web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Daku firmos te klubi i njohur

13 Korrik 2025, 13:40, Sport CNA

ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Daku firmos te klubi i njohur

Mirlind Daku ka vendosur të rinovojë kontratën me Rubin Kazan, duke hedhur poshtë zërat e merkatos për një largim të mundshëm. Sulmuesi shqiptar do të qëndrojë te klubi rus deri në verën e vitit 2029. Klubi njoftoi zyrtarisht rinovimin për katër sezonet e ardhshme, pas dështimit të transferimit të tij te Zenit.

Bisedimet për zgjatjen e kontratës nisën menjëherë pas ndërprerjes së tratativave me klubin nga Shën Petersburgu. Daku u bë një element kyç për Rubin sezonin e kaluar, me 15 gola në 26 ndeshje. Prezantimi i rinovimit u realizua përmes një video kreative, të frymëzuar nga seriali “Squid Game”.

Në video, Daku zgjedh letrën e kuqe, simbolin e Rubinit, dhe refuzon ofertën e Zenitit. Klubi ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit, duke garantuar vazhdimësinë e bashkëpunimit.





Lajmet e fundit nga