen nga Anglia 49 shqiptarë të cilët qëndronin në m...
Marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar, Partia Demokratik...
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi zhvilloi një takim me...
Në 50-vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror të Forcave të A...
Edhe pse Kryeministri Rama ka premtuar se në qeverisjen e ti...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...