web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Firmos Modric, por Milani has probleme për Jasharin

10 Korrik 2025, 16:52, Sport CNA

Firmos Modric, por Milani has probleme për Jasharin

Luka Modric është gati për një kapitull të ri në karrierë. Pas eliminimit me Real Madrid nga PSG në Botërorin e Klubeve, kroati ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Milanin, me pagë 3.5 milionë euro në sezon. Pas pushimeve, Modric do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do t’i bashkohet skuadrës në fund të korrikut. Ai pritet të debutojë më 17 gusht në Kupën e Italisë kundër Barit, ndërsa më 23 gusht është ndeshja e parë e kampionatit kundër Cremoneses. Në një Milan pa Reijnders dhe Theo Hernandez, roli i Modric do të jetë kyç në ndërtimin e një grupi me mentalitet fitues.

Igli Tare ka luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e tij dhe beson se me Modric dhe trajnerin Allegri, ekipi do të marrë stabilitet dhe eksperiencë.

Ndërkohë, Milani po përballet me vështirësi në negociatat për Ardon Jashari, për të cilin Club Brugge ka refuzuar ofertën prej 33 milionë euro plus bonuse. Drejtuesit belgë kërkojnë një ofertë më të lartë dhe nuk e konsiderojnë ciklin e lojtarit të mbyllur. Megjithatë, Jashari ka pranuar një marrëveshje pesëvjeçare me Milanin dhe po shtyn për transferimin.

Përveç tij, kuqezinjtë janë të interesuar edhe për mbrojtësin Guela Doué, për të cilin Strasburgu ka refuzuar ofertën e parë. Milani po përgatit një propozim të ri, ndërsa edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar në Serie A.





Lajmet e fundit nga