web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërpreu kontratën me Partizanin, Zeka prezantohet te skuadra e re

11 Korrik 2025, 19:54, Sport CNA

Ndërpreu kontratën me Partizanin, Zeka prezantohet te skuadra e re

Agim Zeka do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Pas largimit nga Partizani, sulmuesi nuk ka humbur shumë kohë për të zgjedhur skuadrën e re.

Këtë të premte, Zeka është prezantuar te skuadra e Real Murcia. Këta të fundit militojnë në kategorinë e tretë të futbollit iberik.

Kujtojmë se 26-vjeçari, nga Partizani u largua disa ditë para fillimit të aventurës në Europë, me kujtimin dy golave dhe ftesës së Kombëtares. Palët vendosën të ndërpresin me mirëkuptim kontratën pikërisht këtë muaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Murcia CF (@realmurciacf_oficial)





Lajmet e fundit nga