Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në postin e zv.Presidentit të UEFA-s ka është një lajm i përmasave të jashtëzakonshme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por edhe Shqipërinë. Për herë të parë një shqiptar zgjidhet në postet më të larta drejtuese të institucioneve ndërkombëtare dhe kjo padyshim është një vlerësim për kontributin e vyer dhe eksperiencën e Presidentit Duka për zhvillimin e futbollit europian.
Duke folur në një prononcim për Fshf.org nga Qipro, aty ku u zhvillua edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti Duka është shprehur i nderuar për këtë besim të madh që i ka dhënë qeveria e futbollit europian dhe e ka cilësuar këtë arritje si rezultat i punës së madhe të bërë nga i gjithë futbolli shqiptar ndër vite.
“Padyshim që ndihem i nderuar, i respektuar, jo vetëm unë, por i gjithë futbolli shqiptar për vlerësimin që i bën komuniteti europian i futbollit një kandidature nga Shqipëria për të qenë Zv.President i UEFA-s. Padyshim që është rezultat i kontributit të punës së gjithë futbollistëve, trajnerëve dhe i gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të patur një vend në drejtimin e futbollit europian. UEFA është një organizatë sportive, bashkimi i të gjitha federatave europiane dhe organet e saj drejtuese padyshim që marrin vendime për të mirën e futbollit europian në përgjithësi dhe kjo do të thotë se të qenurit në një post drejtues të UEFA-s, pra në postin e Zv.Presidentit, nuk të bën që të marrësh vendime të njëanshme pavarësisht Federatës nga vjen, por unë jam i kënaqur që do të japë kontributin tim në mbarëvajtjen e futbollit europian, në strategjitë e zhvillimit të tij, pse jo edhe me vendimet e përditshme apo administrative që do të duhet të marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të mirën e futbollit në përgjithësi”, – tha Presidenti i FSHF-së.
Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri – Më tej, në prononcimin e tij ai ka komentuar edhe vendimin tjetër historik të marrë sot nga UEFA që i besoi FSHF-së dhe Shqipërisë pritjen dhe organizimin e finaleve të Kampionatt Europian 2025 për moshën U-17. Një turne madhor, që do të sjellë shumë përfitimet për vendin tonë dhe do të ketë gjithashtu një impakt të fortë në lëvizjen futbollistike shqiptare.
Presidenti Duka ka theksuar se nevojitet edhe mbështetja e qeverisë apo pushtetit lokal për të bërë investime të përbashkët në mënyrë që infrastruktura sportive të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm në prag të nisjes së turneut në verën e vitit 2025.
“Vendimi i marrë sot nga UEFA për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshat U-17 në Shqipëri padyshim që është një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar, mund të them që është lajmi më i mirë në vitet e fundit. Ky është një aktivitet shumë madhor, ku do të marrin pjesë 16 skuadra nga e gjithë Europa, mund të them që nga pikëpamja organizative ka të bëjë shumë më shumë dhe shumë më i madh se sa finalja e UEFA Conference League, por edhe nga pikëpamja e përfaqësimit. Pra e ardhmja e futbollit, të rinj nga e gjithë Europa, më të mirët e perspektivës do të vijnë të luajnë në Shqipëri, në katër stadiume shqiptare, në ‘Air Albania’, ‘Loro Boriçi’, “Egnatia Arena” dhe ‘Elbasan Arena’. Padyshim duhet shumë punë për ta bërë sa më mirë organizimin e saj. Ne kemi dhënë, kemi marrë shumë garanci edhe për investime të përbashkëta me qeverinë shqiptare. Nuk janë vetëm ndeshjet, nuk janë vetëm kualifikueset deri në finale, por janë edhe përgatitjet e ekipeve, akomodimi i tyre, ambientet e stërvitjes që janë kërkesa që për momentin ne nuk i kemi, por jemi të bindur që do t’i plotësojmë deri në 2025. Kjo është ngjarja më e madhe sportive që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, është ngjarje më e madhe se Conference League, është ngjarja më e madhe e mundshme që ne mund të organizojmë me infrastrukturën, apo me një vend si ai i joni”, – vijoi Presidenti i FSHF-së, i cili në fund ka edhe një apel për të gjithë që të kthejmë finalet e Euro U-17 në një histori suksesi dh të krijojmë një klimë pozitive përgjatë gjithë turneut.
“Unë jam i bindur, që stafi, administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me administratën e UEFA-s do të bëjnë organizimin e një aktiviteti shumë të mirë, një aktivitet në nivele të larta profesionale. Me këtë rast dua që t’u bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesin këtë aktivitet, pasi duhen të gjithë aktorët në vend të jenë pozitivë dhe ta mbështesin, qoftë pushtetet vendore atje ku do të luhet, qoftë shkollat apo Ministria e Arsimit, apo padyshim edhe pushteti qendror. Duke qenë të gjithë bashkë, duke pasur një klimë pozitive, jam i sigurt që do të kemi një kampionat model, ashtu siç kishim një finale të Conference League model. U bëj gjithashtu thirrje të gjithëve që ta mbështesin dhe t’i mbushin stadiumet. Të krijojnë me të vërtetë një atmosferë festive, pozitive, gjatë gjithë ndeshjeve, nga dita e parë te finalja e kampionatit Europian për moshat nën 17 vjeç, në Air Albania”, – u shpreh Presidenti Duka për Fshf.org.
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukse...
Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sot si z...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot një tjetër vendi...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
5 pikë në 6 javë janë shumë pak për një ekip që ka shpenzu...
Kampionët në fuqi të Italisë nuk po kalojnë ditë të qeta. Pë...
Neymar ka nisur aventurën në Arabinë Saudite me Al-Hilal dhe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, me presidentin e ...
Tirana është tronditur të premten në sfidën me Erzenin. Një ...
Në dhjetorin e kaluar u zhvillua Kupa e Botës “Katar 2022”. ...
Paris Saint-Germain koleksionoi një fitore të madhe në “Klas...
Vllaznia do të luajë ndeshjet e ardshme ndaj Egnatias, sfidë...
Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami është vlerësuar këtë...
Është ndarë nga jeta, ish-futbollisti, Osman Mema në moshën ...
Teuta njoftoi pak ditë më parë shkarkikim e trajnerit Diego ...
Momente frike gjatë ndeshjes Vicenza-Pergoletese, e vlefshme...
Kristjan Asllani ka nisur sezonin e tij të ri me fanellën e ...
Sulmuesi i Kombëtare shqiptare, Armando Broja, u rikthye kët...
Largimi i Diego Longos ka lënë bosh stolin e Teutës, me drej...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...