web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Gjermania vendos për të ardhmen e trajnerit Nagelsmann

24 Janar 2025, 14:35, Sport CNA

ZYRTARE/ Gjermania vendos për të ardhmen e trajnerit Nagelsmann

Julian Nagelsmann ka rinovuar kontratën me kombëtaren e Gjermanisë. Palët kanë firmosur zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2028.

Kontrata e teknikut 37-vjeçar skadonte në fund të Botërorit 2026, por drejtuesit e kanë shpërblyer me zgjatjen e saj edhe për dy vite te tjera. Nagelsmann u shfaq entuziast për këtë akord të ri.

Kur u bëra pjesë e Kombëtares në shtator 2023, nuk mund ta imagjinoja që do të isha në stol përtej Kampionatit Europian. Objektivi ynë i madh ishte që të fitonim turneun. Por nuk mund ta imagjinoja se çfarë do të thotë për popullin e Gjermanisë kombëtarja! Se sa shumë është në zemrat e tyre dhe se sa ndikon! Reagimet fantastike që marrim, na tregojnë se jemi në rrugën e duhur së bashku. Dhe ende nuk ka mbaruar! Ne duam të fitojmë tituj së bashku”, tha Julian Nagelsmann.





Lajmet e fundit nga