LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për 1 orë porosia te dera/ "Amazon" aktivizon dronë për dërgesat

19 Tetor 2023, 09:39, Tech CNA
Për 1 orë porosia te dera/ "Amazon" aktivizon dronë
Foto ilustruese

Britanikët do të kenë së shpejti dronët e "Amazon" që do të t’u lënë porositë e tyre te pragu i derës brenda 1 ore.

Pas një dekade Jeff Bezos, gjiganti i teknologjisë, më në fund po planifikon t'i aktivizojë ata në Mbretërinë e Bashkuar nga viti i ardhshëm.

"Amazon" ka testuar shërbimin e shpërndarjes me dronë në dy vende në SHBA gjatë vitit të kaluar dhe së fundi njoftoi planet për t’i përdorur në Angli.

Gjiganti i teknologjisë thotë se klientët do të jenë në gjendje të porosisin artikuj deri në 5 paund (2.26 kilogramë) dhe t'i marrin ato nën 60 minuta përmes dronëve.

Kjo do të thotë që mallrat si bateritë, furçat e dhëmbëve, prezervativët, kozmetika dhe furnizimet e zyrës mund të dërgohen me dron.

"Amazon" kishte ambicie të mëdha për dërgesat me drone, të cilat dukeshin si fantashkencë.

Në vitin 2013, Bezos tha se mendonte se do të duheshin vetëm katër ose pesë vjet për të kryer dërgesat me drone./ CNA

Lajmet e fundit nga