web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Firmos Lautaro Martinez, sulmuesi bëhet lojtari më i paguar

12 Gusht 2024, 18:09, Sport CNA

ZYRTARE/ Firmos Lautaro Martinez, sulmuesi bëhet lojtari më i paguar

Lautaro Martinez do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit edhe për sezonet e ardhshme. Klubi ziklatër ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin argjentinas, deri në vitin 2029.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.

Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë titullin kampion me shënimin e 24 golave dhe gjashtë asistimeve.

Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit.





Lajmet e fundit nga